Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO / “Nuk keni kompetencë për Veliajn”, Kushtetuesja rrëzon Presidencën dhe Këshillin e Ministrave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO / “Nuk keni kompetencë për Veliajn”, Kushtetuesja rrëzon Presidencën dhe Këshillin e Ministrave
KronikeLajmi i fundit

VIDEO / “Nuk keni kompetencë për Veliajn”, Kushtetuesja rrëzon Presidencën dhe Këshillin e Ministrave

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë.

Po  paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë  për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

- Publicitet -

Pala mbrojtëse e kundërshtoi:

“Mendojmë se Gjykata Kushtetuese ka kompetencën e plotë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit. Procesi për ne është ndarë në dy faza, ajo e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancia kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës. Në këtë nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidentin, i cili duhet të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Aktivizimi i tij para kohe aktivizon efektet juridike të vendimit të Këshillit të Ministrave”, – deklaroi pala mbrojtëse e Veliajt.

Trupa gjykuese u tërhoq dhe shqyrtoi kërkesën e Presidencës. Ajo vendosi ta rrëzojë në këtë fazë.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha kryetarja e Kushtetueses.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë:  Erald Jonuza, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir rusmali.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Banor i bregdetit says:
    October 31, 2025 at 10:15 am

    Nuk eshte veshtire te dallosh nje ARROGANCE te dukshne te Begajt dhe perfaqesuesve te tij
    Me sa duket, ka ngaterruar sistemin ligjor gjykues me repartet ushtarake.

    Nuk ka autoritet ligjor te sillet keshtu. Po nuk e ka as moral. Eshte një i emeruar nga oligarket e ndertimit shoket e Rames per te cilet ka firmosur kthimin e bazave ushtarake ne resorte vilash per hajdutet e Tiranes.

    Ky Veliaj mire keq, eshte votuar nga popullata me e madhe e vendit qe jeton ne ate kryeqytetin tuaj te pazareve.

    Kuree Begaj eshte thjesht nje i emeruar pavarsisht spaletave

    Reply
  • Leo says:
    October 31, 2025 at 12:26 pm

    Harram (Bajram) Begaj PRESIDENTI më FËLLIQSIRË , FJNDËRRINË , LLUM , FEKALE e NEVERITSHME , dhe KRYE HAJDUT ORDINER i PRONAVE të USHTRISÊ !
    Presidenti më i URRYER HARRAM Begaj qè merrte PARUKIEREN e GRUAS mr vete nè KOMBET e BASHKUARA në NEW YORK , dhe e PAGUANRE 1 MIJË €URO DITA , dhe PLUS DIERA , HOTEL , USHQIM , me PARATË e POPULLIT SHQIPTAR të RROPATUR !!
    Harram.(bajram) Begaj nē BURG të PËRJETSHËM dhe U SHOFTË RRACA e HAJDUTËVE POLITIKANË si Harram (bajram) Begaj 🤮🤮

    Reply
  • fjala says:
    October 31, 2025 at 4:26 pm

    Përfaqësuesi presidences u dha nje leksion antareve te gjykates kushtetuese edhe duke u shprehur se vendimet qe marrin jane atribut i mendimit te tyre, por kjo nuk do te thote se jane kushtetues. Kushtetuta shprehet pa ekuivok dhe sakt. Keta nuk mund te zevebdesojne kushtetuten me goje nga kushtetuta me shkrim e miratuar me referendum, por fati shqip eshte se e dime te gjithe se si jane emruar keta antare ! Ilir Rusmaili tregoni nje nivel te larte profesional dhe juridik, me argumentin dhe interpretimin pa boshlleqe te mendimit kushtetues. E kunderta me ato femrate gjykates kushtetuese duke ruajtur qetesin por duke thelluar boshllekuninstitucional kombtar. Edhe per mua qe nuk jam jurist, pezqidenti zbatoi kushtetuten qe e ngarkon dhe nuk mori vendim ligjor, por dekretoi daten e zgjedhje mbi bazen e kerkeses dhe vendimit te keshillit bashkiak dhe te keshillit te ministrave me daten 1 tetor. KOmunikimi mes presidentit dhe gjykates kushtetuese nuk ka qene institucional por me sekretaren qe ka kmpetence te shkruaj, por jo te urdheroje pa vendim te kushtetueses. Njesoj edhe per Veliajn qe sekretari i bashkise ka komunikuar jo ne menyre institucionale, njerez rrogetar por jo institucionale. Shkelje ne bashki, shkelje ne gjykaten kushtetuese. Kjo tregon se zyrtaret tane jane larg kerkesave te kohes dhe nuk mund te marrin atributet e vendimive ti paraqesin ata ne emr te tyre. Do vuajme, por kete mall kemi, kete brume pergatisim, kete buke hame dhe kete mut bejme. Te gjitha vete. Keq!

    Reply
  • Buda says:
    October 31, 2025 at 5:27 pm

    Duke e shkarkuar Kryetarin e Bashkise, i zgjedhur me voten e popullit te Tiranes, pa nje vendim te prere te Gjykates Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Pushteti Ekzekutiv (Kryeministri ne detyre) dhe Presidenti i zgjedhur prej Pushtetit Legjislativ kane ligjeruar nje precedent (zakon) me te cilin mund te shkarkohet cdo rival qe te rrezikon pushtetin personal.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?