Nga Skënder Minxhozi
Loja duket perfekte dhe e peshuar me kandar farmacie. Në njërën anë fituesit e pritshëm të zgjedhjeve që duan heshtje nga Uashingtoni deri në 11 maj, në anën tjetër një lumë dollarësh opozitarë që shtyjnë drejt një qëndrimi çfarëdo në favor të Berishës, brenda kësaj date, më shumë sesa të PD dhe opozitës në tërësi. Lajmi se Departamenti i Shtetit ka reaguar ndaj një mesazhi online të një gazetari lidhur me statusin non grata të ish-kryeministrit Berisha, është nga ato gjetje lobistësh që flet sa një roman, edhe pa pasur asnjë manual sqarues nga pas.
Në thelb s’ka ndodhur asgjë. Proceduralisht Berisha vijon të jetë non grata në SHBA, në atë masë sa edhe ai vetë të enjten në darkë nuk gëzohej që mund të shkonte në Amerikë, por shprehej se Departamenti i Shtetit kishte thënë se ishte kundër linjës së Biden në politikën e jashtme.
Doktori di ta lexojë më mirë se kushdo mesazhin e kriptuar që vjen nga Uashingtoni. E kupton që kjo që ka ndodhur ka qenë një spostim milimetrik i qëndrimit amerikan ndaj tij dhe që vështirë se lëviz nga vendi ndonjë votë në zgjedhje, por që nuk e ndreq në themel as hallin e tij të vjetër me statusin non grata. Është një zhvillim që mund të (keq)përdoret në fushatë por që në esencë ka vlerën e një tollumbaceje me helium, nga ato që mbajnë në dorë fëmijët për festa.
Perandoria më e madhe e botës i ka gjetur prej kohësh mekanizmat për të rregulluar komunikimin me persona problematikë, liderë shtetesh me hije dyshimi mbi shpinë dhe me gjithfarë politikanësh të vendeve të treta që janë të sikletshëm ose të papranueshëm për linjën e saj zyrtare. Sjellja ndaj Sali Berishës është pikërisht aplikimi i një qasjeje të tillë. Një gjetje për t’i lënë atij të gëzohet aq sa mundet me deriçkën e vogël të hapur aq sa mund të fusësh hundën dhe në anën tjetër palës në pushtet i jepet mesazhi i heshtur se kundërshtarit tuaj kryesor nuk ju hoq statusi non grata në prag të zgjedhjeve.
Kjo zgjidhje gjysma-gjel, ky kompromis laraman për një çeshtje të nxehtë politike në vendin e shiponjave, është formula e peshuar deri në miligram nga qeverisësit e rinj të Uashingonit. Të cilët e shohin qartë dhe e dinë që shanset e fitores së aleatit të tyre të natyrshëm ideologjik janë fare të pakta dhe se socialistët do të vijojnë të jenë qeverisësit e pashqetësuar të Shqipërisë edhe për katër vjet. Mbajnë shënim milionat e Berishës, hedhin një frazë në parim se duan të thyejnë statu qouonë e Biden në politikën e jashtme, por vetëm kaq. Asnjë centimetër më shumë.
Berisha mbetet i skeduar por me asteriks, kurse Ramës i duhet të menaxhojë këtë tërmet të lehtë dyballësh pak ditë para zgjedhjeve. Një nga ato tërmete që të kujtojnë se qetësia dhe siguria janë nocione shumë relative në botën e re të Donald Trump, por që vështirë se do të rrezikojë ngrehinën elektorale të majtë në 11 maj. Të gjithë të kënaqur, të gjithë aty ku ishin. Përfshirë Amerikën në sfond!

Berisha nuk fiton,por Rames do ti duhet vota e partive te reja per te formuar Qeverrine.
