Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sëmundja e Parkinsonit, çfarë duhet të dini rreth simptomave dhe trajtimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sëmundja e Parkinsonit, çfarë duhet të dini rreth simptomave dhe trajtimit
AktualitetShendetesi

Sëmundja e Parkinsonit, çfarë duhet të dini rreth simptomave dhe trajtimit

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

 

Parkinsoni është një gjendje neurodegjenerative, një sëmundje që prek qelizat nervore në tru, të cilat kontrollojnë lëvizjen. Zhvillimi i sëmundjes është progresiv, çka do të thotë se simptomat nisin të shfaqen gradualisht, duke nisur nga stadet më të lehta, dhe vijnë duke u përkeqësuar me kalimin e viteve.

Të moshuarit janë ata që preken më shpesh nga kjo sëmundje. Dje në “Ditën Botërore të Parkinsonit”, autoritetet e shëndetit publik kanë vënë theksin tek nevoja e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Kjo në mënyrë që të parandalohet kalimi i saj në gjendjet më të rënduara. Sipas të dhënave, në mbarë botën janë mbi 10 milionë njerëz që jetojnë me parkinson. Parkinsoni është më i zakonshëm edhe se kanceri i gjirit, prostatës dhe i mushkërive.

- Publicitet -

“Shumica e njerëzve që preken nga Parkinsoni janë mbi 60 vjeç, por një në dhjetë raste të konfirmuara i përkasin moshës nën 50 vjeç. Sëmundja prek më shumë meshkujt se sa femrat. Kështu, nëse dyshoni se ju ose dikush që njihni ka Parkinson, është shumë e rëndësishme që sa më shpejt të konsultoheni me një mjek neurolog (një mjek i specializuar në sëmundjet e sistemit nervor). Ndonjëherë diagnoza mund të konfirmohet shpejt, por mund të duhen muaj apo edhe vite. Është e zakonshme që të bëhen disa ekzaminime për të konfirmuar një diagnozë. Një diagnozë e mundshme e Parkinsonit mund të konfirmohet edhe kur kushte të tjera me simptoma të ngjashme janë përjashtuar, ose nëse personi i përgjigjet pozitivisht mjekimit për Parkinson”, bëjnë me dije ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

Ajo që konsiderohet si më shqetësuese sipas tyre është mosdiagnostikimi i sëmundjes që në stadet më të hershme. Për shkak të moskuptimit të shenjave, sëmundja lihet në heshtje duke bërë që të rëndohet edhe më shumë. Pjesa dërrmuese e pacientëve diagnostikohen me këtë sëmundje në stadet më të avancuara, kohë në të cilën shenjat klinike të saj janë bërë edhe më të dukshme.

Ndonëse shenjat klinike ndryshojnë nga pacienti në pacient, simptomat më të zakonshme që shfaqin të prekurit nga sëmundja e Parkinsonit  janë: dridhja, ngurtësia e muskujve dhe ngadalësia e lëvizjes. Të gjitha këto lidhen me lëvizjen dhe quhen simptoma motorike. Komplikacioni më i madh që sjell sëmundja e Parkinsonit, është humbja e funksioneve të aktivitetit të përditshëm. Pra, një person fillon të mos ecë normalisht, të mos vishet vetë, të mos ushqehet dot, këto janë komplikacione shumë të mëdha dhe është pikërisht kjo arsyeja që e bën sëmundjen e Parkinsonit të vështirë dhe të sikletshme, jo vetëm për personin që vuan, por edhe për njerëzit të cilët jetojnë me të.

Shumë njerëz me Parkinson përjetojnë gjithashtu probleme të tjera që nuk lidhen me lëvizjen, të tilla: si dhimbje, ankth dhe depresion. Këto quhen simptoma jo motorike. Madje edhe ekspertët e shëndetit thonë se edhe humbja e nuhatjes mund të jetë një shenjë e hershme e Parkinsonit.

“Trajtimi i hershëm varet nga diagnoza e hershme, prandaj është e rëndësishme të merren parasysh simptomat e hershme të Parkinsonit dhe të kërkoni këshilla mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur”, këshillojnë  ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas tyre  është shumë e rëndësishme që mjekimet për Parkinsonin të merren në kohë, si dhe rregullisht sipas përshkrimeve të bëra nga mjeku specialist. Kjo do të ngadalësojë rëndimin e simptomave të kësaj sëmundjeje.

A mund të parandalohet?

Jo. Specialistët e shëndetit thonë se fatkeqësisht, në asnjë rast sëmundja e Parkinsonit nuk mund të parandalohet. Nuk ka asnjë test paraprak, qoftë analizë gjaku, test imazherik, test klinik, i cili të parashikojë nëse një person i caktuar do të vuajë nga Parkinsoni ose jo. Përveçse në rastet ku është e përcaktuar gjenetikisht, pra nëse ka një histori familjare. Por, edhe në këto raste, nuk bëhet fjalë për ta parandaluar këtë sëmundje.

Për vendosjen e diagnozës së sëmundjes së Parkinsonit vlerën më të madhe e ka vizita me mjekun specialist neurolog, i cili ndihmohet nga historia e shfaqjes së shenjave, observimi i vëmendshëm i këtyre shenjave, si dhe ekzaminimi neurologjik objektiv i kujdesshëm. Analizat dhe ekzaminimet e tjera imazherike kanë më shumë vlerë për të përjashtuar sëmundje të tjera me simptomatologji të ngjashme.

Dita Botërore e Parkinsonit

Sëmundja ka marrë këtë emër për nder të mjekut anglez James Parkinson, i cili në vitin 1817 raportoi gjashtë persona të prekur nga kjo sëmundje. Për nder të tij në 11 prill, që përkon edhe me ditën e ditëlindjes së tij, në të gjithë botën organizohen fushata sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi dhe si simbol i sëmundjes së Parkinsonit zgjidhet një tulipan i kuq.

 

Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit

  • Shenjat e para të sëmundjes janë lodhje, këputje, dhimbje të kyçeve, krahëve, etj.
  • Shenjat kur sëmundja ka avancuar: pengesa në lëvizje, ngathtësia e lëvizjes, si edhe dridhja. Pacientëve u dridhen duart zakonisht në qetësi dhe kjo dridhje pushon gjatë kryerjes së një veprimi të caktuar.
  • Vështirësi në ecje, vështirësi për të mbajtur qëndrimin drejt dhe nisin të kërrusen.
  • Çrregullime të shëndetit mendor, lodhje, depresion, etj.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?