Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Saga e vrasjeve në Elbasan, çfarë fshihet pas atentateve ndaj Ramazanit dhe Runajt (rrëfimi i të penduarit)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Saga e vrasjeve në Elbasan, çfarë fshihet pas atentateve ndaj Ramazanit dhe Runajt (rrëfimi i të penduarit)
AktualitetKronikeKryesore

Saga e vrasjeve në Elbasan, çfarë fshihet pas atentateve ndaj Ramazanit dhe Runajt (rrëfimi i të penduarit)

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja nga seriali i atentateve për hakmarrje dhe prishje të pazareve të drogës mes grupeve rivale në Elbasan. Euglen Halili ka rrëfyer para grupit hetimor në lidhje me vrasjet e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020.

Gjatë relatimit të pretencës ditën e djeshme, SPAK ka sqaruar se emri i Euglen Halilit është zbuluar si i përfshirë në të dy krimet e rënda nga një person që e kishte parë Halilin në tavolinë me Regis Runajn.

Pasi është shoqëruar në polici, Halili ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet e kanë marrë nga Erion Alibej duke shtur se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe i duheshin para për të jetuar.

- Publicitet -

Alibej e ka kontaktuar Hoxhën fillimisht për të vëzhguar Emiljano Ramazanin. Alibej sipas tij i ka dhënë Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të qëndronin në komunikim me njëri-tjetrin.

Sipas prokurorisë, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimit ishte kontaktuar Nuredin Dumani. Halili ka deklaruar Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në Dhjetor të vitit 2018.

Në atë ngjarje u vranë vëllai xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhuliano Hoxhën.

Në 19 korrik të 2020 është tentuar të vritej Emiljano Ramazani por atentati nuk është finalizuar pasi në tavolonë me të janë ulur edhe persona të tjerë. Ai u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të një pistolete TT.

Arma e krimit sipas deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.  Sipas prokurorisë, Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain.

Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej. Një tjetër detaj i zbuluar ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit Iphone 7 i është bërë restart, kthim në gjendjen fillestare ne orën 17:17 minuta dhe nuk është përftuar asgjë nga ekspertiza.

Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë Halilit dhe Hoxhës ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Riges Runaj. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ditë e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihmën e Xhuliano Hoxhës.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?