Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s
AktualitetBote

Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Published: November 9, 2023
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Për anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv do të votohet më 15 nëntor dhe kandidatët janë Shqipëria, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Uzbekistani. Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Deri më tani, Serbia ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Gjatë fjalimit të tij, Daçiç tha se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është në rrezik, duke shtuar se “trupat ndërkombëtare, që kanë për detyrë të ruajnë trashëgiminë kulturore serbe, janë të dislokuara vetëm në disa asete kulturore”.

Ai vlerësoi se “trashëgimia kulturore dhe historike serbe në Kosovë, ku janë 1.300 vende të shenjta, është e një rëndësie të madhe jo vetëm kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar të Serbisë, por po ashtu paraqet një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore”. Sipas tij, kjo trashëgimi “është subjekt i përpjekjeve për riemërim, rishikim të fakteve historike dhe të përdhosjes fizike”.

- Publicitet -
Autoritetet në Kosovë besojnë se me anëtarësimin në UNESCO, shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë do të gëzonin një mbrojtje në nivel ndërkombëtar. Tri manastire ortodokse në Kosovë janë nën mbrojtjen e UNESCO-s: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës, por edhe Kisha e Shën Premtës në Prizren.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë këtij viti për normalizimin e raporteve, Serbisë i është kërkuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po ashtu parasheh edhe një nivel të lartë të mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare serbe, sipas modeleve ekzistuese evropiane.
p.c. / dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?