Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si e humbi Biden, Ballkanin! Analiza e FP: “Deri në çfarë mase Shqipëria është pjesë e kësaj trioje?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Si e humbi Biden, Ballkanin! Analiza e FP: “Deri në çfarë mase Shqipëria është pjesë e kësaj trioje?”
KomunitetKosovëKryesore

Si e humbi Biden, Ballkanin! Analiza e FP: “Deri në çfarë mase Shqipëria është pjesë e kësaj trioje?”

Published: May 6, 2023
Shpërndaje

Nga Jasmin Mujanović

Nga parashikimet e panumërta në lidhje me ndikimet e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, një nga më të përmendurat ishte Ballkani Perëndimor – kufiri tjetër i rëndësishëm gjeopolitik i Europës. U parashikua se kjo luftë do të i jepte fund njëherë e përgjithmonë iluzioneve të Perëndimit për t’u përshtatur me regjimet autoritare dhe shoviniste.

Në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë, pritej që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, më në fund, do ta shihnin se regjimi i Aleksandër Vuçiçit në Serbi është një satelit i Kremlinit, i cili mbjell përçarje përmes një rrjeti përfaqësuesish rajonalë me qëllim zgjerimin e makinacioneve të veta gati perandorake dhe i cili, në bashkërendim me Moskën, bllokon aspiratat për anëtarësim në NATO dhe BE të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe, si rezultat, më në fund Beogradi do përballej me pasojat.

- Publicitet -

Nuk ndodhi kështu.

Në fakt, gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar më thellësisht në mbështetje të presidentit thuajse autokrat të Serbisë, madje më shumë se BE-ja. Në të njëjtën kohë, kanë riorientuar qëndrimet e veta ndaj rajonit duke vendosur në qendër prioritetet e politikës së jashtme të Beogradit.

Në lidhje me Ukrainën, administrata Biden insiston mbi parimin “asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën” – që do të thotë se ukrainasit duhet të përfshihen në secilën dhe të gjitha negociatat që lidhen me luftën atje – duke shfaqur kështu një tregues të agjendës pro-demokratike të presidentit amerikan. Por asgjë prej parimeve që po përdoren për Ukrainën, nuk po zbatohet në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorët e SHBA-ve në Sarajevë dhe Beograd takohen me Vuçiç për të diskutuar veprimet e presidentit serb Milorad Dodik në Bosnje. Kjo bëhet duke pretenduar “rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik dhe institucioneve funksionale të nivelit shtetëror [të Bosnjës]”.

Por pa praninë e një zyrtari të vetëm boshnjak!

Njëherazi, si për të kënaqur mediat famëkeqe të regjimit serb, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka kritikuar në mënyrë të përsëritur publikisht qeverinë e Kosovës për atë që ai pretendon se është “dështim i saj për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013″, e cila synonte krijimin e një rrugë drejt njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve.

Por ndërsa ka vënë në shënjestër Kosovën, Hill nuk shprehet fort në lidhje me refuzimin e Serbisë për të vënë në jetë dispozitat thelbësore të po kësaj marrëveshjeje (dhe disa të tjerave që pasuan).

Madje, Beogradi është kaq jo-transigjent në lidhje me Kosovën, saqë në marrëveshjen e fundit të Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për të (ri)filluar procesin e normalizimit, Vuçiç refuzoi edhe ta nënshkruante dokumentin. Në vend të kësaj, ai deklaroi se kishte rënë dakord verbalisht me të (!) por më pas, brenda disa orësh, bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të respektonte asnjë aspekt të dokumentit.

Ndërkohë, në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara së bashku me Serbinë sillen si padroni kryesor i huaj. Atje po mbështetet një koalicion i pazakontë ‘reformatorësh’ të pretenduar, anëtarët më të rëndësishëm të të cilit, janë një bllok partish nacionaliste dhe klerikaliste serbe, të cilat edhe Uashingtoni i njeh si të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë.

Presidenti i ardhshëm i vendit, Jakov Milatoviç, shfaqet si person i moderuar pro-evropian dhe partia e tij e sapoformuar “Evropa Tani” pritet se do të dominojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qershor. Por Milatoviç ka shërbyer më parë si ministër i Zhvillimit Ekonomik në kabinetin jetëshkurtër të Zdravko Krivokapiç, një nacionalist serb i thekur, me lidhje të ngushta me Beogradin edhe me Moskën.

