Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Fotot servile me Enverin, a thonë më shumë se pozicionimi i tashëm i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Fotot servile me Enverin, a thonë më shumë se pozicionimi i tashëm i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë?
AnalizaKryesore

SHËNIM: Fotot servile me Enverin, a thonë më shumë se pozicionimi i tashëm i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë?

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Përvjetori i ekzekutimit të shëmtuar të poetit Havzi Nela, më shumë se për të përkujtuar figurën dhe veprën e tij, sërish, u përdor pamëshirshëm për qëllime banale politike. Me idenë “një sy për një sy”, kreu i një prej PD-ve ripërsëriti se ndër personat që kishin firmosur varjen e poetit ishte babai i Kryeministrit.

Qartazi, një hakërrim, pas reagimit të z.Rama në lidhje me akuzën anonime se ish presidenti Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Padyshim, edhe një përpjekje për të justifikuar fotot e veta ku pozon me diktatorin dhe fëmijët e tij apo veprimet si ish-sekretar i devotshëm partie.

Me fjalë të tjera, z. Berisha shpejtoi të mbrojë veten dhe aleatin e lirisë me metodën se, nëse 30 vite shkuar, “ne ishim pis edhe ju nuk ishit më pak zhul”.

E gjithë kjo luftë të palarash të shkuara tregoi, edhe një herë, se mendësia që mbizotëron, fatkeqësisht vazhdon të jetë ajo e vjetra, që mat njerëzit me kutin e njollave në biografi. Emaili misterioz që denoncoi veprimtarinë e I.M dhe u dërgua në fund të një mandati vështirë se do shenjojë fillimin e ndonjë ndryshimi rrënjësor në këtë aspekt.

Edhe nëse, si u premtua, nga shtatori dosjet e vjetra, të paktën të politikës, hapen, pak ose aspak do zbulohet. Të paktën jo më shumë se shqiptarët e dinë ose e marrin me mend. Ajo pjesë e bashkëpunëtorëve të sigurimit që kanë pasur pushtetin tash sa kohë do i kenë marrë masat, qëkur dosjet hidheshin andej këndej, si deftere pemë-shitesish. Ndërsa për ata që s’janë më ose nuk kanë pushtet, hapja e tyre nuk është ndonjë gjëmë. Ashtu si pak interes duhet të përbëjë për skulptorin e vdekur firma që i përmendet tani, kur është kaq vonë për fajësimin e shfajësimin e kujtdo.

Problemi ulëritës është që sot tre individët, që kanë qenë në pushtet për dekada dhe çfarë (nuk) kanë arritur është e dukshme, gjuajnë njëri-tjetrin me shashkat e një epoke tjetër. Çështja është se ata përdorin kocka të tretura e hi dokumentash të djegura për të treguar se rivalit i mungon integriteti për të qenë ndopak në politikë, kur ata vetë kanë qenë kryefjala e politikë-bërjes me integritet fort të diskutueshëm tash 30 vjet.

Ironia qëndron në faktin se përdoren të vdekurit dhe e tejshkuara për të akuzuar sot, por heshtet thellë për të sotmen. A thua se gjjithsecili veç e veç, por edhe në aleancë me shoku shokun, nuk ka hedhur mjaftueshëm firma në postet që kanë mbajtur pas rënies së komunizmit, sa të mbetet vend për të diskutuar firma para-ardhësish të vdekur.

A thua se nuk kemi parë mjaft, me zë e figurë nga burra që u thinjën në poste sa të na bëjë përshtypje spiunimi i aluduar i shokut të kursit kur ishin ende pa iu dirsur qimja.
A thua se fotot bardh e zi të servilit komunist mund të thonë më shumë se pozicionimi i tashëm i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë ndaj një individi të caktuar.

E vërteta e hidhur është se në nevojën për pushtet ata do vazhdojnë të mbllaçisin kocka dhe të hapin e mbyllin defteret e vjetra, por aktivitetin e gjerë politik të shoku shokut pak do ta prekin. E kanë shumë të ngjashëm dhe lidhjen mes vetes fort të ngushtë.

E ndërsa shqiptarët do velen teksa shohin palaçolliqet ndërtuar mbi ngrehinat e vdekjes do i vijnë në mend vargjet, dhimshëm, pakohë të Havzi Nelës për vendin e vet që sot duken më aktuale se dje:

“…Shikoni si dergjet, si lëngon e mjera,
Mundohet qyqarja, rron me shpirt ndër dhambë,
Banditët e vendit e kan vu nën kambë,
E mposhten, e shtruen, me hekur e zjarr,
Neronët e kohës ia banë jetën varr…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Nisin çerekfinalet e Botërorit, Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira
  • Rikthehet i nxehti afrikan: Në fundjavë termometri arrin 40 gradë
  • Rama për Corriere della Sera: Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  2. Tutu on Rama për Corriere della Sera: Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA
  3. TITI on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”
  4. S.Kasi on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  5. Rama n'burg, Berisha n'burg on The Guardian: Qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, Rama duhet t’i dëgjojë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?