Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?
BoteLajmi i fundit

Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?

Published: March 7, 2025
Shpërndaje

Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende – si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk – u shkatërruan pothuajse plotësisht. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katerina Besedina njofton se si po përballen disa ukrainas me këtë përmbysje të jetës së tyre.

Qyteti Mariupol, me gjysmë milioni banorë, u shkatërrua tre vite më parë nga forcat ruse dhe vazhdon të jetë i pushtuar.

Yevhen Tuzovi jetonte përpara luftës në Mariupol, ku ishte sportist dhe figurë e njohur publike në qytetin bregdetar.

- Publicitet -

“Mariupoli ishte një qytet i bukur. Tani kanë mbetur vetëm rrënoja…”, thotë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij nuk ka hequr dorë nga Mariupoli. Në fjalimin e tij drejtuar vendit për Vitin e Ri, ai tha se: “Nuk dorëzojmë çka është e jona. Dhe… nuk i harrojmë njerëzit tanë. Ata që janë në robëri. Dhe do të luftojmë për çdo person që është fatkeqësisht atje”.

Zoti Tuzov nuk banon më në Mariupol. Ai tashmë jeton rreth 300 kilometra më në veriperëndim, në Dnipro, por mban kontakte me ukrainas që jetojnë në zonën e pushtuar.

Ai thotë se rusët kanë filluar tashmë të ndërtojnë në Mariupol dhe se pjesë të qytetit janë bërë sheshe ndërtimi. Shtëpitë e vendasve janë zëvendësuar me komplekse apartamentesh luksoze që nxirren në shitje. Siç kuptohet nga videot e publikuara në mediat sociale, disa banorë ndihen të dëbuar.

“Shtëpitë na janë prishur dhe në vend të tyre po ngrihen apartamente që do të shiten. Prej tre vitesh tashmë kemi jetuar me qera, apo në konvikte dhe vendstrehime. Janë me dhjetëra mijëra si ne”, thotë një grua në një video.

“Shtëpitë në bregun e majtë janë afër detit. Është një zonë e bukur që disa njerëz duan ta marrin për vete, për të ndërtuar apartamente dhe për t’i shitur. Dhe ne do të përfundojmë në rrugë!”, thotë një banore.

Zoti Tuzov thotë se shumë rusë të ardhur rishtazi po blejnë prona me çmim të ulët në bregdet.

“Sepse për rusët që vijnë le të themi nga Moska apo Shën Petersburgu, çmimet janë çmendurisht të lira… Por duhet ta kenë parasysh se në oborrin e godinës është varrosur ish-pronari”, thotë zoti Tuzov.

Forcat ruse gjithashtu pushtuan qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhia në fillimet e sulmit ndaj Ukrainës. Që nga ajo kohë, banorët kanë jetuar me frikë të përhershme, thotë ish-banorja Olha Leontieva.

“Ata që qëndruan gjatë agresionit menduan se do të çliroheshin së shpejti… Kur flas tani me disa prej tyre, kanë ende shpresë dhe besim, por kanë frikë të flasin për këtë gjë – e dinë se shumë telefona përgjohen… Kanë shumë frikë!”, thotë ajo.

Ukrainasit në qytetet e pushtuara janë detyruar të marrin pasaporta ruse, pa të cilat njerëzit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore, apo të blejnë ilaçe në farmaci.

“Njoh një grua, që është shumë e sëmurë, i ka mbijetuar kancerit… Më mori në telefon duke qarë dhe më tha se iu desh të merrte pasaportën ruse, pasi doktorët nuk i jepnin kujdes mjekësor….”, thotë zonja Leontieva.

Shkollat po bëjnë rusifikimin e detyruar të nxënësve, për t’ua hequr identitetin ukrainas, thotë Tsvetelina van Benthem, studiuese dhe juriste e specializuar për konfliktet e armatosura në Universitetin e Oksfordit.

“Shohim që sistemi arsimor po përdoret si armë kundër identitetit ukrainas në territoret e pushtuara. Librat ukrainas po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me libra rusë; mësuesit i frikësojnë”, thotë ajo.

Megjithatë, disa ukrainas po qëndrojnë në qytetet e pushtuara, duke shpresuar për ndaljen e luftimeve dhe dhënien fund të pushtimit rus./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    March 7, 2025 at 7:37 pm

    Po zbatojne modelin Mitrovica,,Perzer vendasit,Bej spastrim ethnik dhe sill kolone nga Rusia me shtepi me vila me cmim te ulet.Zbato program rusifikimi,,dhe kur te shkojne Inspektoret e BE te pranojne TE VERTETEN RUSE.1/5 E UKRAINES QENKA VERTET RUSI,.NUK GENJEN PUTINI. Aaaa ju hienat e felliqura te Perendimit,se ju jeni kallauze qe u perhapen sllabet si vaji ne lakra ne Europe.Do te doja te kishte qene ajo Franca kufi me Rusine.

    Reply
  • ¿? says:
    March 7, 2025 at 7:48 pm

    Modeli eshte shume i hershem, te paret e zbatuan turqit ne Shqiperi (atehere Arberi) dhe ne Bosnje, sollen sa munden kolone turq, ndertuan xhami, ata pak vendas qe u konvertuan ne Islam sherbyen si lidhja e komunitetit Arberor – Turk, qe me vone per te reflektuar perberjen e re etnike u quajten Shqiptare dhe vendi nga Arberi (edhe sot te huajt vazhdojne ta quajne Albania, Albanie) u kthye ne Shqiperi. Kjo eshte e verteta historike. Sigurisht sot turqit etnike e kane harruar prejardhjen e tyre dhe e quajne veten shqiptare, se sigurisht kane shume breza qe flasin gjuhen e vendasve origjinare, por kjo nuk e ndryshon dot te verteten historike. Nuk prish pune sot Arber dhe Turq jane vellezer shqiptare.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2025 at 8:19 pm

    Kjo eshte e vertete dhe me behet qefi se @demo eshte futur ne shina serish, sepse ne Krime Stalini zboi para Luftes L2B te gjithe turqit etnike qe banonin ne kete gadishull si pjese e Ukraines qe nga koha e Ekaterines se Pare dhe dergoi mbi 600 mije familje sovjetike nga Siberia ne nje spastrim etnik te papare ne histori, Hrushcovi me pas ja ktheu Krimene Ukraines por spastrimi etnik stalinist vazhdon deri me sot sic i grabiti Stalini 10 % te territorit te Finlades ne Luften e Dimrit per kete grabitje monstruoze nuk flet askush sot, perkundrazi degjojme BAJGAT e Enverit ne emisionin e Ylli Rakipit dhe Grida Dumes qe deklarojne se Rusisa nuk ka sulmuar asnje shtet ne histori.

    Reply
  • demo says:
    March 7, 2025 at 10:39 pm

    Stalini Zbrazi totalisht Krimene nga tartaret vendas dhe Ukrainen nga Kazaket e famshem te Zaporozhjes se Taras Bulbes antikomuniste dhe anristaliniste,Garda perandorake cariste,Heronjte e luftrave Ruso-turke,.Minjerat e qymyrit te Donetskut i mbushi me muzhike ruse nga Tula,si i famshmi Stahanov,qe realizonte 10 norma ne dite dhe u be Hero i BRSS,la gruan plake dhe mori nje komsomolase te re fringo.Prandaj Europa budallacke dhe Amerika ardhacakeve,para se te beje hesapet e te tjereve te njohin pak historine e popyjve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?