Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë: Do e furnizojmë Ukrainën me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia e Bardhë: Do e furnizojmë Ukrainën me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore
AktualitetBote

Shtëpia e Bardhë: Do e furnizojmë Ukrainën me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në botë thonë se do ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”, pas sulmeve me raketa të Rusisë në fillim të kësaj jave. Aleatët perëndimorë pritet që së shpejti të vendosin nëse do të miratojnë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për sisteme moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore.

Sulmet ajrore të Rusisë në Ukrainë ditën e hënë vranë të paktën 19 persona, duke nxitur një takim urgjent virtual të udhëheqësve të vendeve më të pasura në botë, G-7, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ditën e martë.

“Kemi një deklaratë të detajuar nga grupi i shtatëshes se të gjithë ata që janë përgjegjës për terrorin kundër Ukrainës do të sillen para drejtësisë. Duke filluar nga udhëheqja aktuale e politikës ruse e duke përfunduar me të gjithë ata që u shërbejnë këtyre interesave terroriste”, tha zoti Zelenskyy.

- Publicitet -

Udhëheqësit e G-7 koordinuan përpjekjet për t’i ofruar Ukrainës ndihma ekonomike, sigurie dhe humanitare, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Presidenti Biden diskutoi me partnerët e G-7 se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku që aftësitë e mbrojtjes ajrore për Ukrainën të kenë përparësi, e cila ka qenë dhe do të jetë përparësi e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Pas valës së re të sulmeve ruse, Shtetet e Bashkuara përshpejtuan dërgimin e sistemeve të përparuara të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë, një paketë ndihmash që ishte miratuar nga qeveria amerikane në qershor.

Moska, e cila ka thirrur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, tha se shtimi i ndihmave ushtarake perëndimore për Ukrainën nënkupton përshkallëzim të mëtejshëm dhe përplasje të mundshme mes Rusisë dhe NATO-s.

Por vëzhguesit thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë të domosdoshme jo vetëm për të mbrojtur civilët, por për të krijuar një ndjenjë normaliteti në Ukrainë.

“Të përpiqemi të kthejmë disa nga ukrainasit që kanë ikur që nga sulmi rus. Synimi i presidentit Zelenskyy është të rindërtojë ekonominë e Ukrainës, e cila ka marrë një goditje të rëndë nga sulmi i Rusisë”, tha Becca Wasser nga “Qendra për Sigurinë e Re Amerikane”.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 16 miliardë dollarë ndihma për sigurinë e Ukrainës, që nga fillim i sulmit rus në shkurt.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme të mbrojtjes ajrore, por jo ato të nivelit të lartë strategjik, si për shembull sistemin Patriot”, thotë Luke Coffey, nga instituti Hudson.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi nëse po shqyrton dhurimin e sistemit “Patriot”, i cili ofron mbrojtje nga raktetat taktike balistike, raketat me vetë-drejtim dhe avionët e përparuar.

“Ne planifikojmë të vazhdojmë të ofrojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Kur të ketë diçka për të njoftuar në këtë drejtim, do ta bëjmë siç kemi bërë për tetë muajt e fundit”, tha zoti John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Të mërkurkën, armët dhe ndihmat e tjera të sigurisë do të diskutohen në takimin e Grupit Konsultativ të Sigurisë së Ukrainës në Bruksel. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xy says:
    October 13, 2022 at 8:06 am

    a e dini që amerika një pjesë të mirë të buxhetit, gati gjysmën e harxhon për ushtrinë, policinë dhe organet sekrete të shtetit.
    pse e bën këtë?
    që ta mbajë popullin të frikësuar dhe të zbulojë lëvizjet revolucionare.

    ja kjo është amerika.
    nqs një vit nuk do harxhonte para për ushtri dhe ti jepte ato para për vendet e varfra sot bota do ishte një vend i lumtur.
    por nuk e bën imperializmi këtë.
    imperializmi skllavëron popujt

    Reply
  • Arben.T says:
    October 13, 2022 at 3:34 pm

    1. Ne vend qe te perqendrohet tek “Interesat e Kombit”, “Provokatori XY”
    lexon “Librat e Hoxhes” qe ja shkruanin lakejt e tij.

    2. Duket se eshte i lumturuar te citoje fragmente te veçanta nga kryeveprat e djallit.

    3. Problemi eshte se keto personazhe, “nuk besojne ne asgje”

    Por çfare besojne ato?

    4. Ato jane te perkushtuar, dedikuar tek “Kulti i Parase”.

    Por çfare thote “Mr.XY” ?

    5. Kerkon qe me paret e “Popullit Amerikan” te ushqeje boten, vehten e tij
    dhe te “Sabotoje Ameriken”.

    *. Por te gjithe dine se “nuk ka pyll pa derra”.

    *. Disa “derra sabotatore” e ushqejne “derrkucin” XY.

    *. Keto “derra mercenare” punojne per nje “rroge te majme”.
    Ato jane gati, qe per perfitimet e tyre, ta ndajne nje popull
    ne “engjuj dhe djaj”.

    *. Paturpesia eshte se ato “Djaj me Brire” i kane shpallyr lufte “Djallit”
    qe kane krijuar vete.

    *. E perçajne ne fillim popullin “ne engjuj dhe djaj” dhe pastaj luftojne
    qe ti ” shpetojne engjujt nga djajt”.

    *. Ky “fenomen i perhapur” ne kohe krizash duhet luftuar serozisht,
    Lufta kundra “ekstremisteve te çdo ngjyre” eshte nje kerkese e domosdoshme.

    *. Mercenaret, konartistat,kameleonet, apparatçiket jane shum te rezikshem.

    *. Ato jane me pak se 1% e popullates te nje vendi, por ato te bejne ghjemen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?