Nga Gani Elezi
Komuniteti nderkombetar, ne menyre te veçante BE dhe SHBA-te, eshte shume i angazhuar dhe i vendosur ne arritjen e nje marreveshje perfundimtare mes Serbise dhe Kosoves. Nje marreveshje qe, sipas tyre, do t’i jape fund nje konflikti te gjate mes dy vendeve, konflikt i cili ne situata e kontekste te caktuara mund te rrezikonte stabilitetin dhe paqen ne Evrope.
Zgjidhja e konfliktit Serbi-Kosove vleresohet si domosdoshmeri ne kushtet e vazhdimit te luftes Rusi-Ukraine. Ekziston rreziku qe Rusia t’i shfrytezoi ne favor te saj konfliktet ne Ballkan, duke perdorur si zgjatim te saj ne kete rajon Serbine.
Negociatat per nje marreveshje perfundimtare mes Serbise dhe Kosoves behen mbi bazen e nje drafti te quajtur “plani franko- gjerman”. Mbi kete draft punon nje ekip i perbere nga perfaqesues te rendesishem te faktorit nderkombetar. Angazhimi i ketyre zyrtareve te larte te BE dhe te SHBA-ve verteton faktin se kete radhe faktori nderkombetar nuk pranon me tej justifikime dhe me shume nuk pranon vonesa.
Qasja e tyre ndaj ketij procesi tani, me shume se konsultativ, rekomandues, kete here eshte detyrues. Ku kuptohet kjo qasje?
Nderkohe qe ndihmes sekretarja e shtetit, Karen Donfried, thote se SHBA dhe BE nuk bejne presion mbi Serbine e Kosoven e se ato do vendosin vete, Gabriel Escobar i deleguar amerikan per Ballkanin Perendimor pyetjes ne se Prishtina e ka pranuar planin franko- gjerman i pergjigjet “ sigurisht qe do ta pranoje. Une per kete jam ketu dhe do ta bejme kete marreveshje”. Pra pas “kulaçit” me i forte vjen “kerbaçi”.
Madje per arritjen e kesaj marreveshje eshte caktuar edhe nje afat. Laiçak thote “ne mars 2023 do shohim zbatimin e ketij plani. Ne se nuk arrijme ta kryejme do gjejme se kush e pengon”. Nje paralajmerim per palen e cila do marre pergjegjesine e mosarritjes se marreveshjes.
Kerkesa thelbesore e ketij plani eshte krijimi i asosacioneve te komunave me shumice serbe. Kete kerkese Kosova, me shume kryeministri Albin Kurti, e kundershton. E kundershton mbeshtetur ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese, e cila ne disa klauzola i gjen asosacionet ne kundershtim me Kushtetuten. Edhe ne date 1 shkurt 2023, nje dite pas takimit te ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, me aktore politik e te pushtetit te Kosoves, Albin Kurti u deklarua kunder krijimit te asosacioneve serbe.
Çeshtja eshte a do mundet kryeministri Kurti ta ndaloje kete hap. Veshtire. Veshtire sepse eshte perballe vendosmerise se faktorit nderkombetar, i cili krijimin e asosacioneve serbe e ka vene ne qender te marreveshjes Serbi- Kosove. E veshtire edhe per faktin se ne kete qendrese Albini eshte i vetem. Jo vetem opozita por edhe aktore te tjere politik e qytetar, me vullnet apo te detyruar nga kerkesat e BE dhe te SHBA-ve, jane pro themelimit te asosacioneve serbe.
Pra, si per marreveshjen ne teresi edhe per asosacionet serbe Kosova eshte para faktit te kryer.
Asosacionet do themelohen do apo nuk do Kosova. Duan apo nuk duan shqiptaret ne Kosove, Shqiperi e me troje. Po luhet loja e fait acomply, loja e faktit te kryer.
Por çfare jane keto asosacione? Derek Scollet i derguar i DASH ne viziten e tij ne Prishtine tha se nuk jane Srbska Republike si ne Bosnje. E perseriti kete opinion edhe ambasadori amerikan ne Kosove, pas takimit me partite politike me 31 janar 2023 dhe gjate nje vizite ne Gjakove me 1 shkurt 2023.
Urojme te jete keshtu. Por, nisur nga nje draft i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, mua keto asosacione me duken gati, gati si Srbska Republike ne Bosnje.
