Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, së bashku me Helvetas dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, organizuan ditën e djeshme seminarin dedikuar Ndryshimeve Klimatike, me të ftuar kryesore Rupa Mukerji, eksperte ndërkombëtare dhe bashkautore e raportit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Ky seminar ishte një hapësirë diskutimesh me aktorë të ndryshëm, nga sektori privat, academia dhe përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërlidhja dhe bërja bashkë e këtyre aktorëve përmes këtij seminari synon të nxisë diskutimin publik dhe ndërgjegjësimin lidhur me temën, duke u bazuar në raportin e IPCC.

Rupa Mukerji, bashkë-autore e studimit tregon se Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga ngrohja globale, por u ndal dhe në mundësitë që ka Shqipëria dhe sektori privat nëse ndërmarrin hapat e duhura.

- Publicitet -

“Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara krahasuar me vende të tjera në Europë. Ka rreziqe si tërheqja e detit, dalja e lumenjve nga shtrati dhe rritje të temperaturave. Të gjitha këto kanë ndikim të madh në mjedis. Shqipëria duhet të punojë me përmirësimin e shërbimeve të agroturizmit, të menaxhimit të mbetjeve. Duhet të jepen informacione të shpejta dhe të vazhdueshme te fermerët, tek punonjës të sektorit të turizmit, pasi kjo është një mundësi e mirë edhe për tu zhvilluar”, tha Mukerji.

Gjatë seminarit u prezantuan studime nga akademia, si dhe veprimet dhe masat e ndërmarra nga aktorë publikë dhe privatë në menaxhimin e mbetjeve. Por pavarësisht kësaj, niveli i ndërgjegjësimit mbetet i ulët. Kjo për shkak edhe se kompleksiteti i temës është i lartë. Bazuar në raportin e gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) diskutimi u fokusua më tej dhe në mënyrat se si gjetjet kryesore mund të çojnë në më shumë ndërgjegjësim, të nxisin veprime, por edhe se si shkenca klimatike mund të trajtojë më tej punën dhe politikat për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot
  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve
  • VIDEO: Ambasadori i ri, takim në SPAK, shoqërohet nga një grup senatorësh amerikanë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?