Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune
AktualitetEkonomi

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune

Published: February 15, 2026
Shpërndaje

Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se raporti i varësisë së të moshuarve, pra numri i personave 65 vjeç e lart në raport me popullsinë 15-64 vjeç, është rritur nga 18.2% në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Brenda një dekade, ky tregues është rritur me 15.1 pikë përqindje, rritja më e lartë mes të gjitha vendeve të përfshira në tabelë.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rritur nga 29.0% në 34.5% (+5.5 pikë përqindje), Shqipëria jo vetëm që ka pasur një rritje gati trefish më të shpejtë, por në vitin 2025 i afrohet ndjeshëm nivelit mesatar të BE-së. Me 33.3%, Shqipëria tashmë është vetëm 1.2 pikë përqindje poshtë mesatares europiane.

Në rajon, situata paraqitet po ashtu dinamike. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje prej 10.7 pikësh (nga 18.0% në 28.7%), Serbia 8.7 pikë (deri në 36.2%), ndërsa Mali i Zi 6.4 pikë (deri në 26.6%). Edhe pse Serbia mbetet me nivel më të lartë se Shqipëria, ritmi i plakjes në vendin tonë është dukshëm më i shpejtë.

- Publicitet -

Në Europë, pas Shqipërisë, rritjen më të fortë e ka shënuar Moldavia me +14.1 pikë përqindje, e ndjekur nga Polonia me +10.5 dhe Maqedonia e Veriut me +10.7. Në anën tjetër, vende si Luksemburgu me +1.5, Suedia me +2.3 apo Austria me +3.5 kanë pasur rritje shumë më të moderuara.

Në vitin 2025, vendet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë Italia me 39.0%, Bullgaria me 38.7%, Portugalia me 38.6% dhe Finlanda me 38.1%. Shqipëria me 33.3% ndodhet në një nivel të ndërmjetëm, por me një trajektore shumë më të pjerrët se shumica e vendeve të BE-së.

Ky ndryshim i shpejtë tregon një transformim të thellë demografik. Rritja e fortë e raportit të varësisë lidhet me emigracionin e lartë të popullsisë në moshë pune dhe rënien e lindshmërisë siç raportuan pak ditë më parë edhe shifrat e INSTAT. Praktikisht, çdo 100 persona në moshë pune në Shqipëri, sot mbajnë mbi 33 të moshuar, ndërsa një dekadë më parë mbanin vetëm 18.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Yyyp xhixhi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. sela on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Detari on VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  4. Kasemi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Lani on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?