Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit fonde dhe programe financimi për t’i përgatitur për familjen evropiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit fonde dhe programe financimi për t’i përgatitur për familjen evropiane
Rajoni

Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit fonde dhe programe financimi për t’i përgatitur për familjen evropiane

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri duke komentuar zhvillimet e ditës së djeshme të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se “Veto” e vendosur nga Greqia dhe problematikat që shoqërojnë vendet e rajonin në marrëdhënie të ndërsjellta ka ndikuar në mos hapjen e kapitujve të negocimit.

“Mesa duket nuk do të ketë një lajm të ri nga diskutimet që u bënë dje (13 dhjetor) në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, për faktin që qëndron ngërçi me Greqinë për mos të hapur negociatat, për mos nisur me kapitullin e parë. Pavarësisht kësaj, procesi do të vazhdojë me udhërrëfyesit e dërguar në Bruksel.

Ka një sërë problematikash që shoqërojnë Ballkanin ku Maqedonia e Veriut prej kohësh ka pasur probleme me Greqinë, më pas me Bullgarinë që ende nuk është zgjidhur apo vendet e tjera përkohësisht për problematika të ndryshme”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Duke folur në “Ekspres” Gjipali theksoi se, “Shqipëria ka përfunduar procesin “screening” dhe së shpejti do hapi kapituj udhërrëfyesve të dërguar në BE.

Më tej duke marrë shkas nga sistemi i “vetos” që funksionojnë me vendet e BE-së, eksperti Gjipali nënvizoi se, “kjo është dhe dobësia e sistemit të “vetos” sepse vendet tashmë po e bëjnë këtë për interesat e veta dhe jo ku preken interesat e përgjithshme. Hungaria p.sh po e përdor “veton” jo se po cënoheshin interesat kombëtare me ndihmën për Ukrainën, por e përdori për të zhbllokuar fondet e alokuara për veten që nuk ishin zhbllokuar më herët”.

Sipas tij, Kancelari Shulz është më i interesuar që të rishikojë këtë sistem votimi brenda vendeve të BE-së, ndaj u shpreh ai, gjithë vendet duhet të bien dakord për të ndryshuar sistemin e “vetos” dhe të ketë një ndryshim në traktatet ku një pjesë e mirë e vendimmarrjes të jetë me shumicë të cilësuar.

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, theksoi se për herë të parë vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet e BE-së, që jepen për të ndihmuar dhe siguruar vendet e rajonit me politikat e BE-së.

“Si asnjëherë më parë për vendet që ishin në proces integrimi në BE, këtë herë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet dhe programet e BE-së për ti përgatitur këtë vendet për familjen evropianë. Kjo paket e re e deklaruar këtë vit është një tjetër instrument që jo vetëm e josh por dhe e mban ta ankoruar Ballkanin Perëndimor duke ditur problematikën e Rusisë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë”.

Ndaj nënvizon ai, ky ndikim financiar e lidh më shumë këto vende me BE, p.sh. Mali i Zi që ka një problematik të madhe financiare për shkak të një kredie të madhe që ka marr nga Kina.

Është shumë i rëndësishëm investimi financiar për këto vende sepse pamundësia për të financuar projektet e tyre i ka bërë këto vende ti drejtohen vendeve si Rusia, Kina, apo vendet e Gjirit Persik. Pra mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare i bënë këto vende më të brishta ndaj ndikimeve të vendeve të tjerë. Ofrimi i BE pa pritur sukseset tek reformat, po ofron këtë ofertë financiare.

“Hapja e tregut për vendet e Ballkanit Perëndimor është një instrument që po ofrohet dhe BE po reagon për këto vende. Dhe ditën e djeshme është diskutuar në Samit se si mund të kanalizohen këto fonde sepse është një pjesë kredi dhe një pjesë janë grant. Do të synojnë kryesisht zbutjen e konvergjencës financiare midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Do të ketë shumë investime për biznesin, gjithashtu do ketë investime për infrastrukturën ku do të vazhdojnë lidhjet me korridoret lidhëse të transportit me BE” – theksoi ai.

Duke folur mbi mënyrën si do të bëhet shpërndarja e fondeve nga BE-ja, Gjipali shtoi se, “ka disa instrumente sesi do të kreditohen bizneset. Banka Evropiane për zhvillim i jep financim bankave në nivelin e dytë në Shqipëri me një kosto të ulët.”

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  2. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  3. demo on Lirohen pastruesja “500 mijë euro në tuba” e Alda Klosit dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  4. Patriot on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  5. Gjini grek on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?