Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak “veprimet e qeverisë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak “veprimet e qeverisë”
KosovëLajmi i fundit

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak “veprimet e qeverisë”

Published: September 12, 2025
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në komunikatën e së enjtes.

Më tej thuhet se deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit paraqesin sfida.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, shtohet tutje në njoftim.

- Publicitet -

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të SHBA-së dhe Kosovës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • ce says:
    September 12, 2025 at 12:56 pm

    shume shpejt per stabilizimin e gjendjes do shprehet shurrepela gjatovino as burre as grua,mushka qe mbajti peng per 6 muaj kuvendin e Kosoves Serbulena Haqiu kjo antishqiptarja e terbuar qe u beri thirje popullit te kosoves per te braktisur pushimet ne Shqiperi sa kohe ketu eshte ne pushtet gjigandi Edi Rama.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 12, 2025 at 1:56 pm

    Pa asnje dyshim qe Albin Kurti eshte kryeministri me i keq i Kosoves. Demet qe ja ben Kosoves Albini nuk ja bene as Rrahman Morina e as Sinan Hasani.
    Edhe cka duhet bere tjeter qe fanatiket e tij ta kuptojne se ai po e shkaterron shtetin e Kosoves.

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2025 at 2:31 pm

    Albin Kurti beri Shtet. Ne territorin e Kosoves sherben shteti Kosoves.
    Rrahman Morina,Sinan Hasani,Fadil Hoxha,Mahmud Bakalli shpetuan Kosoven nga ZHDUKJA,qe i kishte paracaktuar Napolon Zerva i Shqiprise,Enver Hoxha.Marreveshja e fshehte Enver Hoxha -Alexander Rankovic permbante terror ndaj kosovareve ne Jugosllavi,,Terror edhe me i eger ndaj kosovareve ne Shqipri.
    Kosova eshte Shtet.Enver Hoxhes i shurrojne e dhjesin ne varr.

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2025 at 2:40 pm

    Merreveshjen e fshehte Enver Hoxha-Rankovic per trajtimin e kosovareve qe arratiseshin ne Shqiperi e ka botuar para tre ditesh gazetari Dashnor Kaloci,Origjinali marre nga arkivat sekrete te Ministrise Puneve te Brendshme.

    Reply
  • Drenicari i Shotës says:
    September 12, 2025 at 4:51 pm

    O Demua i kapardisur, me tru sa të pulës. Bibilush Bibini i ka venë kazmën Kosovës. Sa për pushkën, atë e ka në dorë Amerika.

    Reply
  • Nik says:
    September 12, 2025 at 6:10 pm

    “Mollosi” apo Baton Stanishiqi, “të dy” apo njëri, se janë të njëjtë, janë gëzuar më shumë nga Vuçiç apo kriminelët e Sërbisë! Amerika dhe Evropa nga një anë përsërisin deri në monotoni, zbatimin e ligjit kudo dhe për këdo nga ana tjetër i kundërvihen asaj që pretendojnë vetë për vëndet e tyre dhe gjoja për të tjerët!

    Reply
  • Mollosi says:
    September 12, 2025 at 6:44 pm

    Per te gjithe ata qe mbrojne Albin Sharlatanin!
    Ja se cka thot babai i kombit serb, akademiku Dobrica Qosiq per shtetesine e Kosoves:
    “Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”, kishte shkruar ai në librin “Koha e gjarpërinjve”.
    Dhe fatkeqesisht plani i Dobrices po realizohet me shume sukses nga Albini. Ai po ja arrinë qe ta rrise klimen antiamerikane ne Kosove. Sot ne Kosove i ke dy kategori qe e urrejne Ameriken; albinistet dhe islamistet.
    E mjera Kosovë !!!

    Reply
  • 3D says:
    September 12, 2025 at 7:16 pm

    Kadiu të fajson kadiu të dënon

    Reply
  • Nik says:
    September 12, 2025 at 8:42 pm

    Po o “Mollos” që të kanë helmuar mollët e Dobrica Qosiç, dhe ti i ke varur shpresat tek koqet e dashit, se mos i bien dhe pastaj me që nuk i ha dot Qosiç-i që është në botën tjetër i ha zotrote! Të gjithë sërbët shqipfolës nuk kanë argumente kundër veprimeve të qeverrisë në detyrë të Kosovës por vetëm qajnë si Grenell e kompani se ky qëngji po na i “turbullon” ujrat!

