Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shejf e shkruej!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shejf e shkruej!
Kulture

Shejf e shkruej!

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

Tregim nga Ahmet Kamberi

 Uni im i heshtur i thotë unit tim publik: a nuk po sheh se demokracia, të cilën aq shumë e kemi dëshiruar, i madh e i vogël, i pasur e i varfër, i shkolluar dhe i pa shkollë, u ka dhënë mundësi dobësive tona, të vjetra e të reja, që të shfaqen, që të tregohen, që të shumëzohen, që të ashpërsohen!

Rexhep Qosja, DITA, 28 maj 2022

- Publicitet -

Një herë, një plak nga Peladhia, ishte ulur buzë xhadesë ku kalonin njerëz e karroca dhe po vështronte n’qejf të vet. Kalon andej një kaloshinë e madhe e zezë dhe zbret dikush. Kapërcen rrugën dhe i afrohet plakut.

-Përshëndetje, zotëri!

–Shnet (shëndet) e t’mejra (të mira) paç, or lum zotneja, ia ktheu plaku.

-A mund t’ju pyes se ç’po bëni këtu, ndenjur në këtë buzë rruge? – pyeti i ardhuri.

–Po punoj, zotnej?

-Po çfarë pune bëhet duke ndenjur, mor mik? – pyeti përsëri i sapozbrituri nga kaloshina e zezë, i kurreshtuar nga kjo përgjigje.

–Po sodis e po menoj, se kazmës s’ia kam takatin e as më hyn ma në punë.

-Po më bën të ulem, or mik, – tha i porsazbrituri nga kaloshina e zezë, duke e vështruar plakun me habi.

–Si të duesh, zotnej. Po s’tu nënë pantullt (ndyen, ndotën pantallonat), mun  (mund) të uleni e ta bojm nji dorë muhabet.

Zotnia i sapozbritur nga kaloshina e zezë, nuk e zgjati, po nxori një shami të bardhë nga xhepi, e shtroi përtokë dhe u ul pranë plakut. Nxori nga xhepi një paketë me cigare dhe ia shtriu atij.

–Falemnerit, po unë kam hjek dorë nga duhani. Iu ankova nji doktorri, se kishnje pak kollë që m’a pat mërzit shpirtin. Ai më vizitoi, si në vakt, dhe më tha: “A do ta zgjasësh pak jetën, zotni?”. “Due, – ia ktheva unë, si s’dashkam, se nuk thkehem ma këtu, po kjo s’asht punë qi varet prej meje”. “Varet, varet, – më tha ai,- se tensionin e paske normal, zemrën jo keq, damarët nuk më duken kaq të moshuar. Paske një bronkit të vjetër, – më tha ai, por është punë që rregullohet”. Pastaj më pëti (pyeti) prapë: “Duhanin e pini?”. Po, e pej, – i thashë, sall nja 20 cigare në ditë”. “Po alkool, pini”. Unë, thartova pak turijt, ene i thashë: –“E pej pak atë të shkretën”. “Po çështë kjo “e shkretë”, o burrë. Pi apo nuk e pi alkol, më thuaj”, – ma ktheu pak si me bezdi, ai. “E pej, mor zoti doktorr e pej rakejn, – i thashë dhe nuk e zgjata për t’i tregue se pse i themi “e shkretë” na asaj. Desha t’i kallëzonja historinë si i ka met “e shkretë” rakejsë, se si vajtonin me morekujeee, Hasufllarët nga Valkardha, kur kumllat s’bojshin lule, e si e dejnë (dehën) keçin e komshijes, – e shkreta, ishte nji grue e mejr prej knej, qi Zoti i ndrejttë shpirtin aqe ku a (që Zoti i ndrittë shpirtin atje ku është). Ajo e shkreta shkoi t’u kërkonte ndihmë se keçi i saj i vetëm kishte marrë jerm. Po Hasufllarët, ulur rreth kazanit tue zie rakejnë, e ia kishin shem (shembur) n’rakej keçin, i thanë se: “Ma mejr t’a therte e t’ua vinte atyne për meze, se sa t’i cofte e t’i shkonte dam.” Ne ajo e ngrata ashtu bani. Po t’i pëtnje Hasufllarët, kshtu si po m’pët mue, ata do të përgjigjeshin: “Po e pejmë na atë të shkretën”. Se ata e kan qit kët fjalë dhe na ka met (mbetur). Por doktorri s’kishte nge për historitë e meja (e mia) dhe unë e mëlla (mbylla) shkurt, tue i thanë se kshtu i themi na rakejsë. “Mirë, atëherë, – më tha doktorri –, kur unë them se e ke në dorë vetë të rrosh më gjatë e më mirë, e them se pashë që i ke këto mundësi. Problemi është se ti pike duhan dhe, po e pike mirë edhe atë “të shkretën”, siç e quan zotrote. Unë them, duhani është si gjarpri në gji, sado mik të vjetër ta kesh. Atëherë kur ti s’e pret, ai do ta bëjë punën e vet. Ajo e “shkreta”, vërtetë nuk është si gjarpri, kur je i zoti të pishë vetëm një teke a dy në ditë dhe të mos i bësh tri, katër a pesë. Por po e teprove, njësoj të bën keq edhe ajo. Tani, si të duash. Unë them se po hoqe dorë prej këtyre armiqve “të dashur” që më paske, do t’i grisësh edhe disa palë këpucë”, – ma preu ai. “Unë, u menova e u fiqirova, – vijoi plaku –, ene i dhashë karar ta ngjoj atë doktorrin. S’kam qejf të t’hiqem (tërhiqem) rrëshqanas për aq sa më ka met (mbetur). Po ma mejr e lajmë kët muhabet, se kam frëkë (frikë) se ju mërzita”.

