Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senatorët apel Kosovës dhe Serbisë: Dështimi i bisedimeve rrezikon marrëdhëniet me SHBA!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Senatorët apel Kosovës dhe Serbisë: Dështimi i bisedimeve rrezikon marrëdhëniet me SHBA!
AktualitetKosovëKryesoreRajoni

Senatorët apel Kosovës dhe Serbisë: Dështimi i bisedimeve rrezikon marrëdhëniet me SHBA!

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duhet të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të mund të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t’u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Senatorët u bënë thirrje të udhëheqësve që ndërsa shqyrtojnë hapat e tyre të ardhshëm, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

- Publicitet -

“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe pa rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.

Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?