Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz “ringjall” Procesin e Berlinit, thërret liderët e rajonit në takim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz “ringjall” Procesin e Berlinit, thërret liderët e rajonit në takim
AktualitetBote

Scholz “ringjall” Procesin e Berlinit, thërret liderët e rajonit në takim

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Ndërsa krerët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia shtyjnë përpara agjendën e nismës “Ballkani i Hapur”, Gjermania “ringjall” Procesin e Berlinit dhe thërret mbledhjen e samitit të radhës që do të mbahet në 3 nëntor.

Eventi do të mbahet në Berlin, me iniciativë të zëvendës presidentes së Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova dhe do të drejtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Përveç liderave të Ballkanit Perëndimor, në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, lidera të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizata rajonale.

Axhenda do të ketë një fokus të veçantë në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

- Publicitet -

Në samit gjithashtu do të trajtohen iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020. Një nismë që në fakt bie ndesh me një tjetër nismë të ngjashme, të shpallur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy nisma që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) për të përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si një çelës për rritjen ekonomike dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Procesi i Berlinit fokusohet në fusha të tilla si zhvillimi i infrastrukturës, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve, shkenca.

Deri më sot, nisma ka sjellë rezultate të prekshme për njerëzit në rajon duke përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së transportit të qëndrueshëm, duke nxitur tranzicionin e gjelbër dhe bashkëpunimin rajonal, të cilat janë një moment historik i rëndësishëm drejt përafrimit me BE-në dhe ambiciet e zgjerimit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 8:39 pm

    Neser Serbia do marre nje lajm qe nuk do I pelqej shume dhe do trazoje politiken serbe. Kosova pritet qe se shpejti te aderoje ne NATO

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bill Gates alarmon botën: IA mund të shkaktojë katastrofa me deri në 1 miliard viktima
  • Marrëdhënia Turqi-Greqi, sërish dallgë në Egje?
  • Horoskopi 28 Shtator 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme
  • Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  2. Glaukias on Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  3. Socialpis i nershëm... on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Socialistët i ndershëm.. on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Dajti on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?