Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria dhe shqiptarët sipas një studenti nga Indonezia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqipëria dhe shqiptarët sipas një studenti nga Indonezia
KryesoreKultureLajmi i fundit

Shqipëria dhe shqiptarët sipas një studenti nga Indonezia

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

“Mendoja se duke jetuar dhe studiuar në Shqipëri, do të mund të udhëtoja nëpër Europë. Doja ta vizitoja anë e kënd e të bëja video për kanalin tim në Youtube dhe të intervistoja njerëz të ndryshëm. Kur erdha këtu, më mori shumë kohë të vizitoja së pari Tiranën dhe qytetet e tjera në Shqipëri. Gjithçka ishte ndryshe nga çka prisja…” – thotë në këtë intervistë për gazetën DITA, një i ri student nga Indonezia, i cili jeton në Tiranë dhe është shfaqur më herët në disa televizione shqiptare duke kënduar shqip.

“Njerëzit më thonë shpesh: “Pse shkove në Shqipëri për të studiuar, ka qindra universitete në Indonezi…” tregon ai.

Dhe ka disa përgjigje interesante për Shqipërinë dhe shqiptarët.

- Publicitet -

Me Anpasin, ose Kimin, siç e thërrasin në Shqipëri bisedoi pedagogia e tij, bashkëpunëtorja e gazetës DITA, profesore Edona Llukaçaj.

 

Përshëndetje Anpas, apo si ke zgjedhur të të thërrasin në Shqipëri “Kim”. Është kënaqësi të flasim sëbashku në një tjetër kontekst.  Ky është viti i tretë që ti jeton e studion në Shqipëri dhe dukesh se je përshtatur mjaft mirë në një vend shumë larg e shumë ndryshe nga Indonezia. Gjithsesi do ishte interesante të “shihnim” Shqipërinë përmes perspektivës tënde, të një studenti të suksesshëm të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, kryeredaktorit të revistës studentore, që këndon mbështjell me flamurin kuq e zi “Mora fjalë”.  Përse zgjodhe të vish pikërisht në Shqipëri? Kishe dëgjuar më pare për të?

Të them të drejtën, unë nuk kam pasur aspak njohuri për Shqipërinë, derisa m’u dha mundësia të studioj këtu.  Asokohe, isha 21 vjeç dhe për shumicën e universiteteve në Indonezi, ky ishte kufiri i moshës së pranimit në universitet. Aplikova dhe fitova një bursë studimi në Tajvan. Por, fatkeqësisht bursa u anulua. Prandaj, unë nuk pata mundësi të aplikoja për të studiuar në universitet në Indonezi.

Atë vit, fillova të mësoj gjuhën angleze. Dhe kur isha në gjendje të flisja mirë anglisht, fillova të ëndërroja të studioja jashtë vendit. Kishte mjaft programe, por shumica prej tyre kishin kërkesa të ndërlikuara për një person si unë, që vinte nga një fshat i largët. Kam hequr dorë shumë herë dhe fillova të bëj punë të ndryshme, duke u përpjeku të harroj ëndrrën time për të shkuar në universitet.

Më vonë, rastësisht, pashë online një postim për disa bursa studimi.  Shumica e tyre ishin në Azi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë në këtë listë.  Ndonëse një vit me vonesë prej Covid-19, më në fund erdha në Shqipëri. Pritja ime u shpërblye, megjithëse erdha në Shqipëri sepse ishte e vetmja mundësi që kisha.

Para se të vija, bëra një kërkim të vogël rreth vendit, për të krijuar një ide rreth tij dhe kulturës së tij. Nuk e kam pasur kurrë problem vendin ku do të jetoja. Kërkova të dija më shumë për Shqipërinë, thjesht, që të kisha informacion për t’i treguar familjes sime për vendin ku po shkoja.