-Jo, jo, aspak, ia ktheu zotnia i zbritur nga kaloshina e zezë, i cili u kurreshtua edhe më shumë nga kjo bisedë e rastësishme. -Them se mund të më hyjnë edhe mua në punë këshillat e atij doktorit tënd, po më thuaj çfarë po sodisje këtu”.

-Aaa! – ia bëri plaku, – s’di a ke durim të më ngjojsh zotrrote?

-Me kënaqësi, madje, – tha i zbrituri nga kaloshina e zezë.

–Mejr, atëhere. Kam gjelm (djem) e cuca, ene qerët (të tjerët) kanë, kam ara, lvadhe e zabele, ujë për lezet e bereqet, por hajrin s’po ua shof. Kto gjelmt e cucat nuk po ma mushin menen (mendjen). N’shkollë kanë shkue e gja nuk dinë. Se ç’u kanë msue ca msime për ibret. Nji herë iu thane “Prejshini, mor, kto vjetërsejna, prejsheni mor e qitjani themelet ktij veni qi e kanë nërtue komunistat për ibret, për qejfin e vet. Ç’keni ju! pare u apim na sa të doni, ta bani krejt të rej. Bukë? Ç’asht ajo, more. Si të keshë pare, buka vjen nga anë e anës, bile e gietume (gatuar). Rrejni (rrini) ore, mos u rropatni kot me kto vjetërsejna. Mas nesh, bre! dhe keni për të pa se ç’asht ekonomia e tregut qi po u themi na”. Ene më t’i ranë, hajt bre! Prejsh e prejsh e s’kishte t’marueme e shkreta! Kanë met ene disa gjana pa prejsh, po janë t’rana (të rënda), e hala s’ua ka marrë menja. Kush e di si do t’ua gjejnë ene atyne. Ja ke i prejshën, po paret, si i bahet për paret? Aha! – u thanë -, paret fitojini vetë. Ene vërte i kanë fitue do pare disa. Se si, ata e dinë. Ene kanë ba disa punë për hesap të vet. Ene i shof të gëzuem, mor, këta të rejtë. Pallë areiu (ariu), themi na ktej nga Peladheja. Punën e kanë për turp, gjith ditën tu pej(duke pirë) çmos. Qefi, qef! Se kha i fitojnë paret, ata e dinë. Po bahen trejdhejt e kusur vjet, mor burr i dheut, dhe nuk po ia shohim hajrin ksaj ekonomisë së tregut, e ksaj demokracie. Disa po, po na sherrin po i shofim. Mejr mor burri i dheut, po njani thumit e tjetri patkoit, pa prâ e pa prâ. Se di se si mun të bahet përpara kshtu. Uku ma i madh uluret: “Kapnja ukun mor se ua faroi (çfarosi) bagtinë! Po ç’u ka lanë ai qerve për t’maru, mor zotnej i mejr? Megjithata, pasunia e ktij veni s’paska t’marue! Hajde nji uk i madh e ha sa t’mune. Përze atë e hajde nji qetër, ibret ne ai. Hajt se po ia bojm kabull ukut të madh, po na mëtën (mbytën) uqt (ujqërit) e vegjël, mor burrë! Çakajt e dhelpnat s’po na lanë as thërmejat (thërrimet)! Ne ju m’thoni: Çfarë sodis e pse menoj? Po, sodis mor zotnej i mejr, ne menoj e menoj se them: me padije nejtëm nja 500 vjet nën Turqi. Murëm pak dritë e dituni dhe e përparuem pak nga pak vendin. Po teshtej (tashti)! teshtej, të shkolluem me demek  po me padije, si do t’i bahet? Derrat, or zotnej i mejr, po t’i lajsh pa har (hangër), nejsin e hanë njani-qetrin. Po njerëzit kanë qetër të harme, se kanë men (mend)(!). Ene disa dinë të hanë fort mejr, bre burrë! Disa gjeshnejsen (rregullohen) mejr se u gjiten (ngjiten) atëne (atyre) si (që) dinë të hanë. Qerët (të tjerët) e dinë vetë se si ia bojnë hallit. Po nesër mor zotnej, nesër ç’de (ç’do) bahet, se t’flejsh përmej flerej (përmbi flori), e t’rropatesh për kafshatën e bukës, kjo asht për t’lanë menen e kresë. Ja, or zotnej i mejr, ka hala disa si puna ime, që si le menja rahat. Po mue m’thonë: “Rrej (rri)or plak e mshile (mbylle). Mshile mor at bilbile! Ç’t’u desh të (ty) të luftoje me italianë e gjermanë! Po t’i kishe lanë rahat tej me skotën tane (tande), ata do t’na kishin qytetnue, e nuk do ishim ba kshtu si na bate ju. Mshile mor at bilbile, se na ban me nerva kur t’ngjojm të (ty) tue prashejt kshtu! Mshile mor, e na le rahat, se s’ka njeri veshë me ngju prrallat tua!”. Mejr, unë po e mshel, mor lum zotneja, po nga do të merret vesh e vërteta? Prej atyne qi u banë nji  me ata qi na i luftuem? Apo nga ata qi na sabotuen? Hajt e jepi dum ksaj pune! Po t’i lajmë ma mejr këto muhabete, se kushdi, t’çava krët (kokën) ne të (edhe ty)! Po tej, kha kshtu or zotnej?

