Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA drejt zbulimit të shkaqeve të autizmit, Sekretari i Shëndetësisë pritet të raportojë deri në shtator
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA drejt zbulimit të shkaqeve të autizmit, Sekretari i Shëndetësisë pritet të raportojë deri në shtator
BoteLajmi i fundit

SHBA drejt zbulimit të shkaqeve të autizmit, Sekretari i Shëndetësisë pritet të raportojë deri në shtator

Published: April 11, 2025
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara do të identifikojnë shkaqet e autizmit deri në shtator, tha të enjten Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., duke vendosur një afat specifik për t’i dhënë një përgjigje pyetjes që shkencëtarët nuk kanë arritur të sqarojnë për dekada.

Diagnozat e autizmit në SHBA janë rritur ndjeshëm që nga viti 2000, duke rritur shqetësimin e publikut. Në vitin 2022, shkalla e autizmit te fëmijët 8-vjeçarë në SHBA arriti në 2.77% (1 në 36), krahasuar me 2.27% në 2018 dhe 0.66% në 2020, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Do ta dimë deri në shtator”. “Ne kemi nisur një përpjekje masive testimi dhe kërkimi që përfshin qindra shkencëtarë nga e gjithë bota,” tha Kennedy gjatë një takimi të kabinetit ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA Donald Trump.

- Publicitet -

Megjithëse detajet e planit nuk janë publikuar, Christine Roth, një drejtuese e Shoqatës së Autizmit të Amerikës, pyeti veten nëse do të ishte e mundur të kishte një përgjigje për pyetjen e shkaqeve të autizmit deri në shtator.

Të quash rritjen e niveleve të autizmit një epidemi “është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe thellësisht shqetësuese”, tha Roth, duke shtuar se “inkurajon frikën dhe paranojën” dhe stigmatizon komunitetin autik.

“Autizmi është një çrregullim i zhvillimit të përjetshëm që prek njerëzit në mënyra të ndryshme”, theksoi ajo.

Trump në shkurt bëri thirrje për krijimin e komisionit “Making America Healthy Again”, i cili përfshin Kennedy dhe ministra të tjerë dhe është përgjegjës për shqyrtimin e një sërë çështjesh, nga normat e autizmit dhe astmës tek fëmijët deri te sasia e ilaçeve të përshkruara për ADHD (Çrregullim i Vëmendjes/Hiperaktivitetit) dhe çrregullime të tjera.

“Duhet të ketë diçka artificiale atje që po e shkakton këtë,” i tha Trump Kenedit gjatë takimit të kabinetit. “Nuk do të ketë kurrë një konferencë më të madhe për shtyp se ajo që do të mbahet kur të gjeni këtë përgjigje”, shtoi ai.

Shkencëtarët kanë kërkuar për dekada për faktorë gjenetikë dhe mjedisorë që mund të kontribuojnë në autizëm, por në shumicën e rasteve shkaqet mbeten të paqarta.

Ata shpjegojnë gjithashtu se rritja e shkallës së autizmit tek fëmijët në SHBA shpjegohet me zgjerimin e termit për të përfshirë më shumë sjellje, si dhe norma më të larta të diagnozave dhe ndërgjegjësim më të madh publik për këtë çështje.

Një studim i ri, i madh, rezultatet e të cilit u shpallën këtë javë, gjeti prova që lidhin diabetin gestacional me një rrezik në rritje të çrregullimeve të trurit dhe sistemit nervor tek fëmijët, përfshirë autizmin.

Kennedy ka mbështetur prej kohësh teorinë e zhgënjyer shkencërisht se autizmi është i lidhur me vaksinën e fruthit.

“Ne do të shikojmë vaksinat, do të shikojmë gjithçka. Gjithçka është në tryezë, ushqimi, uji, ajri, mënyra të ndryshme të rritjes së fëmijëve, të gjitha llojet e ndryshimeve që mund të kenë shkaktuar këtë epidemi,” tha sekretari amerikan i shëndetësisë për Fox News.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    April 11, 2025 at 8:29 am

    Cudi dhe mister i madh per shkencen dhe mjeksine kjo. Gjithe Doktoret dhe Shkencetaret jane te cuditur, se si ka mundesi qe te femjet e pavaksinuar ka zero Autizem dhe te ata te vaksinuarit ka. Ndoshta e ka fajin Ngrohja Globale.

    Reply
  • Shkenca e amatoreve says:
    April 11, 2025 at 12:29 pm

    Keshtu duhet te jete kur e thua edhe ti.Komenti jot eshte shume bindes.Nuk ka asgje per te kundershtuar edhe sikur Shkenca te kete provuar te kunderten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?