Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa jetë do ishin shpëtuar? U rekrutua nga serbët, ky është ushtaraku francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Sa jetë do ishin shpëtuar? U rekrutua nga serbët, ky është ushtaraku francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë
KosovëLajmi i fundit

Sa jetë do ishin shpëtuar? U rekrutua nga serbët, ky është ushtaraku francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë filloi më 24 mars 1999.

Ky 24 mars shënoi 25 vjetorin e kësaj date të rëndësishme në historinë e shqiptarëve.

Por sulmi mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane një gjeneralmajor serb, Jovan Millanoviç.

- Publicitet -

Qindra jetë do ishin shpëtuar, qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur – nëse sulmi do ndodhte më herët.

Millanoviç, të cilin mediat e Beogradit e quajnë “Xhejms Bondi serb” është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s – raporton gazeta DITA.

Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte detyrë të ishte spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë. Ai shkruan se i ishte ngarkuar detyra që të ndërtonte një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s.

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviç, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është marrë më 12-13 tetor.

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i mbartja ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e mbarta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave u bë ripozicionimi i forcave serbe. Pas kësaj sulmi i NATO-s u shty për 6 muaj”.

Gjatë këtyre 6 muajve, nga tetori 1998 në mars 1999 kur NATO më në fund ndërhyri, forcat serbe në terren kryen vrasje, masakra, përdhunime dhe krime të tjera të rënda që nuk do kishin ndodhur nëse sulmi do ndodhte që në tetor.

Roli i shërbimeve sekrete franceze në ndihmë të Beogradit është evidentuar disa herë.

Por kjo është ndoshta dëshmia më e rëndë mbi atë periudhë.

Ushtaraku francez në fjalë më pas është dënuar, por deklaroi gjatë procesit që kishte ndjekur vetëm udhëzimet e eprorëve.

Publicistët Miranda Vickers dhe James Pettifer në botimet e tyre për Kosovën sjellë në shqip nga DITA e kanë konsideruar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha si “shumë të afërt me shërbimet franceze”.

Vetë Berisha ka një raport të komplikuar me Kosovën dhe ka patur deklarime dhe vepra të debatueshme në faza kyçe të historisë së saj.

****

Në foton kryesore, Bunel gjatë procesit gjyqësor për spiunazh, ku ai deklaroi se ka vepruar nën urdhërat e eprorëve

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • U pagua nga serbët! says:
    March 24, 2024 at 5:44 pm

    Ky francez ka thënë se u pagua mirë nga serbët! Ndiqni paranë edhe për Berishën!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 24, 2024 at 7:23 pm

    PS:
    -SALI BERISHA del saktësisht edhe AGJENT FRANCEZ,siç është deklaruar më parë nga shumë Politikan,Analist,Portale, që në vitet 1970,80 si agjent i SHUMFISHTË.
    -E gjithë GLOBI e di se kush është SALI RAM BERISHA,Vetëm SPAK+GJKKO..nuk e di..!!

    Reply
  • fery says:
    March 24, 2024 at 10:34 pm

    Por te keqen qe Sali Berisha ia beri vehtes duke u pozicionusr kunder pavaresise se Kosoves nuk krahasohet me te kqijat qe ai nderrmori kunder Kosoves.
    Sali Berisha ne fund te jarijeres se tij prej spijuni u zbulua, u shpalle nongrata dhe tani nji dit kur do te ik nga kjo bote ai do te ik si tradhtar i kombit shqiptar..!

    Reply
  • Paria says:
    March 24, 2024 at 10:39 pm

    Kur të lexoni (sapo e mbarova për një ditë) librin “Receta pa komb” do të zbuloni psenë e madhe shekullore kundrashqiptare. Ai e ka pranuar vetë në gjygj: “…. se ka vepruar nën urdhërat e eprorëve”.

    Reply
  • demo says:
    March 24, 2024 at 11:09 pm

    Berisha nuk u be agjent serb ne 98,se qe ne 95 ndihmoi Serbine me nafte pas takimit te fotografuar dhe botuar me Bullatovicin.Ne 93 ishte me Milloshevicin ne oher.
    para 90 jane akoma gjalle femijet e Enverit,Cfare roli kishte ky birbo ne France,qe takohej me agjente jugosllave dhe ja deklaronte edhe Hysni Kapos ne shtratin e vdekjes!!!!!!!!!????????????????
    se therret e bertet si xhade e lshume,kjo nuk do te thote qe eshte ndonje fare burri,dhe nuk i ka BERE KETO POSHTERSIRA.

    Reply
  • ce says:
    March 25, 2024 at 6:46 am

    Demet qe i ka sjelle ketij populli per 33 vjet imam haxhi dede Sali dumbaba me 40 hajdute jane shume me te medha se ato qe i beri Esat Pasha apo pushtimi nazist. Nga firmat piramidale, hapja e depove te armeve, furnizimi i makines ushtarake ne Serbe ne Bosnje me nafte , lufta civile ne 97, vrasja masive ne Gerdec, vrasjet e 21 Janarit, krijimi i Republikes se Lazaratit me president Muli molotovin, trafiku njerzor me skafe ne det me dhjetra te zhdukur, vrasja e Remzi hoxhes, Vrasja e Azem hajdarit, Vrasja e 150 djemve ne Tropoje nga nxitjet hakmarrese, vrasja misterioze e Trebickes se gerdecit ne Voskopoje , shkaterrimi i Tecit te Fierit dhe shitja per skrap, Shitja e heceve te Bistrices Kurumit per nje cope buke e sa a sa krime te tjera , tani dhe grabitja e kompleksit Partizani e bejne imam haxhi dede Sali dumbaben me 40 hajdute njeriun me te urryer te Shqiptareve qysh nga koha e Skenderbeut.

    Reply
  • E verteta says:
    March 25, 2024 at 8:27 am

    Dita vazhdoni ison” fajin e ka Saliu” edhe ne lidhjen e siunazhit serb me francezet…
    Po per tradhetarin Ramovic qe prej 10 vitesh ka goditur Kosoven dhe ka mbrojtur Serbine madje edhe ne Samitin e NATO-s duke e detyruar kryeministrin e Kroacise ti thote RAMES : “TI JE KRYEMINISTER I SHQIPERISE APO I SERBISE”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?