Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shitën dhuratat shtetërore, sërish dënim për ish-kryeministrin e Pakistanit dhe gruan e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shitën dhuratat shtetërore, sërish dënim për ish-kryeministrin e Pakistanit dhe gruan e tij
BoteLajmi i fundit

Shitën dhuratat shtetërore, sërish dënim për ish-kryeministrin e Pakistanit dhe gruan e tij

Published: January 31, 2024
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Khan, janë dënuar secili me nga 14 vjet burgim lidhur me shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore, tha partia e tij më 31 janar.

Në këtë vendim po ashtu përfshihet përjashtimi për dhjetë vjet i mbajtjes së ndonjë posti publik, tha partia e Khanit, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI). Bushra Khan, që njihet më shumë si Bushra Bibi, u arrestua pak pas vendimit, tha PTI.

Dënimi i shqiptuar nga një gjykatë në Islamabad për këtë rast të korrupsionit vjen një ditë pasi Khan u dënua me dhjetë vjet burgim për një rast tjetër, pasi u gjet fajtor se kishte zbuluar sekrete shtetërore.

- Publicitet -

Dy dënimet ndaj ish-kryeministrit vijnë një javë para se në Pakistan të mbahen zgjedhjet kombëtare.

“Edhe një ditë e trishtuar në historinë e sistemit tonë gjyqësor, i cili po shkatërrohet”, tha për mediat ekipi i Khanit, duke mohuar akuzat.

“[Gjatë gjykimit] nuk u lejua që të merreshin në pyetje dëshmitarët, nuk pati argumente përmbyllëse dhe vendimi doli si i paracaktuar. Ky është vendim qesharak që do të sfidohet”, tha ekipi.

Në gusht të vitit 2023, një gjykatë tjetër dënoi me tre vjet burgim Khanin pasi e gjeti fajtor se kishte shitur dhurata në vlerë prej 501.000 dollarësh, që ishin në pronësi të shtetit dhe të njëjtat ai i kishte pranuar gjatë mandatit të tij si kryeministër nga viti 2018 deri më 2022.

Vendimi i së mërkurës nuk lidhet me rastin paraprak, por ka të bëjë me rastin e iniciuar pas hetimeve të kryera nga trupi kryesor në Pakistan kundër korrupsionit, Byroja Kombëtare e Llogaridhënies, institucion që po ashtu ka ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortes së Khanit në këtë rast penal.

Dënimi paraprak prej tre vjetësh burgim më herët ishte pezulluar, por Khan vazhdon të qëndrojë prapa grilave për shkak të disa rasteve të tjera. Ai ka deklaruar se ligjshëm i ka pranuar dhuratat shtetërore.

Zyrtarët qeveritarë kanë pretenduar se ndihmësit e Khanit i kanë shitur këto dhurata në Dubai.

Një dënim paraprak i shqiptuar ndaj Khanit, 71 vjeç, rezultoi me një ndalesë pesëvjeçare për mbajtjen e posteve publike, duke i pamundësuar ish-kryeministrit që të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit. Megjithatë, pas vendimit të shqiptuar të mërkurën, Khan nuk do të mund të mbajë një post publik deri në moshën 81-vjeçare.

Përderisa Khan është gjetur fajtor në dy raste të ndara, ky është dënimi i parë i shqiptuar ndaj bashkëshortes së tij Bushra. Çifti është martuar më 2018, disa muaj para se Khan të zgjidhej kryeministër për herë të parë. Kjo është martesa e tretë e Khanit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    January 31, 2024 at 11:59 pm

    Para 40 vitesh gjate ne vizite ne Amerike, Gorbacovi i dhuroi Gjeneralit Kolin Power nje pushke gjahu. Ai e dorezoi kete pushke organeve te shtetit. Pastaj Gjenerali pyeti se a mund ta blinte kete pushke. I thane po dhe e bleu per $5,000.00. Me dollarin e sotshem kjo shume mund te jete $40,000.00

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Niku on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Luan on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Po mor po on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Eno on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?