-Ja! Këndej, për të parë, u përgjigj zotnia i kaloshinës së zezë dhe vazhdoi më tej: E di zotrote! – tha zotnia i kaloshinës së zezë duke picërruar sytë, -të dëgjova me vëmendje dhe do të doja t`ju pyesja: Si ju duket juve kjo qeverisja e tanishme?”

-Hëm! Ia bëri peladhejasi duke ofsha, -fola gjatë e po i bie shkurt, qi t’mos ju lodh ma shumë, zotnej: Shejf e shkruej! Shejf e shkruej!  – e i hodhi një vështrim të ngultë, zotërisë së kaloshinës së zezë. Ky, sikur u pezmatua pak dhe ia ktheu:

-Mirë o burrë, po çdo me thënë kjo “shef e shkruj”.

– Shejf e shkruej, kshtu themi na ksaj ane, kur punët duken sheshit dhe duem (duam) të mos hallakatemi shumë.

–Mirë mo, mirë, e dëgjova unë atë “shef e shkrujn” tënd, por nuk po marr vesh gjë me këtë. Ç’lidhje ka kjo me atë që unë ju pyeta, tha i mërzitur zotnia i kaloshinës së zezë. Plaku, e pa një herë drejt në sy atë dhe i tha:

-Mejr, atëhere, po ta t’holloj (qartësoj) pak, e po t’kallzoj nji prallë qi ma kallëzonte Babgjishi im, kur isha i vocërr, –dhe vazhdoi, -nuk mërzitet zotneja juj, besoj!

-Jo, Jo! – ia ktheu zotnia i kaloshinës së zezë. Po ju dëgjoj. Plaku u mbush me frymë, hodhi vështrimin nga mali përballë, i Zdërqanit (Zerqanit) dhe ia nisi:

-Një herë, nji mreti na i ishte mush menja me pët njerëzinë se si ishte për to mretneja e tej (mbretëria e tij). Lajkaxhi kishte sa të duesh! Të tjerë bojshin sikur s’mershin vesh. Të tjerë prashejtnin (prashitnin, ia këpusnin) rroma për toma. Në fund të meshlizit rrejte nji plak i karrakejt (i mbaruar).

-Po tej! Si thue tej, mor plak?