Sipas ketij drafti asosacionet do te kene simbolin e tyre zyrtar. Do te kene Stemen dhe flamurin. Do te kene Kuvendin, presidentin, zevendes presidentin, keshillin dhe bordin e tij. Po ashtu do te kene Zyre per ankesa. Do te kene Buxhet te tyre, llogari financiare dhe te drejte per transaksione. Me Kosoven do te kene marredhenie bashkepunimi dhe ndarje te dyaneshme informacioni.
Hiç po Abili vdiq, i thone kesaj pune. Keto asosacione do jene hiç me pak se disa copeza Serbie ne territorin e Kosoves.
Duke shkruar per kete mundesi me kujtohet nje deklarate e presidentit serb Vuçiç kur u hoqen barrikadat ne veri te Kosoves. Tha se “ nga faktori nderkombetar kishte marre premtimin se asnje nga serbet qe kishte ngritur barrikada nuk do ndiqej penalisht”. Dhe me tej dhe me e habiteshme se “ policia e Kosoves nuk mund te futej ne veri pa miratimin e EULEKS-sit, pa kerkesen e komunitetit serb, madje pa miratim nga Beogradi”. Te jete kjo fantazi e Vuçiçit. Nuk besoj. Per interesa te hereshme e te tanishme disa aktore evropiane ia kane ferkuar krahet Serbise.
Pse ndodh keshtu? Ndodh keshtu sepse ne raportet me shqiptaret serbet kane punuar gjithnje si nje mendje, si nje trup per te mbrojtur intersat e tyre. Kane bere çmos qe para komunitetit nderkombetar te paraqiten si viktima te shqiptareve, por edhe si te gateshem per t’iu bindur Evropes. Gjithmone kane arritur te fitojne garancine e komunitetit nderkombetar. Edhe tani kane ndjekur te njejten strategji.
Shqiptaret, perkunder, gjithmone kane qene te perçare. Ne lufte me njeri tjetrin. Njeri gozhdes e tjetri patkoit. Edhe ne rastin e marredhenieve Serbi-Kosove kane ndjekur te njejten rruge. Me shume se per interesa te Kosoves, me shume se te denoncojne dhunen, krimet, genocidin qe kane bere serbet kunder shqiptareve, politikanet dhe qeveritaret ne Kosove kane luftuar, kane akuzuar njeri tjetrin. Kane luftuar njeri tjetrin deri ne armiqesi ndaj njeri tjetrit, deri ne dergimin para gjykates speciale te drejtuesve kryesore te UÇK -se. Ndersa ne Shqiperi sa here Kosova ka qene ne prag te ngjarjeve te medha politikanet dhe qeveritaret shqiptare e kane futur vendin ne kriza dhe ne kaos te madh.
E kane çuar Shqiperine ne gjendje te pamundesise te ndihmoje e te kontribuoje per Kosoven. Edhe tani qe Kosova ka nevoje me shume se kurre per mbeshtetjen e Shqiperise “patriotet” e medhenj dhe “proamerikanet” ekselente kerkojne te fusin vendin ne furtunat e “revolucionit” kunder antiamerikanit McGonigal dhe kunder McGonigal-it me fustan!!
Dhe keshtu, nderkohe qe ne shqiptaret ishim te zene me luften kunder njeri tjetrit, serbet e kaluan lumin, e kaluan Rubikonin. Arriten ta bindin komunitetin nderkombetar te ofroje, te detyroje Kosoven te pranoje nje marreveshje e cila pergjithesisht eshte ne favor te Serbise.
Por, ende mund e duhet te bejme çfare eshte e mundur te bejme.
Afati per ta firmosur kete marreveshje eshte deri ne mars 2023. Çfare mund te behet?Mbase mund te insistohet ne percaktimin e modaliteteve te realizimit ne praktike te ketyre strukturave te pushtetit te komunitetit serb ne Kosove. Modalitete qe nuk lejojne qe keto asosacione te kthehen ne Srbska Republik si ne Bosnje. Edhe per kete duhet angazhimi i gjithe aktoreve politike ne Kosove. Nuk mund t’i lihet kjo pergjegjesi vetem kryeministrit Albin Kurti, ashtu si duan te bejne disa qe per interesa politike e duan deshtimin e tij. Ne kete rast nuk deshton Albini, deshton Kosova.
Pergjegjesia eshte e te gjithe aktoreve politike ne Kosove, ne qeverisje a ne opozite.
Sigurisht eshte pergjegjesi e gjithe aktoreve politike edhe ne Shqiperi.
