Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë, reagimet e ndërkombëtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë, reagimet e ndërkombëtarëve
AktualitetBote

Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë, reagimet e ndërkombëtarëve

Published: March 23, 2024
Shpërndaje

Numri it ë vdekurve nga sulmi tërrorist në Moskë ka shkuar në 115, sipas të dhënave të fundit. Mediat ruse raportuan se gjatë kërkimeve në rrënoja shërbimet e urgjencës gjetën më shumë trupa.

Të lënduar mbetën gjithsej 145, por siç kanë paralajmëruar autoritete ky numër pritet të rritet. Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë deklaruar se të dyshuarit që fshihen pas sulmit terrorist me të paktën 93 viktima në bashkinë e qytetit Crocus po tentonin të kalonin në Ukrainë.

Komiteti hetimor i Rusisë ka raportuar se katër persona  të lidhur drejtpërdejt me sulmin u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk. Ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sulmin terrorist në periferi të Moskës. Ndërkohë dy prej terroristëve u kapën teksa tentuan të largoheshin me makinë në rajonin e Bryansk.

- Publicitet -

Një i dyshuar u ndalua në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri u largua dhe u arrestua më vonë. Rajoni i Bryansk ndodhet në kufirin rus me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Kancelari gjerman Olaf Scholtz shprehu gjithashtu dënimin e tij të qartë për sulmin e tmerrshëm terrorist kundër spektatorëve të pafajshëm në një koncert në Moskë, i cili mori jetën e 115 njerëzve.

“Ne po mendojmë për familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarit”, tha Scholtz në një mesazh të postuar në rrjetet sociale X.

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock tha se dënon terrorizmin frikacak dhe çnjerëzor, kudo që është, duke deklaruar se qëndron pranë familjeve të viktimave.

“Njerëz të pafajshëm që thjesht donin të shkonin në një koncert rock u vranë me gjakftohtësi,” tha ajo në një postim në X. “E gjithë zemra jonë është me popullin e Rusisë”, shtoi ajo.

Ministri gjerman i Financave Robert Habeck shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe bëri thirrje që të hidhet dritë sa më shpejt mbi këtë sulm.

Edhe sekretari i jashtëm i Britanisë dënoi në termat më të ashpër të mundshëm sulmin terrorist vdekjeprurës të kryer pranë Moskës.

“Britania dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin terrorist vdekjeprurës”, tha David Cameron në një postim gjithashtu në platformën X. “Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave të shumta. Asgjë nuk e justifikon një akt të tillë dhune”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmin terrorist në Moskë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist në Moskë. Humbja e jetëve të pafajshme kudo është një tragjedi njerëzore dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, thotë Presidenti i Këshillit Evropian, në një postim në X.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • aktualiteti says:
    March 23, 2024 at 4:36 pm

    ISIS ka mohuar perfshirjen ne aktin terrorist ne Moske duke pergenjeshtruar Reuters e BBC qe nxituan ta paraqesin si sulm te tyre. Rusia ka arrestuar pergjegjes per atentatin ne Bryansk ne kufi me Ukrainen.
    Nese del Ukraina pas atij akti terrorist kjo do ta coje pershkallezimin e konfliktit Rusi-Perendim ne nje stad tjeter..

    Reply
  • Sylejman Pireva says:
    March 23, 2024 at 7:56 pm

    Ky eshte nje akt terrorist, pavaresisht se me cilin shtet ndodh; shikuesit edhe po te ishin perkrahes te Putinit xhelat, ata ishin ne salle per tjeter qellim dhe nuk ishin te armatosur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?