Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore të vendit.
Kjo bazë e ndërtuar për herë të parë gjatë periudhës së komunizmit në vitin 1952, vjen tani me një infrastrukturë të re, moderne dhe me kushte bashkëkohore.
Sipas të dhënave, për këtë projekt janë investuar rreth 55 milionë euro, ku nga NATO u investuan afërsisht 50 milioneë euro dhe nga qeveria shqiptare rreth 5 milionë euro.
Nga ana tjetër, 3 dronë “Bayraktar” janë tashmë pjesë e arsenalit të forcave tona të armatosura. Dronët e blerë në Turqi, mbërritën në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjes në dhjetorit të vitit 2022.
Nisur nga kjo, “Scan Intel” ka kryer një analizë duke marrë në konsideratë të dhënat e publikuara nga “Global Firepower” në një indeks i cili e përcakton rezultatin e një shteti të caktuar në varësi të kapacitetit për t’u mbrojtur apo për të kryer operacione ushtarake.
Për llogaritjen e këtij treguesi merren në konsideratë faktorë si: numri i trupave ushtarakë, financat, teknologjia e artilerisë, aftësitë logjistike etj.
Shqipëria renditet në vendin e 90-të, nga 145 vende të botës, në indeksin e fuqisë ushtarake për vitin 2024, duke u përmirësuar, krahasuar me edicioninn e një viti më parë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat nga ky raport për të parë se sa e gatshme është Shqipëria të mbrohet përmes ajrit. Sipas të dhënave të indeksit vendi ynë disponon vetëm 19 avionë në total, ndërkohë nuk regjistron asnjë avion që përdoret për trajnim, asnjë avion luftarak, asnjë avion të misioneve speciale ushtarake dhe asnjë avion apo helikopter sulmues.
Pra sa i përket hapësirës ajrore Shqipëria renditet në vend të 100 nga 145 shtete në total. Por si krahasohemi me vendet e rajonit në këtë aspekt?
Edhe pse në indeksin e përgjithshëm renditemi në vend të dytë pas Serbisë, të dhënat sa i përket forcave ajrore nuk janë aq optimiste.
Shqipëria renditet e katërta në rajon pas Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas Kosovën dhe Malin e Zi. Të dhënat tregojnë se sa i përket renditjes së forcave ajrore Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë diferencë me një pozicion në renditje.
Megjithatë, inagurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri.
Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës, por sidomos mes vendeve të rajonit. Theksojmë se baza në Kuçovë është e vetmja baze e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, është në diskutim edhe ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Porto Palermo.
Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vend të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes, duke u rritur nga një vit më parë. Nga të dhënat e “Ministrisë së Financave” buxheti i vitit 2024 i Ministrisë së Mbrojtjes arrin në 48.3 miliardë lekë.
Në vitin 2018, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, për t`u ngjitur në plot 2% në vitin 2024, çka sinjalizon një rritje të fokusit të qeverisë ndaj mbrojtjes, por edhe një angazhim pak më të lartë për të arritur detyrimin si vend anëtar i NATO-s, me shpenzimet pranë 2% të PBB-së.
j.l./ dita

Nuk do të jetë në Porto Palermo, por në Porto Romano, tek Porti i ri i Durrësin. Rama i ka qejf emrat që vendosën fashistët italianë në Shqipëri. Porto Palermo, Porto Romano, Lungomare, etj., është kozmopolit, ske çfarë i thua! Nga ana tjetër shan në gjuhë të huaj Shqipërinë e dikurshme duke e quajtur Koreja e Veriut e Europës, apo kur erdhi Krushovi në vitin 1954 dhe jo 1959, shqiptarët thonin « ngrihuni nga vari o shqiptarë se n’a erdhi Krushovi »!!! Me sa duket në atë kohë i binte « maces me lugë » dhe ka dëgjuar ndonjë barcaletë që e ka marrë për të vërtetë!
NUK PASKAM MARRE VESH QE QENKA BERE REFERENDUM POPULLOR QE NATO TE MUND TE MARRE KUCOVEN
ASHTU SIC BERI RAMA REFERENDUM KUR SHITI PORTIN E DURRESIT
Patjeter se Kuçova do ndikoje ne renditjen me larte te Shtetit Ame, Shqiperise. Por, per ta ngritur edhe me larte Shqiperine, duhet krahu i Gjadrit, nje tjeter gjigand shqiptar qe i duhet Vendit, NATO-s dhe miqve tjere te Shqiperise e te popullit shqiptar…
Ushtria, armatimi dhe municionet na duhen si buka dhe uji…, per mbrojtjen e qenies sone shteterore dhe ekzistences tone kombetare…
DRENICA E KUQE
Pas 10 vjetesh erdhet tek Une.
