Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin
AktualitetBote

Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin

Published: December 9, 2024
Shpërndaje

Abu Muhammad al-Jolani për vite të tëra ishte një udhëheqës militant relativisht i panjohur në Siri. Por, 42-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pasi udhëhoqi një ofensivë të befasishme ushtarake, që rrëzoi nga pushteti presidentin e kamotshëm sirian, Bashar al-Assad. Si shenjë e ngritjes së tij të shpejtë, Jolani përdori emrin e tij të vërtetë – Ahmed al-Sharaa – në vend të pseudonimit të tij, teksa triumfalisht shpalli “marrjen e kontrollit të Damaskut”, në një adresim, të transmetuar nga televizionet, më 8 dhjetor.

Jolani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant. Tani, shkalla e këtij transformimi do të vihet në provë ndërsa Jolani, për kapjen e të cilit ka një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, dhe HTS-ja përgatiten të luajnë një rol të madh në Siri, pas rrëzimit të Assadit.

HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore. Aaron Zelin, një studiues i lartë në Institutin e Uashingtonit, i përshkroi pjesëtarët e HTS-së si “xhihadistë politikë”.

- Publicitet -

“Jolani dhe HTS-ja janë më pragmatikë në politikë – ata janë një lloj midis islamistëve politikë tradicionalë dhe asaj që ne e përshkruajmë si xhihadistë globalë”, sikurse anëtarët e Al-Kaidas dhe të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), shtoi ai.

Jolani u lind në vitin 1982 në Arabinë Saudite nga prindër sirianë që shkuan atje nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Vitet e para të aktiviteteve të tij militante janë të errëta. Mendohet se ai iu bashkua Al-Kaidas në Irak (AQI) pas pushtimit amerikan në vitin 2003. Në vitin 2012, Jolani themeloi Jabhat al-Nusra, ose Frontin Nusra, degën siriane të Al-Kaidas.

Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Në vitin 2017, ai u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në. Jolani dikur mbante një turban dhe mjekër të gjatë dhe vishte uniforma ushtarake. Por, ai hoqi dorë nga këto tipare dalluese prej një udhëheqësi militant, duke zgjedhur që të vishte xhaketa, të rruante mjekrën dhe të jepte intervista për mediat perëndimore.

Lideri i HTS-së është “dinak dhe i vendosur për të arritur dhe konsoliduar pushtetin për veten dhe organizatën e tij”, tha Phillip Smyth, një ekspert për bashkëpunëtorët e Iranit dhe milicitë shiite. Pavarësisht ndryshimit të imazhit dhe përpjekjeve për t’u paraqitur si pragmatist dhe i moderuar, ka ende shqetësime për Jolanin dhe grupin e tij sa u përket shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut dhe lidhjeve të tyre me grupet terroriste.

Në një deklaratë të vitit 2013, ku njoftohej për shpalljen e Jolanit si terrorist, Departamenti amerikan i Shtetit iu referua sulmeve vetëvrasëse të kryera nga Fronti Nusra i Jolanit dhe tha se “vizioni i tyre i dhunshëm, sektar” bie ndesh me aspiratat e popullit sirian.

“Ekstremizmi dhe ideologjia terroriste nuk kanë vend në një Siri pas Assadit”, thuhej në deklaratë.

Në vitin 2017, Ambasada amerikane në Siri shkroi në X se Uashingtoni mbetet “i përkushtuar për t’i sjellë para drejtësisë” figurat kryesore të rrjetit sirian të Al-Kaidas, përfshirë Jolanin. Qëllimi kryesor i HTS-së ishte të rrëzonte Qeverinë e Assadit, por objektivi i tyre dytësor ishte “të ndërtonin institucione që do të ishin të dobishme dhe ndihmuese për sirianët”, tha Zelin.

“Qartazi, ata kanë tentime të dokumentuara që ta arrijnë këtë në Idlib”, shtoi ai.

Por, edhe nëse Jolani dhe HTS-ja mbajnë premtimet e tyre për tolerancë dhe gjithëpërfshirje, heqja e vendimit për shpalljen e tyre si terrositë mund të zgjasë me vite, tha Zelin.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Po says:
    December 9, 2024 at 9:05 am

    A politik kurve a

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Kur pushteti ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli
  • Shehaj mori dokumentin e klasifikuar, reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?