Kur qeveria e Krivokapiç u rrëzua në vitin 2022, Milatoviç u zëvendësua. Fushata e tij e mëvonshme presidenciale u mbështet nga mbarë institucionet nacionaliste serbe në Mal të Zi, madje edhe nga kriminelë serbë të dënuar të luftës, si Vojisllav Sheshel.

Kur mbështetësit e tij festuan fitoren, ata e bënë këtë me një shumicë flamujsh serbë dhe me himne kundër Kosovës.

Pse u gjend Uashingtoni në të njëjtën linjë me Beogradin aty? Nuk është e vështirë të shpjegohet, por është politikë krejtësisht e kundërt me qëndrimin e administratës Biden ndaj Ukrainës.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, administrata Biden pranoi me të drejtë, se situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishte bërë e paqëndrueshme. Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi ishin pikat më të mundshme të konfliktit, të cilat mund të ndizeshin lehtësisht nga Moska për të krijuar një front të dytë në Europë – ndoshta jo në kuptimin e mirëfilltë, por padyshim në atë politik.

Për këtë arsye, ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara ta mbyllnin çështjen e Ballkanit Perëndimor pasi për dy dekada ia kishin lënë administrimin e rajonit kryesisht Brukselit dhe kishin marrë rezultate të tmerrshme. Për t’ia arritur kësaj, sipas të dhënave publike, DASH i administratës Biden ka arritur në përfundimin se ka nevojë për partnerë që mund të përmbushin premtimet e tyre.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo përgjithësisht do të thotë t’i besosh regjimeve më pak pluraliste në rajon. Majda Ruge, politolog në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, vëren:

“Qeveritë perëndimore gjithnjë e trajtojnë Beogradin si lojtar të domosdoshëm në çështjet kryesore me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Cilado qoftë çështja, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është personi i parë që ata thërrasin. Një pjesë e kësaj është e kuptueshme: pushteti në Serbi është i përqendruar tek Vuçiç, i cili ka pushtet të konsiderueshëm”.

Kjo, gjithashtu, do të thotë mospërfillje të Sarajevës, Prishtinës dhe Podgoricës, pavarësisht se të treja janë dukshëm properëndimorë në orientim dhe Mali i Zi është një vend anëtar i NATO-s. Shkak për këtë është politika e brendshme shumë e ndarë e të tre shteteve, kryesisht prej ndërhyrjes direkte të fuqive të jashtme: së pari, Serbisë, por edhe prej Kroacisë, të paktën në rastin e Bosnjës.

Me sa duket, administrata e Biden beson se paqja në Ballkan arrihet përmes përqendrimit mbi interesave të të fortëve para të dobtëve, pra fokusim tek interesat e atyre që kanë më shumë gjasa të destabilizojnë, para atyre që duan të mbrohen.

Është lloji i llogaritjeve realpolitike që ka dhënë formë politikës së SHBA-së në rajone të paqëndrueshme ndër dekada. Është ajo që Uashingtoni është përpjekur të bëjë me Pakistanin, Egjiptin, Arabinë Saudite, e madje edhe me Rusinë, vite më parë. Përfundimet flasin vetë.

Daniel Serwer, ish-diplomat amerikan dhe studiues i politikës së jashtme, theksoi muajin e kaluar se “analiza bazë” e atyre që i shtyjnë këto politika përpara “është e gabuar”. Ai shton:

“Ata mbështeten te Serbia si shteti kryesor në rajon për të sjellë stabilitet, në bashkëpunim me Kroacinë dhe Shqipërinë. Por Serbia është një fuqi revizioniste. Ajo dëshiron të qeverisë të gjithë serbët në rajon. Kroacia dhe Shqipëria kanë ambicie më të vogla, por në të njëjtin drejtim: të kontrollojnë bashkatdhetarët e tyre në Bosnjën dhe Kosovën fqinje”.

Deri në çfarë mase Shqipëria është pjesë e kësaj trioje është e diskutueshme, por disa vëzhgues të sprovuar e kanë vënë në dukje peshën e Serbisë dhe Kroacisë në këtë skemë.

Megjithatë, problemi i vërtetë është se edhe nëse administrata Biden do t’i rishikonte politikat e saj, është e paqartë nëse kjo do të ndryshonte diçka në këtë moment. Vendimet e gabuara të presidentit amerikan Joe Biden në rajon kanë pasur aq pasoja saqë ai mund të mos jetë më në gjendje të shpëtojë reputacionin e tij në mesin e komuniteteve më të prekura prej tyre. Për më tepër, ata janë edhe popujt më pro-amerikanë në rajon.