Megjithëse, nuk ishte plani im të studioja këtu, duhet të them se tani jam shumë i kënaqur që jam këtu. Gjithmonë kam besuar se kudo që të jemi, jemi ne ata që vendosim se çfarë jete bëjmë. Si një vend edhe një vend tjetër, ka gjithmonë gjëra të mira për të ofruar. Zgjedhja është e jona.

Një tjetër zgjedhje interesante është se në Shqipëri ti studion Gjuhë dhe Letërsi Angleze? Sërish diçka rastësore apo një dëshirë e vjetër?

Të jem i sinqertë, Gjuha dhe Letërsia Angleze nuk ka qenë as në planet as në ëndrrat e mia. Ku isha në shkollë të mesme, më pëlqenin shumë lëndët shoqërore, edhe muzika, arti e sporti por besoja se duhej të bëhesha inxhinier.

Por me kalimin e kohës, kuptova se kam një interes të madh për gjuhët. Gjuha dhe Letërsia Angleze dukej se ishte vendi i duhur për mua. Për më tepër, ky program nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën, por edhe me kulturën, letërsinë, shkencat e tjera humane dhe njerëzit.

Prandaj, mund të them se edukimi që po bëj po i përmush pritshmëritë e mija, madje po më pëlqen gjithnjë e më shumë. Në fakt, nuk kisha pritshmëri specifike.., pasi për mua dhe për familjen time, mundësia për të studiuar në universitet është vërtet një ëndërr e bërë realitet.  Dhe jam në gjendje t’i përballoj me sukses kurset.

Njerëzit më thonë shpesh: “Pse shkove në Shqipëri për të studiuar anglisht, ka qindra universitete në Indonezi, disa prej tyre mund të jenë edhe më të mira” e kështu me radhë por përgjigja ime është gjithmonë, “Mund të keni të drejtë, mund të ketë shumë universitete më të mira se ai ku unë studioj. Por ata mund të mos kenë diçka që ky e ka.”

Fati më ka sjellë këtu dhe besoj shumë se duhet të ketë arsye pse jam këtu në këtë vend në këtë universitet. Në fakt, unë jam njeri që mundohem të shoh më të mirën në gjithçka, të jem i lumtur kudo që jam dhe me çfarëdo që më jepet.

Më trego për jetën tënde në Shqipëri. Është si e prisje para se të vije?

Mendoja se duke jetuar dhe studiuar në Shqipëri, do të mund të udhëtoja nëpër Europë. Doja ta vizitoja anë e kënd e të bëja video për kanalin tim në Youtube dhe të intervistoja njerëz të ndryshëm. Kur erdha këtu, më mori shumë kohë të vizitoja edhe Tiranën e qytetet e tjera në Shqipëri.

Gjithçka ishte ndryshe nga çka prisja. Mësove se më duhej vizë për të udhëtuar në shtetet europiane. Gjithashtu, është pak e vështirë të gjesh njerëz që janë të gatshëm të intervistohen. Në Indonezi, të gjithë janë të gatshëm, madje krenarë, kur i interviston, por këtu është ndryshe. Nuk duan, largohen.

Moti është pjesa më sfiduese për mua. Nuk e përballoj dot të nxehtin në verë dhe gjithashtu është e vështirë për të mbajtur një gjendje të qëndrueshme emocionale në dimër. Meqë përmenda dimrin: mendoja se, në dimër, në Europë binte borë. E imagjinoja veten duke ndërtuar plak bore në kampus e duke shkuar në universitet teksa ecja mbi borë. Fatkeqësisht, thjesht ka ngelur në imagjinatën time.

Edhe edukimi është ndryshe nga sa e prisja.  Mënyra e mësimdhënies është thuajse njësoj. Por me çfarë kam vënë re, shumica e universiteteve janë të fokusuara në pjesën akademike dhe nuk kanë të njëjtën vëmendje për gjërat joakademike.

Është disi sfidë për mua sepse jam mësuar të punoj shumë për gjëra joakademike, duke krijuar produkte e organizuar aktivitete me muzikë dhe art në evenimente të ndryshme. Megjithatë, po mundohem të përshtatem. Me kanë ndihmuar disa profesorë të përshtatem.

