Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
AnalizaEkonomiLajmi i fundit

Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Published: September 21, 2026
Shpërndaje

Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria aktuale e ka integrimin në BE premtimin e saj kryesor.

Dhe në fakt, procesi formal ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit: Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe në korrik 2026 mbylli përkohësisht tre të parët.

Por ka të paktën një tregues ku Shqipëria jo vetëm e ka arritur Europën, por tashmë e ka kaluar: çmimet e ushqimeve.

- Publicitet -

Në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 103% të mesatares së Bashkimit Europian, duke kaluar për herë të parë referencën e 100%. Pra, një shportë ushqimore që mesatarisht kushton 100 në BE, në Shqipëri kushton rreth 103, e matur sipas standardeve të fuqisë blerëse.

Në vitin 2016, kur u shënua dhe niveli më i ulët, që nga 2005-a, kur raportohen të dhënat më të hershme, çmimet e ushqimeve ishin sa 66% e mesatares së BE-së. Në 9 vjet, treguesi u rrit me 36 pikë përqindje.

Ndërkohë, PBB-ja për frymë e Shqipërisë në 2025-n ishte vetëm 43% e mesatares së BE-së, ndërsa konsumi individual aktual për frymë (AIC), që reflekton më mirë fuqinë reale të konsumit të familjeve, ishte 48%, nga përkatësisht 30% dhe 37% në 2016-n, duke mbetur ndër të fundit në Europë.

Çmimet bënë rrugën drejt Europës shumë më shpejt

Ecuria afatgjatë e bën kontrastin edhe më të dukshëm. Në vitin 2005, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte vetëm 73.8% e mesatares së BE-së. Në vitet që pasuan madje pati një periudhë kur diferenca me Europën u zgjerua: në 2013-2015, ushqimet kushtonin vetëm rreth 67% të mesatares europiane.

Më pas tendenca ndryshoi.

Nga 67.7% e mesatares së BE-së në vitin 2015, indeksi i çmimeve të ushqimeve u ngjit në 81.2% në 2019, në 84.9% në 2022, në 90.7% në 2023, pothuajse u barazua me BE-në në 2024 me 99.6% dhe në 2025 e kaloi atë, duke arritur në 102.9%.

Në të njëjtën periudhë, treguesi i konsumit/të ardhurave reale për frymë në raport me BE-në u përmirësua shumë më ngadalë: nga rreth 38% në 2015 në 48% në 2025, vetëm 10 pikë përqindjeje.

Gjatë kësaj periudhe, çmimet e ushqimeve u afruan me Europën mbi tri herë më shpejt sesa fuqia ekonomike e konsumatorit shqiptar.

Por dhe kërcimi i viteve të fundit i të ardhurave duhet lexuar edhe në dritën e rishikimit të popullsisë pas Censit 2023. Numri i banorëve rezultoi rreth 2.4 milionë, nga 2.8 milionë në Censin e vitit 2011, çka, për të njëjtën madhësi ekonomie apo konsumi, rrit automatikisht vlerën e treguesve për frymë.

Për rrjedhojë, një pjesë e përmirësimit është statistikore dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht një rritje me të njëjtën masë të mirëqenies reale të individëve.

Shqipëria, përjashtimi i rajonit

Shtrenjtimi nuk është thjesht një pasojë e faktit që i gjithë Ballkani Perëndimor po konvergon me çmimet europiane.

Në vitin 2025, Shqipëria ishte i vetmi vend i rajonit ku çmimet e ushqimeve e kishin kaluar mesataren e BE-së.

Serbia ishte në 96.6% të mesatares europiane, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut në vetëm 74.3%.

Dhe hendeku vazhdon të zgjerohet. Në korrik 2026, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% me bazë vjetore, pesë herë më shpejt se mesatarja e BE-së prej 0.6%. Në Serbi, ndërkohë, çmimet e ushqimeve ishin 5.6% më të ulëta se një vit më parë dhe në Maqedoninë e Veriut 0.3% më të ulëta.

Iluzioni i rritjes së të ardhurave

Edhe pse të ardhurat për frymë janë rritur shpejt dhe Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon në terma nominalë, me 11.2 mijë dollarë për frymë në 2025, fuqia reale blerëse mbetet dukshëm më e ulët.

Kur korrigjohen sipas çmimeve, Shqipëria zbret në vendin e katërt, me vetëm 23.4 mijë dollarë ndërkombëtarë për frymë, shumë poshtë Maqedonisë së Veriut me 29.7 mijë.