Kjo vlen veçanërisht në rastin e Bosnjes, ku roli autoritar i Uashingtonit në mashtrimin e pacipë, joliberal dhe partizan të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në emër të nacionalistëve kroat HDZ BiH dhe partnerëve të tij në SNSD-në e separatistit Dodik, ka reduktuar besimin në Shtetet e Bashkuara, në nivelet e pasluftës.

Megjithatë, në dukje, as Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk janë shqetësuar prej kësaj. Më 27 prill, Shtetet e Bashkuara mbështetën sërish një raund të dytë të ndryshimeve kushtetuese të dyshimta në tërësinë e Federatës së Bosnjës pasi ndryshimet fillestare të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt të datës 2 tetor 2022 dështuan.

Për ndryshimet u vendos vetëm disa minuta pasi qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të vendit të cilat nuk prodhuan rezultatin e dëshiruar prej tyre (një qeveri e dominuar nga HDZ BiH) ishin mbyllur.

Çdo pretendim për të punuar për të realizuar reforma të qëndrueshme, demokratike, liberale në Bosnje dhe kushtetutën e saj të hartuar nga SHBA, është zhdukur. Uashingtoni, tashmë, po vepron thjesht në interes të angazhimeve të tij ndaj Beogradit dhe Zagrebit dhe, si rrjedhojë, për interesat politike të përfaqësuesve të tyre në Bosnje dhe në rajon.

Nëse ekipi i Biden do detyrohet një moment të pendohet për qëndrimet e tij ndaj Ballkanit, kjo do të lidhej me realitetet elektorale të SHBA-së. Xhepat e vegjël por elektoralisht të rëndësishëm të amerikano- boshnjakëve, për shembull, në shtetet e luhatura si Georgia, Michigan, North Carolina dhe Arizona, ndër të tjera, janë të mjaftueshme për t’ia dorëzuar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA kandidadit republikan.

Që nga viti 2015, për shembull, rreth 10,000 boshnjakë jetonin në shtetin amerikan të Georgia, të cilin Biden e fitoi me më pak se 12,000 vota në vitin 2020. Ka një numër të afërt boshnjakësh në North Carolina. Në Michigan, i cili, gjithashtu, pak a shumë të njëjtin numër amerikano boshnjakësh në shtet, guvernatori e shpalli 1 Marsin si “Ditën e Boshnjakëve të Amerikës”. Vetëm qyteti i Phoenix, Arizona, pranoi rreth 7,000 refugjatë boshnjakë gjatë viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, dhe që atëherë komuniteti është rritur ndjeshëm.

Të gjitha këto shifra i shtohen rreth 50,000 deri në 70,000 boshnjako-amerikanëve që jetojnë vetëm në zonën më të madhe të St. Louis në shtetin e Missouri, ku do ketë një betejë të pritshme elektorale.

Republikanët nuk kanë gjasa të përmbushin interesat thelbësore të këtyre votuesve në lidhje me prioritetet e tyre rajonale (pavarësisht përfaqësuesve të zëshëmë të komunitetit si Ann Wagner në Missouri). Por duke folur me drejtuesit e komunitetit boshnjako-amerikan në të gjithë vendin, ndihet hapur zhgënjimi me kthesën e Bidenit ndaj Bosnjës dhe Ballkanit.

Boshnjakët nuk kanë nevojë të votojnë republikanët për të pakësuar shanset e Biden për rizgjedhje. Mjafton që ata të mos votojnë. Megjithatë, ky nuk do të ishte ngushëllim i madh për atë popullsi në rajon që janë lënë në mëshirën e qeverive nacionaliste në Serbi dhe Kroaci.

Si shpeshherë më parë në Ballkanin Perëndimor, premtimet e mëdha ideologjike të epokës sonë – në këtë rast, shpresa e një angazhimi kategorik, normativ të Perëndimit për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtën e kombeve të vogla për të qenë të lirë – janë kthyer në pluhur.

Duhet të udhëtosh më pak se 1.000 milje në jugperëndim të Bucha, Ukrainë, për të gjetur një SHBA krejt tjetër, që lëvizin ndryshe dhe përballen fort me përfaqësuesit e njohur rusë, mes një stabiliteti të cekët dhe mizor.