Si është të jesh “dukshëm i huaj” në vendin tonë?  

Ka sfidat dhe benefitet e veta. Sfidat kanë qenë të mësoj gjuhën shqipe dhe të mësohesha me kulturën për të kuptuar njerëzit. Mund të them, që tani që flas më mire gjuhën shqipe, njerëzit më trajtojnë shumë mirë. Mendoj se është diçka e rrallë të gjesh të huaj që flasin shqip.

Sa herë dikush përpiqet të tallet me mua duke më thirrur: “Kina ose Japonia”, zakonisht i përgjigjem duke u thënë fjalë shqipe. Ata ndryshojnë menjëherë sjellje dhe tregohen të dashur me mua.  Shqiptarët janë krejt ndryshëm nga ajo që ne, indonezianët, mendojmë për europianët.

Ne mendojmë se europianët janë individualistë, të mbyllur dhe aspak miqësorë.  Por shqiptarët janë miqësorë dhe shumë mikpritës, veçanërisht të vjetrit. Shumë pak nuk kanë qenë të mire me mua.

Me përjashtim të atyre shumë pak njerëzve, shqiptarët i trajtojnë të huajt me përzemërsi. Kjo më jep atë ndjesinë sikur jam në shtëpinë time. Përsëri, mund të them që jam me fat që jam këtu në Shqipëri.

Pra ti e flet mire shqipen? Ndonëse ne po komunikojmë në anglisht, ti e ke shqipen përzemër?

Më pëlqen të mësoj gjuhë të ndryshme, të mësoj për historinë kulturore të tyre. Njerëzit më thonë se gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vështira në botë dhe unë jam deri diku dakort. Prandaj, për mua të flas shqip është më e vështirë se të flas anglisht, koreançe apo turqisht.

Por shqipja më tërheq, më vjen interesante. Por është shumë e vështirë të gjesh burime për ta mësuar. Fatmiresisht, kam gjetur një kanal youtube që e shpjegon shumë mirë gramatikën. Por nuk po punoj shumë me shqipen. Nuk kam durim të shoh shfaqje televizive shqiptare dhe të lexoj libra në gjuhën shqipe. Vetëm dëgjoj muzikë dhe e flas për t’u praktikuar. Prej studimeve dhe punës është pak e vështirë t’i dedikoj shumë kohë mësimit të gjuhës. Gjithsesi, i kam premtuar vetes që, në fund të këtij viti akademik, do të flas shqip rrjedhshëm.

Të pëlqejnë vërtet kaq shumë Shqipëria e shqiptarët?

Po, më pëlqejnë. Më pëlqen natyra. Indonezia ka natyrë shumë të pasur, por në Shqipëri ka diçka tjetër: malet nuk janë tepër të larta dhe ndodhen jo shumë larg nga vendet e banimit. Ndërsa në qytetet tona nuk merr dot frymë. Me fjalë të tjera, në Indonezi natyra dhe qyteti janë të ndara, ndërsa këtu, në Shqipëri, mund t’i shohim të dyja bashkë.

Më pëlqen se si shqiptarët festojnë. Vallëzimet, arti dhe muzika shqiptare janë tërheqëse. Veçanërisht, muzika tradicionale. Në fakt, kam mësuar disa këngë shqiptare, si “Valle Kosovare”, “Xhamadani Vija Vija”, dhe “Mora Fjalë”.

I këndova dhe për festat e Nëntorit në universitet. Ishte shumë bukur. Ndjeva mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve aty. Në fakt, muzika juaj tradicionale është mjaft e ngjashme me një lloj muzike indoneziane të quajtur “Dangdut”. Prandaj, kur miqtë e mi indonezianë shikojnë performancat e mia, thonë se po këndoj “Dangdut” në shqip.

Më pëlqejnë shumica e gjërave, ndërsa me ushqimin, jam ende duke u përpjekur të mësohem.

