Kur dosjet e Jeffrey Epstein-it u publikuan në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, gjëja e parë që bëri Jess Michaels ishte të kërkonte emrin e saj. Pastaj kërkoi datën kur u përdhunua, dhe së treti emrin e agjentit të FBI-së që kishte marrë dëshminë e saj, por që nuk e kishte ndjekur kurrë më tej çështjen.
Michaels ishte një balerinë 22-vjeçare kur u njoh me Epstein-in përmes një shoqeje dhome në verën e vitit 1991. Biznesmeni i kishte ofruar para për disa seanca masazhi, duke i sugjeruar se mund ta ndihmonte në karrierë, por në vend të kësaj e sulmoi seksualisht në shtëpinë e tij tashmë famëkeqe në Nju Jork.
Sot 57 vjeç, Michaels i ka kaluar tri dekadat e fundit duke i bërë vetes të njëjtat pyetje: A e dinte shoqja e saj se çfarë do të ndodhte? Dhe pse FBI-ja nuk e mori seriozisht informacionin që ajo dha në linjën e posaçme telefonike të viktimave të abuzimeve seksuale?
Javën e kaluar, dosjet zbardhën të paktën disa prej këtyre përgjigjeve. “Ishte kënaqësi të bisedoja me ty. Faleminderit që i dërgove” – lexohet në emailin e një agjenti special të FBI-së drejtuar Michaels-it më 19 mars 2021, bashkëngjitur një përmbledhjeje me pika mbi bisedën që sapo kishin zhvilluar në telefon.
“Kjo vërteton se kam folur me FBI-në dhe se dëshmia ime gjendej aty, në një faqe zyrtare qeveritare. Moria e dokumenteve vërtetoi gjithashtu se viktimat e panumërta të Epstein-it nuk po gënjenin. Çdo gjë që tha Virginia, çdo gjë që tha Maria, ishte e vërtetë. Tani çdo gjë është aty, që ta shohin të gjithë”, thekson ajo.
Michaels u zhvendos nga qyteti i saj i qetë i lindjes, Newtown, Connecticut, drejt Nju Jorkut në fund të viteve 1990, duke shpresuar të bëhej balerinë profesioniste. Ajo filloi punë në anije turistike, ku takoi një grua që më vonë u bë shoqja e saj e dhomës, Christine Kenneally.
Ajo pretendon se Kenneally i kishte thënë se njihte ”një djalë milioner nga Wall Street” që kërkonte masazhatore. Për Michaels-in, kjo u duk si një mundësi për të fituar para lehtësisht. Takimi i parë me Epstein-in u zhvillua në një zyrë në Madison Avenue.
Ai e ftoi në rezidencën e tij pranë Central Park-ut, duke e udhëzuar të merrte librin “Masazh për fillestarë” që të mësonte teknikat. Disa ditë më vonë, ajo shkoi në shtëpinë e tij, ku e çuan në një dhomë në fund të ndërtesës.
Epstein u zhvesh dhe u shtri lakuriq me shpinë. Më pas, ai e detyroi të kryente marrëdhënie me të. Michaels kujton se përjetoi një gjendje pothuajse shkëputjeje nga realiteti, duke ndjerë sikur e kishte lënë trupin e saj dhe po e vështronte skenën nga lart.
Pasi mbaroi, Epstein i hodhi një tufë me para dhe ajo doli me vrap nga shtëpia. Vetëm pas vdekjes së tij në vitin 2019, ajo vendosi të denonconte ngjarjen. Kur një agjent ia ktheu më në fund telefonatën, ai i tha: “Kjo ka ndodhur para 30 vitesh, çfarë prisni të bëjmë ne tani?”.
Michaels pyet veten: “Sa të mbijetuar kanë telefonuar në atë linjë? Sa akuza nuk janë hetuar kurrë siç duhet?”. Korrikun e vitit të kaluar, administrata Trump mbylli të ashtuquajturat “Dosjet Epstein” dhe arkivoi hetimin mbi rrjetin më të madh të trafikimit seksual në historinë e SHBA-së.