——

Ky artikull i Foreign Policy u përkthye për DITA nga Edona Llukaçaj. Autori Jasmin Mujanović është politolog i specializuar për Europën Juglindore. Ai është autor i librit “Hunger and Fury: The Crisis of Democracy in the Balkans (Uri dhe Tërbim: Kriza me Demokracinë në Balkan)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Diktatura nuk ka tjeter turi! says:
    May 6, 2023 at 7:48 am

    Mos u merrni me politiken boterore,sic ben DIKTATORI YNE,por mos bllokoni komentet per shumicen e shkrimeve problematike,duke hedhur gurin dhe fshehur doren!
    Jeni bere gazete antishqiptare pavaresisht hipokrizise tuaj!
    Ne kete fushate keni dale hapur pro Rames,ketij diktatori antishqiptar pir u keni mbyllur gojen qytetareve,te kritikojne qeverine!
    Ju keni frike nga reagimet e lexuesve sepse nuk mbroni interesat e tyre!

    Reply
  • Detari says:
    May 6, 2023 at 8:38 am

    Kosovo nuk e meriton me mbeshtetjen e perendimit, nga 2-3 xhami qe kishte nga clirimi i turqise tani ka nje minare ne cdo bllok.

    Krahasuar me ju, Serbia nga kultura apo edhe nga arkitektura dhe vlerat e saj eshte Evropiane, ju jeni thjesht turkosllav te rrezikshem.

    Reply
  • Tironci says:
    May 6, 2023 at 8:48 am

    Detari, ti Detari duhesh djegur me benzine.

    Reply
  • Tironci says:
    May 6, 2023 at 8:48 am

    Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:

    facebook.com/photo/?fbid=10158940949707747&set=gm.1769626606751500&idorvanity=1369887270058771

    Lexoni kete shpjegim ne shqip:

    Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
    Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
    Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
    Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
    Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
    Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
    Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
    Shqiptar, mos rri po duku!

    Reply
  • Goni says:
    May 6, 2023 at 9:33 am

    Tironci,Por cka ti thuash nje lopari me emrin xhevat (nuk ja di mbiemrin)qe pelliste mbreme te mu.. nano sa kishte ne bythe.Gomari xhevat vetem therra kerkonte te hante dhe qiste m.. nga gjoja.

    Reply
  • pinoku says:
    May 6, 2023 at 9:38 am

    …Në fakt, gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar më thellësisht në mbështetje të presidentit thuajse autokrat të Serbisë, madje më shumë se BE-ja. Në të njëjtën kohë, kanë riorientuar qëndrimet e veta ndaj rajonit duke vendosur në qendër prioritetet e politikës së jashtme të Beogradit…. – kjo është e vërteta.
    Amerika po e shet Kosovën me qëllim që të ndajë Serbinë nga Rusia. Kjo tregon se sa idiotë janë. Lidhjet Serbi Rusi janë 300 vjeçare. Dhe janë aleanca politike, strategjike, fetare, etnike etj etj.

    Reply
  • Tani says:
    May 6, 2023 at 9:42 am

    Jemi 10 miliarde qipetare

    Reply
  • Kalaja e Prizrenit says:
    May 6, 2023 at 10:08 am

    Detari…
    Ti, ose je i kastes se gjakprishurve te kohes kur denoheshin e pushkatoheshin atdhetaret dhe nacionalistet me te devotshem te kombit,
    ose je ndonji idiot me mendje daltoniste , nfersa ” logjika” yte punon vetem me syte e ballit , e jo me syte e mendjes….
    Kosova , eshte djep i SHQIPTARISE nder shekuj, atdhetare e patrote pa dallim feje u flijuan.
    Xhamite jane foltore si dhe kishat..
    Nuk jam religjioze , por besimtare e paster, nuk me pengone as minarja, e as kryqi e kembana e kishes
    Pa ATDHE s’ka fe, dhe pa fe s’ka as ATDHE..
    TIRONSI, falenderime respekti i Nderuar…

    Reply
  • A.W. says:
    May 6, 2023 at 10:31 am

    Presidenca Biden me deshtakja ne histori ka humbur jo vetem Ballkanin. U terhoq me turp nga Afganistani. I solli luften Ukraines duke e ndersyer ne NATO. Joe Biden ne mjaft raste bere qesharak duke ngaterruar emrat e te vdekurve me te gjallet do mbahet mend si me i dobti president amerikan se paku i pas luftes.

    Reply
  • Tironci says:
    May 6, 2023 at 10:55 am

    Goni, e ke fjalen per ate gjuhetarin Xhevat LLoshi? Mbiemrin e ka Llloshi ai.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    May 6, 2023 at 12:30 pm

    Dyshja Eskobar e lojcakv po luajne lojen e Serbeve edhe Ruseve ne Gadishullin Ilirik.Kjo eshtearsyeja qe shiptaret nuk u besojne.

