Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Kontrolli i Senatit ende i papërcaktuar, republikanët i afrohen shumicës në Dhomën e përfaqësuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Kontrolli i Senatit ende i papërcaktuar, republikanët i afrohen shumicës në Dhomën e përfaqësuesve
AktualitetBote

SHBA: Kontrolli i Senatit ende i papërcaktuar, republikanët i afrohen shumicës në Dhomën e përfaqësuesve

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Zyrtarët zgjedhorë në Arizona dhe Nevada po vazhdojnë të premten të numërojnë qindra-mijëra fletë votimi që mund të përcaktojnë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara, një proces që sipas tyre mund të zgjasë për ditë të tëra.

Nëse as demokratët as republikanët nuk i fitojnë të dyja këto shtete, ndarja e barabartë do ta transformonte balotazhin e 6 dhjetorit në Xhorxhia në një betejë për Senatin, dhoma e Kongresit që voton për kandidatët e gjyqësorit të Presidentit Joe Biden.

Në luftën për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët po i afrohen marrjes së kontrollit nga demokratët e Bidenit. Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve do t’u jepte republikanëve të drejtën e vetos mbi programin legjislativ të zotit Biden, si edhe mundësinë që të nisin hetime që mund të jenë të dëmshme për administratën e tij.

- Publicitet -

Republikanët kishin siguruar të paktën 211 nga 218 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve që u nevojiten për shumicën të enjten vonë, ndërsa demokratët kishin fituar 197. Kjo lë 27 gara ende të papërcaktuara, përfshirë disa gara të ngushta.

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka njoftuar se do të kandidojë për postin e kryetarit nëse republikanët marrin shumicën, një rezultat që ai e ka përshkruar si të pashmangshëm.

Demokratët frenuan një “valë të kuqe” republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve. Republikanët kishin kritikuar zotin Biden për rritjen e inflacionit dhe rritjen e nivelit të krimit.

Presidenti demokrat i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donal Trump se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat zoti Biden i fitoi, ishin të manipuluara. Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.

Disa nga kandidatët e mbështetur nga zotit Trump humbën gara të rëndësishme të martën, duke bërë që disa republikanë të fajësojnë stilin e tij përçarës për rezultatet zhgënjyese të partisë./VOA

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 8:48 pm

    Republikanet eshte me se e qarte qe i kane fituar zgjedhjet. Keto praktika te qellimshme te demokrateve nuk jane asgje vecse nje ndjenje e humbesit qe nuk pranon humbjen.

    Reply
  • XXXL says:
    November 11, 2022 at 9:08 pm

    Biden Pampersi do te mbetet ne historine e Amerikes si Presidenti me legen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?