Megjithatë, përballë zemërimit publik, autoritetet u detyruan të ndryshonin qëndrim. “Ata e nënvlerësuan ndjeshmërinë e popullit amerikan për këtë çështje. Miliona njerëz ose janë sulmuar seksualisht vetë, ose njohin dikë që e ka pësuar. Kjo nuk është një çështje partiake; njerëzit e ndjenë se po bëhej një përpjekje për ta mbuluar” – shprehet Michaels.
“Të premten ata publikuan një grumbull kaotik dokumentesh. Pa asnjë kontekst, pa asnjë rregull. Duket si një rrëmujë e qëllimshme, e krijuar për të të ngatërruar mendjen” – shton ajo. Emrat e viktimave nuk ishin fshirë, gjë që avokatët e cilësuan
si shkeljen më të rëndë të privatësisë së viktimave brenda një dite në historinë e Shteteve të Bashkuara.
“Ku është transkripti i plotë i deklaratës që i dhashë FBI-së, me orë, data dhe vende?” Ku është formulari im 302?” – pyet gruaja. Deri më sot, vetëm Ghislaine Maxwell është përballur me akuza penale. Po si ndihej Michaels teksa shihte zhvillimet në Mbretërinë e Bashkuar, ku pasojat ishin të shpejta për Princin Andrew dhe Lordin Mandelson?
“Po ndiqja BBC Newsnight dhe diskutimet ishin shumë të sakta për atë që duhet të ndodhë. Dhe kur e di që këto biseda thjesht nuk bëhen këtu, ndihesh e dekurajuar. Kjo temë nuk duhet të jetë politike, por ja që disi është bërë e tillë” – thotë ajo.
Dokumentet zbuluan edhe të vërteta të hidhura për avokatët që i nxitën gratë të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti në heshtje. “Mendoj se isha naive. Nuk e kuptoja plotësisht se ne kemi qëllimin tonë, ndërsa ata kanë të tyren, dhe qëllimi i tyre nuk është domosdoshmërisht kapja e të këqijve” – shton ajo.
Pas vdekjes së Virginia Giuffre, viktimat formuan një aleancë për të ushtruar presion mbi administratën amerikane. Kjo u dha forcë të mbijetuarave të vazhdonin më tej. Michaels vazhdon të kthehet te pikëpyetja mbi shoqen e saj, Kenneally. “Ajo punonte me Ghislaine Maxwell dhe e njihte mirë” – i shkroi Michaels agjentit të FBI-së në vitin 2021.
“Shoku i dhomës thoshte se Maxwell telefononte vazhdimisht dhe shoqja ime anulonte çdo plan për të shkuar te Epstein-i. Mburrej se i kishte bërë masazh Princit Andrew” – shtoi ajo.
Unë i kërkova Kenneally versionin e saj. Ajo konfirmoi se punoi për Epstein-in për më shumë se një dekadë, pasi ai i kishte paguar shpenzimet shëndetësore për kancerin. Ajo rrëfeu masazhimin e Princit Andrew dhe Mandelson-it, saktësisht siç i kishte treguar Michaels agjentit të FBI.
“Por që të dy u sollën si zotërinj të vërtetë” – më tha Kenneally. Ajo pretendon se nuk e kishte idenë që shoqja e saj ishte abuzuar. Pas telefonatës sonë, Kenneally kontaktoi Michaels-in përmes një miku. “Nuk e dija, më vjen shumë keq. Të lutem, më fal…”– i shkroi ajo në një mesazh. / “Sunday Times”

Keta jane zagaret qe komanduan dje dhe sot
Gazeta DITA dhe ju o zoti kryeredaktor Thano:
Kur i referoheni me nje dacibao si letersi erotike, nje gazete angleze te falimentuar si Sunday Times te mafiozit Murdoch per te mallkuar dhe anatemuar Presidentin Trump dhe per te forcuar propaganden sorosiane e qisni ne fotografine e Trump edhe ne faqe te pare, ne nje kohe qe faqet e gazetave amerikane mbajne akoma pedofilin dhe homosexualin Bill Clinton si frekuentuesi NUMBER ONE ne listen e Ishullit te Pedofileve madje ne foto i veshur me fustan dhe kepuce me taka te kuqe, kjo qe beni ju nuk eshte korrekte per lexuesit e shumte te gazetes DITA dhe ngjan me ate kryeartikullin e Kryeredaktorit Thano qe i hiqte kapelen Enver Bythqirit ne mllefin qe ka zoti Thano me cunin e Kristaqit, KILLERIT te Enverit, duke u treguar si nje media pa shtylle kurrizore qe nuk di se cfare shkruan e poston. Po ishte Presidenti Trump ai qe dekretoi me vullnetin e tij si askush tjeter deri tani hapjen e Dosjes se Ishullit te Pedofileve dhe kur raporti i Departamentit te Drejtesise ka dale zyrtarisht ne internet ku balta sorosiane qe i eshte hedhur deri tani Donald Trump cilesohet si “dashakeqe dhe e pavertete”, kjo propagande sorosiane qe beni ju o gazeta DITA mund te gezoje dhe lumturoje vetem BAJGAT e Enverit dhe jashteqitjet e George Sorosit ne Shqypni, qe kane mbushur SHBA me parazite dembele, te cillet grabisin taksapaguesit amerikane me ndihmat sociale dhe therrasin “Rrofte e kjofte shoqnia LGBTQ e Partise Demokratike alla Clinton, Obama, Biden me Qamilene e tyre imorale, sepse me keta ndjehemi mire!”