    Reply
  • Gimi says:
    May 6, 2023 at 2:14 pm

    Detari është grek që t’a kuptosh urrejtjen ndaj Shqiptarëve dhe dashurinë ndaj serbëve i dhëntë Zoti a te që ka në zemër ndaj Shqiptarëve

    Reply
  • Aldrin says:
    May 6, 2023 at 2:55 pm

    Lobimi i Rames pro Vucic dhe Beogradit kane qene te mjaftueshme per ta bere Vucic lojtar ne skenen nderkombetare. Sherbim te cmuar i ka bere Serbise Ramuti yne

    Reply
  • Aldrin says:
    May 6, 2023 at 3:01 pm

    Ato studiot “Arkitekurore” ore, do na ngrejne stadium te RI. Ju fut dhe Vlores me themel Ramuti.
    Arkitekturore thone gazekaret..copa idiotesh. Gjejne kete popull idiot te bejne kerdine me shkaterrime dhe vjedhje te papara.
    Ca stadiumi i duhet Vlores? Nuk ka me as futboll per te qene. Copa qelbesirash
    Dhe fjalen Arkitekturor nuk e kisha degjuar ndonje here

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    May 6, 2023 at 7:37 pm

    Diktator me te eger se sa shtaza mesjetare e Vicidolit , qe ti komentuesi i pare i del per zot , Shqiperia nuk ka pare qe ne kohen e mbretit Zog . Kategoria juaj jini derra pylli qe shkaterruat shtetin e ngritur me aq sakrifica dhe ekonomine e vendit e cuat ne nivelin zero , sepse nuk dini dhe nuk doni shtet por vetem nje cope bajrak qe respektion vetem kanunin mesjetar te Lek Dukagjinit . Gjate viteve qe mbreteroi si president shtaza Sali Berisha , e perseriste gati ne cdo dalje publike frazen : ” . . .ne duam nje individ te forte , jo nje shtet te forte , sikurse u veprua ne vitet `44 – 90 ” . Ai vrau me doren e tij 4 protestues me duar ne xhepa dhe plagosi me dhjetra te tjere, vetem per te terrorizuar dhe iuntimiduar popullsine , qe te mos guxonte me here tjeter te protestonte . Kurse ti , nje cope idjot me gjithe ato qe ke veshur , quan diktator Edi Ramjen ! YYYYYT , PLEHRE ANTISHQIPTARE !

    Reply
  • Mondi says:
    May 6, 2023 at 8:23 pm

    Ti me emrin detari qe fyen popullin e kosoves se paska ndertuar shume xhani dhe per kete ti mendon se europa nuk e pelqen kete eshte e gabuar.Ti se besoj se ke qene washigton DS shume afer qendres eshte nje xhami madheshtore dhe ne oborrin e saj valviten shume flamuj te shum shteteve te botes qytetruar qe jane te ngritura keto objejkte te kulti qe quhen xhami.Keto objekte te ndertuara ne keto vende tregojne se ceshtja e besimit fetar eshte e ndare nga shteti dhe sipas njerzve qe besojne ne fe te ndryshme mbeshtetur ne fondet qe administrojne ndertojne sipas ligjit objektet e kultit te fese myslimane dhe cdo feje tjeter.

    Reply
  • !!? says:
    May 6, 2023 at 9:44 pm

    Mc Gonigalë që bredhin në Ballkan dhe marin para “borxh” dhe favore nga horrat që qeverisin kopet e parapopujve të Ballkanit nuk ka vetëm në FBI por ka me shumicë edhe në diplomacin e SHBA dhe BE edhe në institucionet e NATO dhe ja pse në marrveshjen Serbi Kosovë të Ohrit ka dal prioritet bythasprapsi njohja e pamvarsis së asociacionit të komunave serbe nga Kosova dhe nuk bëhet fjalë fare për problemin kryesor dhe real që duhet zgjidhur, njohja e pamvarsisë së Kosovës nga Serbia që të qetsohet situata në Ballkan, duke krijuar një Donbas serb në Kosovë që të krijohet një front i ri lufte që

    të rriten përsëri çmimet në tregun botëror (edhe në Shqipëri) që të fitojnë oligarkët dhe qeveritarët e mbar botës dhe të mos ngelin stoqe armatimet por të konsumohen që të rritet prodhimi i industrisë ushtarake dhe të fitojnë edhe oligarkët e industrisë ushtarake.