-E ç’ransi ka fjala ime Naltmadhnej, unë e kam har (hanger) tagjinë, i tha plaku, masi  (pasi) shoi cigaren me gjethe të thata pjergulle, qi e pinte në vend të duhanit. “Peshë ka fjala e atyne q’ t’lanë e t’lyen”, – e mëlli (mbylli) ai. “Fol, mor fol! i tha mreti, me inat,- Pa të të dëgjojmë edhe ty”. Mejr, Naltmadhnej, po unë jam i paditun, e i bie shkurt punës”. “Mejr mor mejr, bjeri si të duesh, po fol!”, – i tha mreti. “Shejf e shkruej, Naltmadhnej, shejf e shkruej”.  “E, çdo me thanë tej me kta (këtë), mor matuf! -bërtejti (bërtiti) mreti”, – ene urdhnoi rojen e vet ta shtronte në hu të shkretin plak. Po, plaku ia ktheu: “Prejt Naltmadhnej se s’asht noi trejmnej (trimëri) e madhe të shemish (shembish) në hu nji t’maruem. Ta marrim pak ma shtrue, e shte (qe, ja) ku po ta kulloj”. Ene filloi plaku tu e kullue.

-A e shef Naltmadhnej qat majë qaqje (atje), ku nrejt (ndrit) nji llomë (llampë) e zbetë qi nizet e shuhet sikur i frë (fryn) era. “Po! e shof”, – tha mreti.

-Shejf pak ma teposhtë, ç’vjen mas llomës, a shef noi dru të drejtë n’at pëllë (pyll)? “Jo!” – tha mreti, -të gjithë të shtremët. Njani ma shtrem se qetri (tjetri)”.

-Po, qetër, tha plaku, nuk shef qetër gja? “Po!, tha mreti, shof uq (ujq) e dhelpna plot”.

-Heu bre, ia prejti (priti) plaku. A plot a?! “Plot, plot! tha mreti”.

-Po pula, dhen, dhej, lopë, a shef nakun? – pëti prap plaku.“Jo! tha mreti. Nuk po shof kurrkun”.

-Po gjelm e cuca të ra (reja), a shejfni tu punue nër ara, lvadhe a nakun (ndokund) qetër?“Jo! – tha mreti, – kurrkun”.

-Po në mejhane, kafehane, vallëzimhane, a shejfni gja?“Po! – tha mreti, plot e përplot me gjelm e cuca. Hm! ia bani ai, tue tun krët (kokën), ktâ (këtë) s’kishte për t’ ma marrë menja kurrë”.

-Ja! kësaj i thonë “shejf e shkruej”, Naltmadhnej.“Shejfe, shejfe! ia bani mreti. E si na thanke tej se nreqen këto punë, mor garroq (plak i thatë me një këmbë në varr)”?

-Meqenë se po m’pët Naltmadhnej, unë them se drunat e shtremët që nakatosin pëllin e i zajnë dritën gjithkuj e gjithçkaje, prejten (priten); uqt, dhelpnat e çakallat përzejhen e u prejten rrugët qi t’thkehen. Po kjo punë s’bahet po nuk gjetët ca barej (barij) të mençëm, të zott e të drejtë. Ene, masnaj, keni për të pa, Naltmadhnej, si merr dritë pëlli, si shtohen dhentë, dhejtë, lopët e pulat, si mushen arat e lvadhet me gjelm e cuca tue punue, si meten gati shkretë mejhanet, kafehanet e vallzimhanet, si marrin punët për mejr.

 

-Kshtu tha plaku ne e msheli giojën. Mreti, e pa njiherë menueshëm, tuni krët, ua bani me shenjë rojave, i kërceu atit të bardhë dhe mur (mori) rrugën kha (nga) kishte ardhë, megjith shpurë.”

-Ja! kjo ishte përralla or zotnej i mejr. E m’duket se ta kullova atë “shejf e shkruej-n”. Po, bamë gjith kët muhabet e s’i dham të njoft njani-qetrit, bre burrë! Unë për vete jam qiki (ky) plak qi ngrys ditët e veta këtu në Peladhej, po s’e le menja rahat të ngratin. Po tej, or zotnej i mejr, kush na qenke?

-Unë, – tha zotnia i kaloshinës së zezë, – unë jam i pari i qeverisë dhe dola nji herë këndej për të parë se ç’bëhet, e ç’mendohet.

-E po! qofsh shnosh e mejr, zotnej, e t’paçim me men, si t’parin tonë si (që) t’paskemi, e rruga t’u baftë dritë po e zgjodhe mejr!

 

I pari i qeverisë, u ngrit, shkundi me nervozizëm shaminë e bardhë që pat shtruar për t’u ulur mbi të, për të mos ndotur pantallonat, e palosi, e futi në xhep atë dhe i dha dorën plakut, duke i thënë: “Mbeç me shëndet, zotëri!” Hypi në kaloshinën e zezë, i tha djalit që drejtonte kaloshinën “Ktheu mbrapsht!”e iu lëshua udhës andej nga kishte ardhur.

******************************************************************************

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?