Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti në Kinë, Putin: Perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë, jo Rusia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Samiti në Kinë, Putin: Perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë, jo Rusia
BoteLajmi i fundit

Samiti në Kinë, Putin: Perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë, jo Rusia

Published: September 1, 2025
Shpërndaje

Gjatë një samiti të nivelit të lartë të mbajtur në qytetin Tianxhin të Kinës dhe organizuar nga Pekini, presidenti rus Vladimir Putin mbrojti sërish agresionin e Moskës ndaj Ukrainës, duke akuzuar Perëndimin për nxitjen e konfliktit.

“Kjo krizë nuk filloi nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i mbështetur dhe i nxitur nga Perëndimi”, deklaroi Putin gjatë punimeve të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Me këtë deklaratë, presidenti rus iu referua ngjarjeve të vitit 2014 dhe protestave të lëvizjes pro-evropiane të Majdanit në Ukrainë, të cilat çuan në largimin nga pushteti të presidentit pro-rus të vendit.

- Publicitet -

Pas këtyre zhvillimeve, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nisi mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, duke ndezur luftën civile që vazhdon ende sot.

Putin e cilësoi gjithashtu si shkak të dytë të krizës “përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të tërhequr Ukrainën drejt NATO-s”, duke aluduar për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj interesave të sigurisë ruse.

Ai bëri këto komente përpara aleatëve të tij më të ngushtë strategjikë: presidentit të Kinës Xi Jinping, kryeministrit të Indisë Narendra Modi dhe presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

“Vlerësojmë përpjekjet dhe propozimet e Kinës, Indisë dhe partnerëve tanë të tjerë strategjikë që synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, theksoi Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se marrëveshjet e arritura gjatë samitit të gushtit me presidentin amerikan Donald Trump “hapin rrugën për një zgjidhje të mundshme të krizës në Ukrainë”.

“Dua të theksoj gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë takimit të fundit Rusi-SHBA në Alaskë, shpresoj të ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi ai.

Sipas Putinit, ai ka informuar që ditën e dielë presidentin kinez Xi për ecurinë e bisedimeve me Trump dhe për “punën që tashmë ka nisur” në kuadër të përpjekjeve për një zgjidhje. Ai shtoi se do të ndajë më shumë detaje gjatë takimeve bilaterale me liderin kinez dhe të tjerë.

“Që zgjidhja për Ukrainën të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të trajtohen shkaqet rrënjësore të krizës,” nënvizoi ai.

Organizata për Bashkëpunim të Shangait, e udhëhequr nga Kina dhe Rusia, promovohet nga këto vende si një alternativë strategjike dhe politike ndaj NATO-s dhe ndikimit perëndimor në Euroazi.

Në margjinat e samitit, Putin pritet të zhvillojë takime dypalëshe me presidentët e Turqisë dhe Iranit, si edhe me kryeministrin indian. Ndërsa një takim i rëndësishëm midis presidentit kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putinit është planifikuar për nesër, të martën, në Pekin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • lani says:
    September 1, 2025 at 12:38 pm

    HAHHAHA ky qe sulmoi Ukrainen nuk eshte fajtor.

    Reply
  • Artan says:
    September 1, 2025 at 12:46 pm

    Fajtor eshte qengji qe i turbulloi ujët ujkut. Putana eshte i pafajshem si nje i sapolindur

    Reply
  • capi says:
    September 1, 2025 at 12:49 pm

    Jo or jo faji i tyre eshte se ju besoj si ty dhe atyre putanellave perendimore. Dorozoi armet berthamore sipas marreveshjes, qe ju fshite bythen.

    Reply
  • Detari says:
    September 1, 2025 at 12:49 pm

    Ke te drejte putin! Vrituni sa me shume me njeri tjetrin ju sllavet, ne jemi me ju! Rrofte vdekja e sllaveve

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2025 at 1:43 pm

    Moj Ursula,moj UrsulaDesh ike per lesh! Hiqni dore nga IA ,nga sistemet kompjuterike te navigimit,nga qeverrisja shteteve me kompjuter,nga pagesat me kompjuer,nga komandimet me Satelit,etj etj se do gjeni koqen e belase.Jo shtete si Rusia dhe Kina,qe kane hakera speciale qe te bllokojne sistemet elektronike kompjuterike,satelitore,po edhe Ai capaculi Skerdi Gon Rroges ka borxh ti nxjerre ujt e zi gjithe kompjutrave te kryeministrise,.Vini borderote me firme me liste pagesa se do ju vjedhin rrogat e hallexhijve neper bankomate,.Ndertoni avione me leva dore,se me kompjutera do merrni veten ne qafe,do mbese Shqipria pa plotsuar kapitullin e 7.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 1, 2025 at 10:23 pm

    Ky po kalon nga nje marrezi tek tjetra.Ka 3.5 vite ne lufte,me qindramije te vrare dhe thote nuk eshte Lufte,eshte Operacion special ushtarak.Rusia lufton,ky thote jo Europa. As Hitleri nuk arriti kete nivel marrezie me Gebelsin e tij.

    Reply
  • Remo says:
    September 2, 2025 at 5:55 pm

    “Detar nga bjeshket e Trapojes ..
    jeta ne ngujim, behet e merzitshme
    gjithe diten, nga nje frengji, ne tjetren..
    kanunin e Lekes nen koke, dhe ,
    halucinacione pa fund……te pirdhet
    fare dhe aq pak sa te ka ngelur,
    dhe pastaj, behesh filozof si demo qe i
    jep mend gjithe botes…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?