    Se do vriten shqipëtarë , serb, boshnjakë, malazezë, rusë, ukrainas…….. s’prish punë, popull janë, McGonigalët e diplomacis të pasurohen me paratë borxh mar nga zuzarët Edi Ramët e Vuçiçët e Ballkanit, oligarkët e karburanteve, produkteve ushqimore dhe armatimeve bashkë me qeveritarët kudo në botë që u shërbejnë atyre fërkojnë duart me kënaqsi kur krijojnë, me shumë mundim, një vatër të re lufte që të pasurohen duke ngritur kudo në botë çmimet me pretekst luftën sikurse ndodhi kudo në botë me luftën në Ukrainë.

    Edhe në Shqipëri kur

    pa u nisur tanket ruse në kufi të Ukrainës horri ynë kryeministër brriti “Do të ngrihen çmimet moreeeee……..se bëhet luftë në Ukrainë……..” dhe filloj marrëzia e ngritjes spekulative kriminale e çmimeve, karburantet 260 L të rinjë litri, ureja 13 000 L kuintali, vajiu shqimor…….. dhe

    këto ditë që lufta në Ukrain nuk ka mbaruar por është në kulmin e ashpërsisë së saj dhe çmimet çuditrisht janë ulur, karburantet 160 L litri, ureja 5 600 L kuintali, vaji ushqimor………,

    a nuk është kjo një provë e qartë që ngritja e çmimeve u bë në mënyrë spekulative nga kusari kombçfarosës, krimineli Edi Rama dhe është po ky që bashkë me spiun patronazhistët e tij biznesmenë, ndyrsira më keq se ai, të mëdhenjë e të vegjël, ai i kan ulur çmimet jo se nuk ka më luftë por

    horri sharlatan i ka ulur çmimet që tu vjedh votën popullit budalla dhe tu rjep lëkurën përsëri duke i ngritur çmimet pas 14 majit, mbasi të fitoj.

    Njerëz, janë Mc Gonigalët e FBI, diplomacis, politikës së SHBA dhe BE që në kordinim me Vuçiçët, Ramët, Makronët , Sholcët, Putinët, oligarkë e bankjerë që me djallëzi ngatrrojnë popujt e botës deri në kasaphana luftrash vllavrasëse, që varfërojnë me kusarin e ngritjes spekulative të çmimeve deri në shpopullim vënde të tëra sikurse po ndoth me Shqipërin, që vetëm të mbushin bodrumet e errta të bankave me miljardat vjedhur popujve edhe me pretekstin e luftrave që ata i stisin vetë.

    Njerëz mos kini besim Eskobarëve, Lajçakëve , Hillve, Borelve, Varhellëve, Sorekve, janë të gjithë soji i McGonigalit mikut të kanibalit kombngrënës, kusarit të marrosur Edi Rama prandaj

    jo Biden por popujt, shqipëtarët, serbet, malazezët……. do humbasin Ballkanin dhe vehten e tyre e tyre në lodrat e rrezikëshme të Mc Gonigalëve të SHBA dhe BE me horrat që u japin para borxh, Vuçiçët, Ramët, Dodikët….. që sjellin në mënyrë të pashmangshme të keqen më të madhe të njerzimit, lubin që ushqehet me mish njeriu, luftën, që e pësojnë popujt e shkretë e jo Putinët, Lavrovët, Ramët, Vuçiçët, Eskobarët, Borelët që e stisin.

    Reply
  • Detari says:
    May 6, 2023 at 11:14 pm

    @kalaja prizrenit turkosllav.

    ne 20 vite kosova u shnderrua ne nje shtet islamik, 95% nuk e do Kastriotin, flamurin dhe jane musliman.

    Reply
  • Detari says:
    May 6, 2023 at 11:15 pm

    @Gimi, 95% ne kosove ndihet turkosllav vetem 5% jane Shqiptar.

    Reply
  • 123 says:
    May 7, 2023 at 12:47 am

    POPULL I KOSOVES
    Merrni fatet e vatanit vete ne duar
    Amerika ju la ne balte
    Ajo po ju ngul thiken.mbas shpine e po ju con ne gojen e serbit
    Leruni menjane grindjet e percarjet e pakuptim
    ATDHEU MBI TE GJITHA
    Bashkohuni rreth Albin Kurtit e djalerise kosovare atdhetare pa dallime partiake se jeni ne buze te gremines
    Mos kini iluzione se do tju ndihmoj Rama
    Te besh vella kelyshin e Milloshevicit qe ulerinte ne luften me boshnjaket se per nje serb te vrare do te vrasim njeqind mysliman eshte deshmia me e qarte se ku eshte katandisur Shqiperia e cfare ndihme mund ti jap ajo Kosoves
    Kosova eshte djepi e keshtjella e shqiptarise
    KURAJO E GUXIM
    JEMI ME JU GJER NE PIKEN E FUNDIT TE GJAKUT

    Reply
  • Detari says:
    May 7, 2023 at 9:13 am

    @123 e fillove me atdheun dhe e perfundove me muslimane.