E kujt i plasi nese shkon Salihi ne Amerike
apo jo o Minxhoz? Kujt i plasi nese i eshte hequr “non grata” dhe e pret shpata (e padrejtesise)
ate dhe beun e Surrelit?….e kujt i plasi per
banda PD, PS, LulZImer,Shehlere, Llapa-qener
e kompani….ne mos gaboj, dje u mbyll
fushata e korrjes se grurit. Populli( sovrani
i leshit) si per here, pret te marre kallirin(te gjatin)……
A e kuptoni o berishiane ku keni arritur?! keni prekur fundin! Fundin pa dinjitet, pa burrillek, dinake te zgjuar budalenj dhe kriminele? Shume nga ju e kuptojne por vazhdojne e presin qe kali te ngordhe e ti marrin patkonjte! Me Flamur Noke me djalin e Fahriut me Belind,Bello, apo i djathti Alizoti, qe me vjen shume keq qe mund te vije nga fisi shume i nderuar i Alizoteve! Ka shume qe s’e kuptojne se jane pjese e sektit te Saliut qe e dine qe Shqiptaret kane qene vegla te Serbeve ,Grekerve apo Turve edhe me gjere! Po ne fund te fundit kush jemi ne Shqiptaret! Kemi qene vegla dhe mercenare! Disa klithma te sorrave per atdheun jane prej sorrah! Mallkuar qofte kush voton per Saliun dhe sorrat e tij! Nje fjale per Kombin Vllah! Jemi rritur bashke jemi nje lloj! Bile kam bindjen se ata jane me te zgjuar se ne ,me te zgjuarit ne Ballkan por edhe ne Europe! Nje Komb qe historia e la pa atdhe! Romake qe pushtuan Europen! Qellimi i ketij komenti eshte mos votoni tradhetaret hajdutet dhe vrasesit e Saliut!
Me shume u shfryne nga eksitimi histerik Xhozi dezinjatorja qe e sheh qe dhe vota e diaspores nuk do te ndryshoje as 1% vullnetin e palekundur te sovranit qe te gjitha sondazhet i japin me shume se 78 mandate bile dhe kompania qe sondazhoi dhe Trumpin ne vitin e kaluar dhe doli i vertete.
Më bëri përshtypje nje paragraf ku S.Minxhosi thote: (citoj)
Kjo zgjidhje gjysma-gjel, ky kompromis laraman për një çeshtje të nxehtë politike në vendin e shiponjave, është formula e peshuar deri në miligram nga qeverisësit e rinj të Uashingonit.(fund citimi)
…
Cfare LESHI kane peshuar deri ne miligram qeverisësit e rinj të Uashingonit mor karagjoz ? Qe nga presidenca e Pare e Trampit.. 2017–2021 ne te Bidenit 2021-2025 dhe tani qe po flasim Amerika ime dhe e Tramp-Bideneve i ka dhene karton te kuq “Usaliut te Marikes” per
1…..minim te demokracise dhe
2……korrupsion madhor….
Si qytetar amerikan jam i shokuar (tronditur) jo vetem nga Trampi qe po tall Trapin me Shqiptaret me Usaliun e tyre (dhe Bideni talli Bidonin me Shqiperine) por dhe nga shoqeria civile shqipfolese qe toleron apo voton akoma nje nga monstrat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore qe fatkeqesisht u lind.nga Bushet.u mbrojt kur kreu krime nga Obamat dhe po mbahet ne loje nga Tramp-Bidenet me mafjozin nderkombetar te votimeve LaCivitaja…Turp !!
E po ç’te dhjesin se qeshuri keta anal-istet kur e quajme “vendin e shqiponjave” kete vend qe po qe per shpende mund te quhet “vendi i zogjve te pulava te shpupluara
Rama dhe kete mandat e ka te sigurt, puna eshte per mandatin tjeter.85 mandate thote nje shoku im ishallah!
Belon te votojme qe tund gishtin si me e pat çliruar vetem.
11 Maj duhet te jete dita qe Sali Berisha duhet te zhduket njeher dhe pergjithmon nga politika Shqiptare.
Sakte
Sala dhe Rama janë dy anë të të njejtës medalje. Keta bejne qejf se Shqipetaret sillen si popullsi e jo si popull .Kamyja thonte “Mjerë ai popull që ka nevojë për heronj. Musolini ka thene “Mjafton një qen per te udhehequr turmën “
Gezimo ti e ke thene sakte, po ka nevoje per nje ndryshim te vogel: Nuk eshte se shqiptaret sillen si popullsi, Shqiptaret jane nje popullsi heterogjene ku ka ca mbeturina arberore, shume turq, greke, vllehe, sllave te te gjitha llojeve, evgjiter nga India dhe nga Egjypti qe historia i ka grumbulluar ne kete qoshe te Ballkanit.
Qe do ikij Lugat kriminel Sali Berisha eshte e sigurte por ishallah e terheq kemben zvarre marrte me vehte dhe te tjeret te gjithe ata qe kane vrare e vjedh Shqiperine gjate ketyre 35 viteve.