Kam 10 vjet qe perseris:Vini ne pune fabrikat e armeve.o vetem kane leverdi ekonomike,se jane rentabel.Punesoni popullin.Ndihmoni Kosoven.
Sot qe po jua kerkon Ukraina,o burra kush te behet iniciator,patriot,Mor palaco !
Ky qe ka hall Turizmi,,do te gjuaje ne uje te turbull.
Po z. Demo plotesisht e vertet qe erdhi tek fala jote. E kishe permendur kete ide ne mos gaboj disa jave me pare ne komentet e tuaj. Ishe dhe generoz i fale 20% (sa per shaka kjo).
Por me beso nuk erdhi tek fjala jote, jo se i theriti zeri i arsyes, perdori logjiken ekonomike ose konceptin strategjik. Nuk eshte nga ata tipa vizionari qe shikon oportunite dhe ne raste lufte, megjithe qe ne dukje eshte “jo orthodokse” ne koncept.
Ndoshta e kam dhe gabim, ndoshta mbyll syte me qellim dhe nuk do te shikoj. Se me qene, qeveria qe ai drejton, nuk do te lejonte importin e naftes nga India, kur dihet qe India mund te kete kapacitete rafinuse, por kurre nuk kam degjuar te jete vend qe nxjerr nafte. Keshtu qe diku e merr naften bruto, Beje deduksionin vet se nga vjen. Ndoshta nga ana tjeter e gardhit te Ukraines.
Te jesh i bindur se erdhi aty, se dikush pas kuintave i ka shtrenguar k…et. Ndoshta vizita e atij macokut disa jave me pare. Kot po spekulloj me kete, sepse keto gjera nuk dalin ne gazeta.
BOLL U FRYTE SI GJELA MAJE PLEHUT O ZAGARE TE ENVERIT QE TANI KENI KALUAR YLBERIN DHE KELTHISNI, CIRRENI DHE NGAZELLEHEHENI ME NATON DHE IMPERIALIZMIN AMERIKAN QE ME KUCOVEN E SOVJETIKEVE DO TE SHPETOJE BALLKANIN NGA “VELLEZERIT E PERJETSHEM” TE LENINIT DHE STALINIT DHE TANI TE PUTINIT TE BASHKIMIT SOVJETIK.
prandaj:
Boll dhe aman me kete hiporizi dallkaukesh dhe na hiqni sysh keto fotografi idiote per Qyrtetin Stalin alias Kucoven plot me gerdalla aeroplanesh sovjetike komuniste, MIG -17 qe Bota i ka cilesuar me kohe si ARKIVOLE FLUTURUESE qe u kane marre jeten shume piloteve shqyptare.
Z.Capi!Flm per repliken miqesore!
Kam 10 vjet ketu ne komentet e gazetes Nerume qe i sugjeroj kryeministrit te riveje ne pune Fabrikat rentabel te armeve. Asgjesimi i Armatimit shqiptar u be per te grabitur Miljarda dhe per kete ndodhi tragjedia Gerdecit.
Justifikimi Parimor ishte:Jane jasht Standartit te NATOs.
A ishin predhat 155 mm te Obuzeve,A ishin predhat 2 metroshe te mortajave te renda jasht Standartit?,A ishin kallashnikovet jasht standartit,A ishin antitanket???? Me to po lufton Ukraina. Me keto luftoi Afganistani edhe kunder ruseve edhe kunder Amerikaneve,.Kallashnikovi fitoi luften ne Vietnam,,aq sa shefat e Ushtrise Amerikane u detyruan te nderrojne pushken e kembsorise amerikane qe mbinxehej dhe bllokohej nga uji.
-Sikur te kishim kallashnikove,do te kishim fituar luften-thonin ushtaraket amerikane ,pas Vietnamit.
E ke Inat,,eshte pune tjeter,.Po foli hakun asaj arme. Jo te sharrosh 2 miljon kallashnikove ne Shqiperi se gjete ca Zarbo te degjeneruar ne krye te shtetit shqiptar,qe mezi presin te vjedhin shtepine e shqiptareve..
Ne 2010 demo shoqeroi nje Delegacion te NATO bashke me ministrin Imami ne Mjekes per te Inaguruar 2 sharra ELEKTRONIKE qe kishin ardhur dhurate nga Anglia.Per TV e shumta qe ishin mbledhur u be nje expozim sharrimi i nje predhe mortaje te rende ,,qe ishte si flori,e mbeshtjelle me leter me graso,.
Ato sharrat anglese elektronike qe kishin mbledhur gjenerale dhe ministra,nuk ishin gje tjeter vecse sharrat kineze qe kishin gjithe fabrikat mekanike,bile ato te kombinatit Autotraktoreve kane qene me moderne.