    Sipas teje ne jo-muslimanet pse duhet te mbrojme ju muslimanet nga sllavoturket?

    Me mir te shkonit pergjithmon ne turqu ku keni origjinen dhe zgjidhet ceshtja skiptare.

    Reply
  • Keneta says:
    May 7, 2023 at 10:30 am

    @Detari.
    Me fal o gjakprishur por historia e ka treguar qe kosovaret kane 100 vite nen regjimin serb dhe nuk e kane asimiluar gjuhen shqipe ndersa ti me shoke ne 5 vite demokraci e ndryshove gjuhen . Ne shqiparet kemi qene pagan erdhen pushtuesit dhe i nderruam fete sipas besimit te pushtuesve por kjo nuk do thote qe nuk jemi shqiptare sepse kemi besime te ndryshme. Kosova eshte fis i lashte Ilir me emrin Dardan pa ardhur akoma serbet ne ballkan dhe ti o detar qe u del ne mbrojtje serbeve per shkakun e fese dije mire qe nje nder arsyet pse kosovaret nuk e kane perqafuar fene tende eshte se ate fe kane patur dhe shovinistet serb.

    Reply
  • Tironci says:
    May 7, 2023 at 11:48 am

    !!?, e ke gabim.

    Bujqesia u krijua ne Gadishullin Ilirik edhe gjuha e popullit te Gadishullit Ilirik ishte Gjuha Pellazgo-Ilire.

    Nuk thote askush qe cdo fjale e cdo gjuhe indoeuropiane eshte shqip. Kuptoje kete.

    Nga Gadishulli Ilirik u perhapen ne te gjithe Europen fise ilire edhe ata u perziene me europianet e tjere dhe keshtu u krijuan grupet e popujve europiane. Por edhe deri ne Indi shkuan fise ilire edhe prandaj keto gjuhe quhen indoeuropiane per shkak te perhapjes gjeografike.

    Kurse Latinishtja edhe Greqishtja jane 100 % gjuhe artificiale te krijuara nga Gjuha Pellazgo-Ilire pra Gjuha Shqipe.

    Te gjitha gjuhet indoeuropiane edhe madje te gjitha gjuhet e tjera te botes e kane tingullin SH. Vetem Latinishtja edhe Greqishtja nuk e kane edhe ata qe i kane shpikur keto gjuhe ne antikitet e kane bere qellimisht kete si shenje dalluese.

    Reply
  • Tironci says:
    May 7, 2023 at 11:49 am

    !!?, lexo kete edhe ty !!? do te te vije turp nga vetja jote:

    Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:

    facebook.com/photo/?fbid=10158940949707747&set=gm.1769626606751500&idorvanity=1369887270058771

    Lexoni kete shpjegim ne shqip:

    Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
    Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
    Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
    Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
    Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
    Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
    Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
    Shqiptar, mos rri po duku!

    Reply
  • !!? says:
    May 7, 2023 at 2:54 pm

    I nderuar Tironco, kam komentuar vetëm që diplomatët e SHBA dhe BE janë Mc Gonigalë që bredhin në vëndet e Ballkanit dhe marin para “borxh” dhe favore të tjera të flliqura nga zuzarët që parapopujt pa dinjitet të Ballkanit i zgjedhin si lidera e qeveritarë, nga Ramët e Vuçiçët dhe si , shpërblim, këta McGonigalë, mender Eskobar, Hill, Lajçak , Borel, Grenel, Varhell……. alarmohen dhe i ven thonjtë në fyt Albin Kurtit, madje i bëjn grusht shteti dhe e rrëzojnë nga qeverisja e vëndit për shkak

    të targave që “vrasin serbët e Mitrovicës” dhe nuk alarmohen kur armata e armatosur deri në dhëmb e Arkanëve serbë kanibalë horror që ushqehen me shqipëtar , nën komandën e ambasadorit rus Razvjedçikov dhe atasheut ushtarak Bum Bum Kallashnikov, rreshtohen në kufi me Kosovën gati për tu sulur për kasaphan millosheviçiane në Kosovë, mbasi komandanti i armatës Vuçiç që akoma nuk ka hequr uniformën e përgjakur që mbante kur ishte ministër i Millosheviçit,, i dërgonte ultimatum NATO.