PO JU O GAZETA DITA DONI QE LGBTQ E BYTHES DONI QE TE VIJNE NE PUSHTET NE SHBA?
sepse:
Po te jete keshtu shkruani me mire nje histori krejt reale jo amerikane dhe totalisht shqyptare duke pyetur koleget tuaj me te vjeter:
SI I FSHEHU SIGURIMI DHE NEXHMIJA KRIMET E HERSHME TE ENVER BYTHARIT, QE PO T’I KRAHASOJME ME ATO TE EPSHTEINIT, PEDOFILIA E CIFUTIT DO TE DUKEJ PALO GJE?
He mo zoti Thano, shko dhe pyet pjellat e Doktor Glozhen Frankeshtajnit qe te tregojne si vdisnin foshnjat e porsalindura ne Maternitetin e Tiranes per te bere tranfuzionin e gjakut te Diktatorit Pederast, qe ti i heq kapelen, po nuk ta thane ata, mos u bej merak, se i ka intelektuali nga regjistrimet e Sulo Gradecit kur i hapi barkun agjenteve te Zures Federale te Migracionit ketu ne SHBA.
E sulmoi seksualisht, thone copat e idioteve.
Perkthim tipik nga Google. E perdhunoi, keshtu i themi ne,. Jo sulm
Sulm ne shqip ka tjeter tingull
Jam kurrioz te di pse kjo foto per arrikullin dhe jo e Bill Klinton ne vaske me nie vajze. Nese flasim per FBIne flitet per ate te kohen se Bill e Obama jo te Trump. Plus ajo foto eshte domethenese per temen qe diskutohet se kjo foto. Apo se Billin e kemi njeriun e shtepise me monumente ane w mbare trojeve shqilptare?
@Turi:
Pyetja juaj eshte krejt llogjike, pergjigjen le ta jape zoti Thano qe i heq kapelen Enver Epshteinit te Gjylos dhe Bimbashit dhe qe kopjon historite e gazetave te George Sorosit, ne nje kohe qe gazeta DITA injoron totalisht raportin zyrtar te Departamentit te Drejtesise, duke bere pyetje prej budalli:
PSE HESHTI FBI PER EPSHTEININ?
kur ky pedofil e perfundoi jeten i varur ne qeli, sepse ajo qe urrejne me shume amerikanet eshte pedofilia, ne dallim nga shqyptaret dhe prandaj gazeta DITA nuk kujtohet te pyese:
PSE HESHTI SIGURIMI PER ENVERIN?
por:
Duhet te dilnin deklaratat e Sulo Gradecit dhe te nipit te Nonda Bulkes qe Bota te mesonte per Epshteinin Pederast shqyptar, te pakten Epshteini i SHBA perfundoi i varur ne burg, Enver Epshteini mbahet akoma HERO i Popullit Dhe i Punes Socialiste, madje Niko Peleshi propozoi qe 16 tetori i lindjes se Epshteinit shqyptar te festohej vit per vit me fyshekzjarre,
O MA MIR ME KEN SHQYPTAR!
Pse i paska hequr breket z.Intelektuali dhe na doli culak fare sonte ? !
Ai delte gjithmoine me tanga ! Ku te pyesim per shendetin e tij ?