Keta hajduterit me uniforme ,pa uniforme i quanin elektronike sepse komandoheshin me pult komandimi nga distanca,kurse sharrat kineze komandoheshin me buton elektrik.
Ne konferencen per shtyp me gazetare e pyeta ministrin Imami:-Perse nuk vihet ne pune jo per te sharruar predha,por per prodhimin e Exploziveve te cilesise se larte,per qellime Civile,kombinati SUEDES i Mjekesit?
Sepse me sa di une asnje stok nuk i ka mbetur nga prodhimi,Ka kerkesa tregu i jashtem per prodhimin cilesor te ketij Kombinati? E dini si mu pergjigj? – Ne i mbyllem,ti kerkon ti hapesh.
Ay justifikimi per te mbrojtur popullsine nga armet,,pas Gerdecit,ishte nje Hypokrizi djallezore per te mbuluar gomarlleqet e kryehajdutit Sali Berisha,qe do praktikonte kerricin Shkelzen si te behej tregtar armesh,.Armatimi Shqiptar ka qene me i sigurti ne Bote i magazinuar ne Tunele nentokesore me rregulla Strikte Ushtarake,ku as enver Hoxha nuk mund te nxirrte material ushtarak ,pa KALUAR NE ZINXHIRET E KOMANDIMIT.
po kur armet dhe explozivet (me te fuqishem ne bote,per rraketa,mina,Predha,qe prodhonte Mjekesi),bien ne dore te spurdhjakut te llastuar te Saliut,,Kataklizmoja do ndodhi.
Plaseni brenda maskarane,se prape kapardiset me canten e zeze,krimineli qe groposi 26 njerez dhe NUK KA PAGUAR.
VO:
-Ndërtimi bazës së NATO në Kuçovë,veç anve pozitive për mbrojtjen e Shqipërisë dhe më gjërë,është nië formë ATOKRITIKE E SHBA ndaj Shqipërisë:
1.S.Berishën në pushtet e MIRATUAN AMERIKANËT,Pasi Ambasadori Rayrson i përgatiste fjalimet dhe i dëgjonte PORDHËT SALIUT,Azemt,Gramozit.. kur deklaronin të shkatërrojmë me themel Komunizmin e E.Hoxhës me teorinë SHOCK,me çekun e bardhë..për të dërguar për SKRAP të gjitha armët e municionet e vëndit të parin në ballkan,ku 350 mild $(130 mild.$ pasuri ushtarake) shkuan bë xhepat e hajdutërisë berishiste 1992-2013..dhe nuk u dha llogaribë për Asgjë.
-Vetëm GTURI,MISRI,etj për ushqime..Armatime e municione ishin të siguruara për 20 vite luftë.
• Në Poçem të Ballshit i Pash me sy se si u Vodhën për 5 ditë-natë me mbi 100 ÀTOBOTE-MAUNE.. nga gjithë Shqipëria.. GRURI,NAFTA,BENZOLI,VAJGURU,ARMË,MUNICIONE..(vetën babë e nënë nuk kishte)të vendosura në STREHIM N/TOKSOR MODERRN..nga bandat e Sb 97..Aty Pash se si filloi lufta konkurrente midis BANDAVE që qëllonin mbi turmat..ku u lan disa të vdekur..!
-Nëse nuk arrestohet Sb,Im-familjarisht..dhe të SEKUESTROHET pasuria e vjedhur Shqipëtarve që nga 1992..nuk do të ket kurrë PAQE DHE RRITJE EKONOMIKE NË SHQIPËRI EDHE PËR 34 VITE TË TJERA..!
Enciklopedi e gjalle Demo per ner.
Kurse Ethemi i hiperbolizon gjerat. Nuk ka pas Shqiperia 350 miliard dollare pasuri ushtarake, mundet deri ne 5 miliard, me shume nga Kina. Dhe Kina i dhe ndihmat se Mao ra ne dashuri shume me Beqirin. Kur u takua me Beqirin Mao e pyeti: “Une vetem shkollen e mesme kam bere. Po ti?”. “Edhe une vetem te mesmen”, i tha Beqiri me gezim. pastaj Mao vazhdoi: “Ata qe bejne shkollen e larte, jane me shume te prirur per t’u bere borgjeze dhe armiq. Mua me kane vene shume emra “Timionieri i Madh”, “Dielli i Kuq” “Notari i Madh”, “Mesuesi i Madh, por mua me pelqen te me quajne vetem “Mesuesi i Madh”.
Mao nuk i lau kurre dhembet me furce e kolinoz, se thoshte qe mikro-organizmat e gojes, nuk duhet te asgjesohen.