Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia thotë se nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia thotë se nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup
AktualitetBote

Rusia thotë se nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup

Published: November 27, 2023
Shpërndaje
FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Antony Blinken greets Russian Foreign Minister Sergei Lavrov before their meeting, in Geneva, Switzerland, January 21, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov.

Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.

Po ashtu, Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të. “Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov në samitin e OSBE-së në Shkup.

- Publicitet -

Por, nga Shkupi thanë të hënën se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.

“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Në të do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër
  • VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit
  • VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  • “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Komentet e Fundit

  1. Berlin on VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  2. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  4. demo on Nё Hagё gjykohet Europa
  5. Q'ashtu osht... on Një sfilatë turpi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?