Vetëm me ushqimin s’je mësuar? Ndonjë gjë tjetër që do doje të ishte ndryshe? 

Me sa kam parë, nuk është shumë e mundur të gjesh programe, organizime dhe evente që i japin mjaftueshëm hapësirë ​të rinjve për të krijuar diçka të madhe. Sipërmarrja dhe kreativiteti në brezin e ri nuk janë shumë të zhvilluara. Të rinjtë shqiptarë duket se janë kaq të paangazhuar edhe kur janë shumë të aftë. Kjo shkakton konkurrencë të ulët. Pra, ajo që unë ndjej, si i huaj, është se kam vështirësi të gjejmë shkas për t’u përmirësuar. Shumica e njerëzve janë kaq të qetë dhe nuk kanë vullnet për të konkurruar as me veten.

Ndërsa në Indonezi – mendoj se është tipike në Azi – ne konkurrojmë shumë. Konkurrenca është një prej mënyrave tona për t’u zhvilluar dhe është pak e vështirë të bëjmë para këtu, sepse nuk marrim shtysë nga mjedisi. Përkundrazi, priremi të përshtatemi me hapin e të rinjve këtu. Gjithsesi, është vetëm çështje e stilit të jetës.

Shqiptarët janë të prirur të kenë karriera në zyra shtetërore ose të punësohen diku. Ndërsa në Indonezi ne priremi të bëhemi profesionistë të pavarur, sipërmarrës, krijues. Zakonisht, zhvillimi jonë në këtë mënyrë nxitet nga shkollat dhe programet qeveritare që kur jemi në shkollën fillore.

Ti je shprehur se do doje të kishe pasaportë shqiptare. Dëshiron të jetosh në Shqipëri pas përfundimit të studimeve?

Do doja të kisha pasaportë shqiptare që të vizitoja Europën pa problem vize, të them të drejtën.

Nuk e di a do jetoj në Shqipëri pasi të përfundoj studimet. Mendoj se ende nuk e njoh mjaftueshëm mirë këtë vend, edhe pse e dua fort. Këto vite, kryesisht, kam bërë jetë studentore. Për një vendim kaq të madh, mendoj se duhet të ekspozohem më shumë ndaj jetës reale, si mundësitë e punësimit apo biznesit, sistemit në përgjithësi, rregullave të shkruara dhe të pashkruara të shoqërisë dhe shumë gjëra të tjera.

Nuk e kam problem të jetoj askund, aq më pak në Shqipëri, për sa kohë mund të jem një individ i vlefshëm për shoqërinë.

Së fundmi, përveç pasaportës për të shëtitur, a mendon se Shqipëria ofron mundësi zhvillimi dhe integrimi për të huajt, sidomos ata që nuk vijnë nga Perëndimi, dhe që mund të bëhen pjesë në zhvillimin e vendit?

Ka shumë gjëra që të huajt mund të bëjnë në Shqipëri për të zhvilluar veten, për të ndërtuar një jetë të mire këtu, por edhe duke marrë pjesë në zhvillimin e vendit. Megjithatë, pa e ditur se si funksionon sistemi këtu, të huajt mund të vuajnë pak.

Unë e shoh Shqipërinë si një vend që po zhvillohet në shumë aspekte. Sektori i ndërtimit, i medias dhe argëtimit, i tregtisë, por edhe bizneset e tjera. Në objektivin tim si i huaj, Shqipëria mund tu ofrojë mundësi të panumërta si vendasve edhe të huajve dhe të zhvillohet edhe më kështu.

Të falenderoj Kim dhe suksese në rrugëtimin tend.

Faleminderit ju për mundësinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ¿? says:
    December 7, 2023 at 8:40 pm

    Ketij lalit i paska ngec Shqiperia ne dore. Me nje fjale nuk hongri dot pulen, tashti po ha sorren.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  • Tymnaja e “patriotëve”
  • “Muzeu” i babëzisë
  • Atdheu ynë nuk është resort:
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk harrojmë Gërdecin dhe 21 Janarin

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?