Arsyeja është se vendi është shtrenjtuar shumë shpejt: niveli i përgjithshëm i çmimeve arriti në 72.6% të mesatares së BE-së, ndërsa çmimet e ushqimeve në 102.9%, duke bërë që rritja e të ardhurave të përkthehet në një fuqi blerëse shumë më të kufizuar.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Realist says:
    September 21, 2026 at 7:07 am

    O po po per arritje te tilla jemi njesha ne

    Reply
  • Socialist Polican says:
    September 21, 2026 at 7:23 am

    Pyetje per kryeredaktorin:

    A nuk sheh nje paradoks qe Rama ka shpenrdar zyrtare e deputet per “pranin besnike” dhe qe te “degjojn e zgjidhin hallet” nderkoh qe njerzit jan n shesh per te mos betonizuar dhe privatizuar bregdetin te tjer jan ne shesh per te kundershtuar shlrirjet si bashki??? Po keta pse nuk i degjon por vazhdon jep leje dhe nuk e anulon ligjin e strategjikve?? Dhe do votoj reformen territotiale megjithse vet antaret e PS kan djegur teserat ne shenj proteste kubder shkrirjes ee bashkive ku jetojn??? Per kl esht kjo prania besnike dhe dëgjesat per zgjidhjen e halleve???

    Reply
  • Detari says:
    September 21, 2026 at 8:16 am

    Nuk prodhoni gje

    Reply
    • xxx says:
      September 21, 2026 at 3:46 pm

      Open Ballkan kerkon 0 prodhim.
      Shqiperia duhet te jete Tregu per produktet Serbe.
      Remitancat e emigranteve shqiptare shkojne per Serbine.
      Ramuti= firmetari dhe zbatuesi vendosur i projektit Serbo-greko-cifut te shitjes se Shqiperise EDHE permes varesise Ekonomike.

      Ramuti =>Shkaterruesi vepres se Rilindasve per Shtet Shqiptar, per Shqiperi te pamvarme.

      Reply
  • Precizim says:
    September 21, 2026 at 9:17 am

    Nuk e di se kush i ben keta artikuj thjesht per te mbushur faqet, duke marre disa statistika te cilat mund te jene edhe te sakta. Ky artikull flet per çmimet por nuk flet per thelbin e çeshtjes. Dhe nuk ben aspak nje analize ekonomike te mirfillte mbi politikat qe ndjek qeveria dhe shteti shqiptar per rritjen ekonomike, dhe rritjen e mireqenies ne fund te fundit.
    Me keto politika te ndjekura sigurisht qe do te kemi nje tejkalim akoma me te madh te vleres se krahasuar te çmimeve.
    Ne jemi teresisht te varur nga importi. Ne nuk kemi prodhim te brendeshem i cili te mbuloje ne rradhe te pare produktet e shportes se ushqimeve baze. Edhe ata prodhues vendore te industrise se lehte dhe ushqimore te gjitha lendet e para i marrin nga importi. Ne nuk exportojme, ose edhe ato pak produkte qe eksportojme nuk ndikojne drejtperdrejt si nje e ardhur per te lehtesuar buxhetet familjare. Raporti export-import eshte gjithnje negativ ne favor te importit.
    Nese do te blesh te gjitha produktet nga importi nuk ka se si çmimet e BE te jene te barabarta me çmimet ne Shqiperi. Prodkteve te blera ne BE ju shtohet kosto e transportit, taksa e TVSH, taksa doganore, shpenzimet e zakonshme te kompanise blerese etj.
    Politikat qeveritare duhet ti kushtojne rendesi, dhe duhet te stimulojne prodhimin vendas. Qe ketej rrjedhin nje sere elementesh te lidhur me ekonomine kombetare dhe zhvillimin e vendit. Por gjithashtu edhe me punesimin dhe largimin e rinise nga vendi. Me kete lidhen edhe masat proteksioniste per te mbrojtur ekoooonomine dhe prodhimin vendas dhe per te mos blere domate e patate nga fqinjet etj

    Reply
  • info analitike says:
    September 21, 2026 at 9:40 am

    Fryt i politikave te turpshme te zhvatjes dhe plackitjes se nje oligarkie qe i ka lidhur fijet me pushtetin dhe po e rrjep popullin. Perse nuk punohet ne finacimin dhe suvencionimin e bujqesise e blegtorise duke trajnuar e formuar bujq e blegtore mbi nevojat e tregut dhe menyrat e bashkerendimit e te prodhimeve qe i pergjigjen kerkesave te tregut?! Te krijohet nje zinxhir qe nga prodhuesi te shkoje tek supermarketet pa ia lene ne dore mafies se grosisteve qe perfitojne pjesen e luanit. Shteti ka shume ne dore qe te beje qe gjerat te ndryshojne por mungon vullneti e ajo qe eshte kryesorja babezia e pushtetareve nuk ka fund.

    Reply
  • xxx says:
    September 21, 2026 at 12:13 pm

    Shqiperia esht Monarki e pashpallur

    Reply
  • xxx says:
    September 21, 2026 at 12:44 pm

    https://lapsi.al/u-perurua-para-10-ditesh-shembet-ura-qe-kushtoi-40-mln-leke-banoret-e-fshatit-kete-ne-klos-mbeten-te-izoluar-i1094143

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?