Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shfrytëzonin 10-vjeçarin të bënte video banale për rrjetet sociale, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për babain dhe gjyshen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shfrytëzonin 10-vjeçarin të bënte video banale për rrjetet sociale, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për babain dhe gjyshen
KronikeLajmi i fundit

Shfrytëzonin 10-vjeçarin të bënte video banale për rrjetet sociale, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për babain dhe gjyshen

Published: April 12, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në rrjete sociale. Prokuroria kërkon tre vite burg për Armando Kumarakun, babain e të miturit si edhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për gjyshen e 10-vjeçarit Natasha Rombulan Prokuroria kërkon dy vite burg.

Sipas Prokurorisë, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku kanë keqtrajtuar 10-vjeçarin. Konkretisht gjyshja dhe babai kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Njoftimi i Prokurorisë:

- Publicitet -

Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim.

Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri.

Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke iu drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 12, 2025 at 7:53 pm

    Njerëz pa moral, merrni dënimin e merituar shkoni shani prap, msoni fëmijët si të edukohen jo si të shajnë.

    Reply
  • Patriot says:
    April 13, 2025 at 1:35 am

    Po cfare eshte kjo, abuzime me nje 10 vjecare qe ngele I traumatizuare gjithe jeten dhe denohen nga 1 vite burge??? Do te hane pyka keta te drejtesise? Deri kur do tr vazhdohet keshtu,

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 13, 2025 at 4:56 am

    Këto me ligjet e buta për këto ngjarje, që duhet të konsiderohen makabritete, tregojnë mosfunksionim të drejtësisë, për këtë mund të bëhen dhe protesta mbarëpopullore.
    Programe të ndryshme televizive duhet të sensibilizojnë shoqërinë për këto probleme shqetësuese të shoqërisë shqiptare.
    Këto janë të rritur totalisht të papërgjegjshëm dhe kjo është veprimtari e plotë kriminale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?