Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si funksionon dhe a është vërtet e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Si funksionon dhe a është vërtet e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?
Bote

Si funksionon dhe a është vërtet e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

 

Kupola e Hekurt i ka parandaluar mijëra raketa të hedhura nga Rripi i Gazës prej vitit 2011, kur Izraeli e vuri në punë këtë sistem të avancuar kundërajror.

Ky sistem i ka bërë banorët të ndihen më të sigurt dhe izraelitët mund të shihen shpesh duke i vëzhguar predhat tek fluturojnë nëpër qiell dhe duke i shkatërruar caqet mbi kokën e tyre. Por, lufta e tanishme me Hamasin mund të jetë sfida më e vështirë deri më tani. Brenda vetëm dy javëve, Izraeli i ka shkrepur 7.000 raketa drejt Izraelit, sipas Ushtrisë së Izraelit. Pra, më shumë se në secilën prej katër luftërave të kaluara mes Izraelit dhe Hamasit qëkur ky grup militant e mori pushtetin në Gazë më 2007.

Vetëm më 7 tetor, në ditën e parë të luftimeve, Hamasi i lëshoi 2.000 raketa, sipas të dhënave nga West Point, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Hezbollahu i Libanit i ka hedhur, po ashtu, qindra raketa në drejtim të Izraelit verior qëkur nisën luftimet. Shumica e raketave janë vërejtur dhe shkatërruar nga Kupola e Hekurt. Por, disa ia kanë dalë të depërtojnë dhe t’i vrasin së paku 11 njerëz dhe t’i godasin ndërtesat e largëta deri në Tel Aviv, sipas zyrtarëve izraelitë.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej arritjeve – dhe kufizimeve – të Kupolës së Hekurt.

 

Si funksionon Kupola e Hekurt?

Kupola e Hekurt është e pajisur me një sërë baterish kundërajrore të cilat përdorin radarë për t’i vërejtur raketat me rreze të shkurtra veprimi dhe për t’i shkatërruar ato. Secila bateri kundërajrore i ka nga tri apo katër hedhës, 22 raketa dhe një radar, sipas Raytheon, gjigantit amerikan të mbrojtjes, i cili i bashkëprodhon këtë kundërajror me kompaninë izraelite Rafael Defense Systems.

Në çastin që radari e vëren raketën, sistemi përcakton nëse raketa është nisur drejt zonës së populluar. Nëse po, e hedh një predhë për ta shkatërruar raketën. Nëse sistemi përcakton se raketa është nisur drejt një fushe të hapur apo drejt detit, atëherë e lejon të bjerë, në mënyrë që t’i ruajë predhat e veta. Sipas ushtrisë, të gjitha këto ndodhin brenda hapësirës ajrore të Izraelit. Ushtria e Izraelit nuk ka dashur të tregojë se sa bateri kundërajrore të Kupolës së Hekurt janë të zhvendosura tani për tani. Por, nga viti 2021, Izraeli i ka vendosur 10 bateri kundërajrore nëpër vend, secila prej tyre në gjendje për ta mbrojtur një hapësirë prej 155 kilometra katror, sipas Raytheon.

 

Sa e saktë është Kupola e Hekurt?

Përafërsisht 90 për qind e saktë, sipas Rafaelit. Por, ajo mund të mposhtet nëse shkrepen një breshri e madhe raketash, duke i lënë disa prej tyre të kalojnë. Megjithëse ka vepruar shumë mirë deri tani, rreziku mund të rritet nëse Hezbollahu futet në luftë. Raportohet se Hezbollahu i ka 150.000 raketa dhe predha.

 

Sa i shtrenjtë është ky kundërajror?

Çdo predhë kushton rreth 40.000 deri në 50.000 dollarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në këtë kundërajror, duke ndihmuar me koston e zhvillimit dhe duke e rimbushur atë gjatë luftimeve. Presidenti amerikan Joe Biden tha se do t’ia kërkojë Kongresit amerikan 14.3 miliardë ndihma ushtarake për Izraelin. Shumica e atyre parave do të ndihmonin sistemet e mbrojtësve kundërajrorë dhe raketorë, sipas Shtëpisë së Bardhë. “Ne po e rrisim ndihmën shtesë ushtarake, përfshirë municionin dhe predhat për ta rimbushur Kupolën e Hekurt”, tha Biden. \Rel\

 

 

 

- Publicitet -

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?