Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gonzato: Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gonzato: Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE
KronikeLajmi i fundit

Gonzato: Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

U mblodh sot Këshilli Kombëtar i Integrimit (KKIE), që ka të bëjë me raportimin e deritanishëm dhe ecurinë e procesit ligjor dhe politik të integrimit të vendit drejt BE-së.

I pranishëm në këtë takim edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryetarja Jorida Tabaku, deputete e PD-së dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Integrimit, si dhe Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore.

Ambasadori Silvio Gonzato është shprehur se Shqipëria ka pasur progres në negociatat me Bashkimin Europian, por theksoi se sfida e vërtetë s’është hapja e grupkapitujve, por kryerja e reformave.

- Publicitet -

Ai shtoi se BE mbështet qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027.

“Për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme”, deklaroi Gonzato.

“Kemi pasur progres në negociatat me BE. Çelja e negociatave për grupkapitullin 2, që është tregu u brendshëm, dhe grupkapitullin 3, që është konkurrueshmëria është gati duke u arritur. Shqipëria ka çuar qëndrimin e vet negociues 10 ditë më parë dhe BE po përgatit qëndrimin e vet që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpresojmë që të gjithë grupkapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është hapja e grupkapitujve por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat.

Ndaj mbështesim objektivin dhe qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme.

Në përgjithësi dëshiroj të theksoj edhe rëndësinë që ka roli dhe puna e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi, për ti ndihmuar dhe për të promovuar barazinë. Kam besimin qe Kuvendi i ri do të marrë hapat e duhur dhe më në fund do të emërojë Komisionerit të ri, sepse mandati i komisionerit të tanishëm ka kaluar kohë më parë. BE do të mbetet krah jush në mbështetje tuaj”, deklaroi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Dashi says:
    March 11, 2025 at 5:59 pm

    Ka pasur progres pa diskutim zoti ambasador , kjo është e njohur nga të gjithë . Po kujt ia thua ? Janë nja 5-6 mbeturina shpellareske , me nga 3-4 pseudonime , që nuk pushojnë së nxiri qeverinë dhe vetë Shqipërinë . Këta janë : demo , infoanalitikë , Aldrinp , Katiu , Phoenix , e nja dy zagarë tjerë ; pa përmëndur këtu pjellën më të qelbur që mund të ketë bërë një nënë intelektuHalenë . Nejse , 11 maji i ndan punët , deri atëhere le të lehin .

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    March 11, 2025 at 11:58 pm

    Ne se ne shqiperi fiton NON GRATA edhe per pesdhjet vjet te tjera nuk do te kete arritje ne BE. Jana ata qe e sakatuan Shqiperin se Shqiperia do te ishte e para qe do te futej ne BE ! Prandaj Shqiperise i duhet edhe nje mandat te jet ne Drejtim Qeveria Socialiste qe Shqiperia ti Bashkohet BE-se te pranohet ne gjitin e Saje !

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    March 12, 2025 at 8:28 am

    Nje gje duhet te dije Dashi dhe Aliu nga Selenica, qe ai Berisha ( dhe ai mos ardhte me kurre ne pushtet ) do e kish futur Shqiperine ne BE 100x me shpejt nese Rama nuk do kishte bllokuar ato 3 ligje , megjithate fale opozites,PD-es sot shqiptaret levizin te lire, fale opozites sot Shqiperia eshte ne NATO dhe fale opozites sot 1/2 e popullsise shqiptare eshte me dokumenta Europiane .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?