Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia refuzon kërkesën e Sveçlës për vizitë në Luginën e Preshevës: Provokim nga Beogradi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Serbia refuzon kërkesën e Sveçlës për vizitë në Luginën e Preshevës: Provokim nga Beogradi
KosovëLajmi i fundit

Serbia refuzon kërkesën e Sveçlës për vizitë në Luginën e Preshevës: Provokim nga Beogradi

Published: December 25, 2024
Shpërndaje

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën e Preshevës. Sipas njoftmit, vizita ishte paralajmëruar të zhvillohej më 23 dhe 24 dhjetor.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e kësaj vizite, duke argumentuar se qëndrimet e Sveçlës janë të drejtuara kundër komunitetit serb si dhe kundër normalizimit të paqes dhe stabilitetit.

MPJ ka theksuar se në dy vitet e fundit janë refuzuar vazhdimisht kërkesat e vizitave të zyrtarëve të lartë të shtetit për në Luginë.

- Publicitet -

Më tej, në deklaratë thuhet gjithashtu se Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë edhe ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, më 27 shkurt. Theksohet se refuzimi ishte bërë pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

MPJ thotë se veprime të tilla nga Serbia kanë për qëllim tensionet në Republikën e Kosovës, e janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme me qëllim të shkaktimit të konflikteve.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Brendshme e Kosovës:

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Në kuadër të kësaj vizite, ministri z. Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024.

Për më tepër, edhe vizita e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, e paralajmëruar në fillim të këtij viti, respektivisht, më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në Pritjen për Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    December 25, 2024 at 10:08 pm

    Hajde Xhelal Zvecla,Xhelal Zvecla,,si i Idriz Seferi me Isa Boletinin, si Xhaferr Deva me Shaban Polluzhen..Me Albin Kurtin dhe Xhelal Zveclen,Kosova nuk ka Dert. Ate Reciprokun me Serbine qe nje tradhetar i rrezikshem te tha ta ngrish,,Ate mbaje Program Veprimi.Kur te kafshon qeni,kafshoje qenin..Serbia refuzoi viziten e Xhelal Zvecles ne Presheve,,Kosova u pergjigj me te njejten monedhe.Ndaloi ministrin serb te vizitoje Kosoven.

    Reply
  • LEON says:
    December 26, 2024 at 12:59 am

    Cfare thote z.Murati per kete?

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2024 at 7:42 am

    Ti Fatos Tarifa nuk ke mend ti japesh lexione doktoraturash Kosoves. Kosova ka nje Inteligjence te formuar ne Perendim,Ka nje Akademi Shkencash 50 vjecare,Ka nje Universitet 50 vjecar me Programe dhe kurrikula te Nivelit Evropian.
    Kurse Ti Fatos Tarifa je nje Bosh,Nje Fasade. Lexionet e tua jane mozaike citimesh me emra lexionaxhijsh nga perendimi.Jane nje takem keta femijte e llastuar te Komitetit Qendror,Edi Rama,Fatos Tarifa,Ay Fuga,Perparim Kabo,Besnik Mustafa,Mehmet Elezi,qe ju imponohen Inteligjences Kosovare me Fyckerine ,me Boshin,me Fasadat,me Algoritmin me teneqete,qe i kane vene vetes si spaletat e Faikut.jo Faik Konica,por Faiku Zenjelit.
    Faiku Zenjelit nga Tatzati e kishte vellain gjeneral nga Lufta.I vjedh vellait Uniformen e gjeneralit me spaleta ne Tirane dhe shkon ne fshat si gjeneral duke e tundur e shkundur me Spaletat e Gjeneralit.
    Keta boshat e Komitetit Qendror krahasuar me inteligjencen e Kosoves jane si Enver Hoxha me Selman Rizen.
    Selman Riza nje nxenes exelent i Lyceut francez,u diplomua ne Sorbone,.U kthye pedagog ne Lyce,Studiues i gjuhesise historike,i Letersise se veter,.Enver Hoxha nje tape topi pa dhiplome,qe nuk mori dot nje provim ne nje universitet te rangut te trete ne Monpelie,po e brente Cmira,,Macoku i zi qe kishte ne Barkut. Ky selman Riza kosovar te dale me i mencur se Une?E joshi te diturin profesor te linte katedren ne Sarajeve dhe te arratisej per ne sketerren e dobicit te Gjirokastres .e priti si priti Mirash Ivanain dhe pastaj :Ashkosun Isuf Arapi/C`te vika per dore kasapi! E shoi,e mbyti avash avash,Ja mori shpirtin ne Berat.
    O te ndritur kosovare,,Jeni te ditur,por jeni axhami nga djallezite,,TEK DHI E ZGJEBOSUR,,ZGJEBEN DO MERRNI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?