    Për Eskobarët, Varhellët , Lajçakët, Grenelët ……..të gjithë McGonigalit miq të kombngrënësit përbindshit të sofistikuar në poshtërsit e tij Rama dhe vllaut të tij shqiptar ngrënsit kronik Vuçiç, mbasi marin parat borxh, fajtori i destabilititetit në Ballkan nuk janë këta horra, Ramët e Vuçiçët por Albin Kurti që nuk pranon krijimin e Serbska respublika të Arkanëve të Mitrovicës me emrin Asociacion i pavarur i komunave serbe, është Albin Kurti që destabilizon Ballkanin kur këmbngul njohjen e pavarsisë së Kosovës nga sërbët që kanë kohë që nuk po vrasin shqipëtarë, bosnjakë, kroatë, sllovenë….. dhe, me që nuk u rrihet pa vrarë se e kan në gen të vrasin,

    po vrasin në mënyrë masive njeri tjetrin, nga 6 apo 8 njeherësh si dikur në luftrat e tyre “heroike” me fqinjët.

    Nashi Tironc, meqënse e ke merak, mbase shqipëtarët e lashtë qen të parët që mbasi brodhën si gjuetar endacakë në pyjet e Europës veriore, lëvizën në drejtim të jugut, në anën ku, sidomos në periudhën rreth 21 dhjetorit, duket se “rri Ylli”, “Illi ” në dialektin e jugut, Djelli jet dhënës, lëvizën drejt “Ili rri s” dhe deti i ndaloj dhe i detyroj që të nguleshin në Trojet ku Djelli , klima, dheu, uji bëri të mundur që ish populli endacak “bëri arat” e para duke u kthyer nga gjuetar në Ar bërës, Ar banas, Arvanitas dhe atje ku klima rriste dhe kultivonte dardhën, hapsira nuk mund të mos quhej Dardhë ana, Dardania, atje ku rritej me mbarësi molla do të quhej Mollosana, atje ku rritej me sukses hardhia do të quhej Hardhiana, dhe do të kemi popullin Ardian. Atje ku u zbut dhia do të quhej Arkadia, atje ku në “arë ka dhi”, atje ku mbarshtohet, bëhet lopa me sukses do të quhet Peloponnes, “Anës ku bëhet lopa, atje ku rriten buajt se është zon kënetore shqipfolsi do ta quante Ana e buajve dhe kemi beotianët dhe Beotin që me të vërtet edhe sot, si dikur, mund të gjesh ndoshta moçale dhe atje ku njeriu i lashtë demin e trodhi dhe e bëri ka për të tërhequr plugun duke revolucionarizuar bujqësin nuk mund të mos quhej “është (a i thon në fshatrat e Tiranës) ana e kaut” dhe kemi popullin , fisin pellazg, akaeanët e Homerit.

    Ky popull që në dheun e ku rri Ylli, Iliria, “bëri arat” e para dhe ishte populli i “anës” së dheut ku ku u hapën “arat e para” nuk mund të mos quhej Arian dhe që populli që i dha njerzimit mitet, perëndit, legjendat madje edhe shkrimin e parë alfabetik që gabimisht quhen grekë, populli qytetrimi i të cilit qe themel i qytetrimit të lasht grek……

    dhe Tironc, unë mund të vazhdoj e të mos pushoj me këto gjëra të bukura dhe interesante të lashtësis së popujve ku shqipëtarët kan vëndin e tyre mohuar nga historia botërore padrejtësisht dhe unë nuk mund të them që këto ide të mijat janë e vërteta absolute.Ato mund të jenë të vërteta deri sa dikush, pse jo edhe ti, me argumenta ti heth posht, psh të heth posht që

    ndoshta titulli i tregimit i parë i shkruajtur me alfabetin që quhet grek, Argonautika është kaq çuditërisht shqip për mua – “Argo na ut ika” = ” Arkë në ujt ikën” që aludon lundrimin me barkë në ujë dhe Tironco fjala “nautika” , lundrim në italisht dhe anglisht është thjesht shqip “në ujt ika”, por kurr nuk mund të thuhet që shqipja është gjuha mëm e italishtes dhe anglishtes………

    Reply
  • 123 says:
    May 7, 2023 at 2:58 pm

    KA MBARUAR RAMA
    NUK KA ME PS
    KA VEC HUMBAMENO
    QE VOTOJNE PER TE

    NUK MBAHET PUSHTETI
    ME DOKRRA BARSALETA
    VOTONI PER TE NE
    NE SJU DHIMSET JETA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?