    Reply
  • Mollosi says:
    September 13, 2025 at 8:46 am

    Ti Nik, a e kuptove komentin tim apo po flet përçart ???

    Reply
  • Baci says:
    September 13, 2025 at 9:45 am

    Demo ,qenke një fundërrin albiniste një lëdëkëist dhe tash vvist që keni për qëllim shpatallimin e Kosovës si shtet.Të mbrojsh Rahman Morinën ,duhet të jesh një UDBash i tmerrshëm.

    Reply
  • Pavaresia nuk eshte mall Importi says:
    September 13, 2025 at 10:16 am

    SHBA te shpalle Kosoven PROTEKTORAT te saj ose te njohe realisht PAVARESINE e saj-
    kjo do ishte me e ndershme se sa njohje te Pavaresise saj me fjale e mos njohje me vepra.

    Reply
  • Tellalli says:
    September 13, 2025 at 11:56 am

    Por ka edhe një variant të tretë o pavarësia . Varianti i tretë është që Amerika tja këtheje Sërbisë ashtu siç ja morri dhe më duket që drejt asaj po shkohet .

    Reply
  • Nik says:
    September 13, 2025 at 3:22 pm

    Po o “Tellall” i Sërbisë fashiste ëndërrat e tua janë ëndërra të fashizmit sërb.

    Reply
  • Nik says:
    September 13, 2025 at 3:56 pm

    Në se Kosova do të kishte vetëm kastraveca si puna e “Mollosit” apo kunguj si puna e “Trenit” atëhere lehtësisht mund t’i ktheheshin Sërbisë por Kosova ka patur dhe ka shumë burra dhe gra, në shumicë, që kanë sakrifikuar shumë për atë liri dhe shtet dhe që ju qëndrojnë me dinjitet dhe kurajo të fortë furtunave që sjell koha. Po të ishte për “Mollosa” dhe “Trena”, Kosova kurrë s’do çlirohej nga Sërbia fashiste.

    Reply
  • Sejdi Veseli says:
    September 13, 2025 at 7:33 pm

    Evropa Plakë dhe e bija e saj Amerika, në vazhdimësi “këshillojnë” të tjerët, se si duhet të ndërtohet vendi, duke zbatuar ligjet dhe normat demokratike. Ndërsa kur janë në pyetje interesat e tyre, ata, nuk zgjedhin as mjete dhe as veprime për t’i përmbushur, çoftë edhe në dëm të atyre që këshillonin.
    Evropa Plakë dhe e bija e saj Amerika, kërkojnë me ngulm nga të “këshilluarit” e tyre, që të vejnë në jetë diçka, që në vendet e tyre as që lejohet të përmendet. Kjo i bie, “duhet të bësh ashtu si po të them dhe jo të bazohesh në atë çka bej unë”!!!
    Çka është edhe më keq, në sjelljet përfaqësuesve të Evropës Plakë dhe bijës së saj Amerikës, vërehet qartë, se ato nuk zgjodhën mjete në të shkuarën dhe nuk zgjedhin as sot, për t’i mbrojtur në të gjitha drejtimet dobiçin e tyre të përkëdhelur serbo-çetnik dhe si vëllezërit e tij sllavo-grek.

    Reply
  • demo says:
    September 13, 2025 at 8:03 pm

    Kosoves i duhen tanke,aeroplane,drone,artileri,Kombi shqiptar sot ka detyrim te punoje per armatimin e Kosoves,,Ashtu si punuan cifutet ne gjithe boten per armatimin e Izraelit.

    Reply
  • ATSH says:
    September 13, 2025 at 9:11 pm

    Kosoves sidomos i duhen pordhet e ketyre anti-komunisteve e anti-Enveristeve te Shqiperise ..Pikerisht keta anti-Enveristet qe burgosen Adem Jasharin e masakruan njerzit e UCK-se ne mes te Tiranes por qe i ha meraku per vemjet UDB-iste para viteve 90′ . Ne fakt Enveri duhet ti varte nga kembet Kosovaret e UDB-se por thjesht i kthente tek Serbet ku vazhdonin te qete te mernin rrogat e UDB-se edhe per shume vjet te tjera . Keta jane edhe anti-komuniste edhe anti-kapitalist edhe anti serbi edhe anti shqipri edhe anti-amerikan edhe anti-evropian edhe anti-kinez edhe anti-indian ..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?