Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa paguhesh nga PD? LaCivita refuzon të përgjigjet për WSJ: Sloganin e kopjuam nga Trump, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sa paguhesh nga PD? LaCivita refuzon të përgjigjet për WSJ: Sloganin e kopjuam nga Trump, por…
KronikeLajmi i fundit

Sa paguhesh nga PD? LaCivita refuzon të përgjigjet për WSJ: Sloganin e kopjuam nga Trump, por…

Published: May 6, 2025
Shpërndaje

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar kryesor i opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për gazetën prestigjioze Wall Street Journal, LaCivita shpjegon rolin e tij në Shqipëri dhe thekson se nuk ka ndërmend të regjistrohet si agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk po përpiqem të ndikoj politikanë amerikanë. Aktivitetet e mia janë të fokusuara tërësisht në Shqipëri”, deklaron LaCivita për WSJ, duke nënkuptuar se angazhimi i tij nuk bie në kundërshtim me ligjin amerikan për regjistrimin e agjentëve të huaj.

Strategu republikan ka marrë pjesë në disa mitingje të Partisë Demokratike në Tiranë dhe ka ndihmuar në realizimin e fushatës mediatike të opozitës duke fluturuar tri herë drejt Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

- Publicitet -

E paqartë mbetet shuma që LaCivita është paguar për këtë angazhim. I pyetur nga Wall Street Journal, ai nuk pranoi të japë një shifër, por tha se pagesa është “e përafërt me atë të një fushate kombëtare politike”. Sipas gazetës, ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për shifra që mund të kalojnë 1 milion dollarë. LaCivita sqaroi se pagesa do të bëhet publike nga vetë partia pas zgjedhjeve.

Për ta ndihmuar me fushatën e PD-së në Shqipëri, LaCivita ka rekrutuar edhe disa ish-këshilltarë të Donald Trump, si Paul Manafort dhe Tony Fabrizio. Manafort ka qenë menaxheri i fushatës së Trump në vitin 2016 dhe sipas LaCivita-s po jep këshilla strategjike të nivelit të lartë. Ai u dënua për evazion fiskal dhe mashtrim, por u fal nga Trump. Ndërsa Tony Fabrizio ka qenë personi përgjegjës për sondazhet në fushatën e Trump vitin e kaluar dhe është punësuar për të siguruar të dhëna për fushatën e opozitës shqiptare, shkruan WSJ.

Në intervistë, LaCivita tha se situata e Berishës është e ngjashme me atë të Donald Trump. “Janë të njëjtët njerëz që bënë manovra të ngjashme kundër Donald Trump, janë gjurmët e tyre gjithkund”, tha ai për WSJ.

Slogani i frymëzuar nga Trump, “Make Albania Great Again”, është përdorur në disa materiale elektorale. LaCivita pranoi se përkthimi nuk është i lehtë, por tha se ideja është “të punojmë për ta bërë Shqipërinë madhështore”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Iso says:
    May 7, 2025 at 6:29 am

    Ne rast se flet per fushaten kombetare Amerikane,atehere i bie qe nga monstra kopil serb qivita argita te paguhet te 23 miljon dollare! E cfare jane per kopilin serb dhjetra miljona kur flitet qe ai me meten kane dhjetra miljard.Une e besoj plotesisht sepse te paguash nje avokat nje miljon,per nongraten gjashte,qiveten i padeklaruar etj,etj.do te thote se ke dhjetra miljarda.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  2. Humoristi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  3. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?