Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si përcaktohet grupi i gjakut dhe çfarë tregon për shëndetin tonë?  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Si përcaktohet grupi i gjakut dhe çfarë tregon për shëndetin tonë?  
EnciklopediLifestyleShendetesi

Si përcaktohet grupi i gjakut dhe çfarë tregon për shëndetin tonë?  

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

 

Ekspertët e shëndetit theksojnë se është shumë e rëndësishme të njohim grupin tonë të gjakut, pasi kështu do të mund t’u përgjigjemi në kohë urgjencave që mund të keni për të marrë, apo dhënë gjak në situata të caktuara shëndetësore. Një mospërputhje, mund të shkaktojë një reagim të sistemit imunitar që mund të rezultojë në komplikime të tilla, si: dështimi i veshkave, mpiksje e gjakut dhe në raste më ekstreme edhe pasoja fatale për jetën. Për fat të mirë, teknikat e sofistikuara të testimit të sotëm i kanë kufizuar këto incidente.

Por pavarësisht kësaj, hulumtimet dhe studimet e vazhdueshme të kryera tregojnë se ka një lidhje midis grupit të gjakut dhe disa sëmundjeve të ndryshme. Në këto kushte, duke njohur grupin e gjakut, do të mund të vlerësojmë edhe rrezikun që kemi ndaj sëmundjeve të ndryshme. “Kjo do të thotë se njohja e grupit tuaj të gjakut mund t’ju paralajmërojë edhe për lloje të caktuara sëmundjesh, si skleroza e shumëfishtë ose diabeti”, sqarojnë ekspertët e shëndetit. Për të mësuar më shumë për grupin tuaj të gjakut dhe rreziqet e tij për shëndetin, lexoni detajet në vijim të shkrimit. Në vitin 1930, Dr. Karl Landsteiner fitoi çmimin Nobel për zhvillimin e sistemit të grupeve të gjakut ABO, metodën e klasifikimit të grupeve të gjakut.

- Publicitet -

 

Si përcaktohet grupi i gjakut

Ashtu si ngjyra e syve, grupi i gjakut transmetohet gjenetikisht nga prindërit tuaj. Llojet e gjakut përcaktohen nga prania, ose mungesa e antigjeneve të caktuara, të cilat mund të shkaktojnë një përgjigje imune nëse janë të huaj për trupin.

Sistemi i grupeve të gjakut ABO klasifikon llojet e gjakut, sipas llojeve të ndryshme të antigjeneve në qelizat e kuqe të gjakut dhe antitrupave në plazmë. Krahas statusit të antigjenit RhD, ata përcaktojnë se cili grup gjaku do të përputhet për një transfuzion të sigurt.

Kështu, ekzistojnë katër lloje kryesore të gjakut, të cilat përcaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Konkretisht, grupi A ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupa B në plazmë). Grupi B ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupa A në plazmë). Grupi AB ka të dy antigjenet A dhe B në qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjërin antitrup në plazmë). Ndërsa grupi 0 nuk ka asnjërin antigjen në qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjërin antitrup në plazmë

Testimi për grupin e gjakut dhe lidhja me sëmundjet

Një test gjaku mund të përcaktojë grupin e gjakut të një personi. Në një laborator, gjaku përzihet me tre substanca të ndryshme për të parë se si reagojnë ato. Çdo substancë do të përmbajë antitrupa A ose B, ose faktor Rh. Vëzhgimi i këtyre reagimeve do t’i mundësojë teknikut të identifikojë grupin e gjakut të një personi. Sikundër edhe u theksua më lart, vëzhgimet kanë treguar edhe rrezikun që ka çdo grup gjaku përballë sëmundjeve të ndryshme.

Sëmundjet e zemrës

Hulumtimet tregojnë se grupet e gjakut O kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës. Ekspertët nuk janë të sigurt pse. Por, disa besojnë se mund të jetë për shkak se llojet e tjera ka të ngjarë të kenë kolesterol më të lartë dhe sasi më të larta të një proteine që është e lidhur me koagulimin.

Ndikimi tek kujtesa

Sa i takon kujtesës, një studim i kryer tregoi se njerëzit me grup gjaku AB kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të të menduarit dhe kujtesës. Probleme të cilat mund të çojnë në demencë. Ky rrezik shfaqet më i ulët tek grupet e tjera të gjakut.

Lidhja me jetëgjatësinë

Shanset janë më të larta që të jetoni më gjatë nëse keni grupin O të gjakut. Ekspertët besojnë se kjo është kryesisht për shkak të një rreziku më të ulët të sëmundjeve në zemër dhe enët e gjakut.

Rreziku nga kanceri i stomakut

Llojet e gjakut A, AB dhe B janë më të rrezikuara se grupi O, veçanërisht njerëzit me grupin A të gjakut. Ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të H. pylori, një infeksion më i zakonshëm me grupin A të gjakut. Zakonisht gjendet në stomak, duke shkaktuar inflamacion dhe ulcera.

Ndikimet nga stresi

Stresi rrit nivelin e kortizolit në trup, i njohur edhe si hormoni i stresit. Njerëzit me grupin A të gjakut priren të kenë më shumë kortizol, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për ta përballimin e stresit.

Kanceri i pankreasit

Rreziku është më i lartë nëse jeni të tipit A, AB ose B. Molekulat në qelizat e kuqe të gjakut të tipit A dhe B ndihmojnë bakteret H. pylori të rriten në zorrën tuaj. Kjo mund t’ju bëjë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri i pankreasit

Malaria

Ju mund të merrni malarien kur ju kafshon një mushkonjë e infektuar. Për fat të mirë, nëse keni grup gjaku O, është më e vështirë që paraziti të ngjitet në qeliza. Ndërkohë që tek grupet e tjera të gjakut ky risk shfaqet edhe më i lartë.

Ulçera

Ulçera peptike janë plagë të hapura të dhimbshme që shfaqen në mukozën e stomakut ose në zorrën e sipërme. Sipas studiuesve, duket se ato ndodhin më shpesh me grupin e gjakut O.

Diabeti

Diabeti i tipit 2 duket se ndodh më shpesh te njerëzit me grupe gjaku A dhe B. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se pse ndodh kjo tek këto grupe gjaku.

Ndikimi në Fertilitet

Të dhënat e raportuara nga një studim i kryer treguan se, gratë me numër të ulët të vezëve të shëndetshme kishin më shumë gjasa të kishin grupin e gjakut O se çdo lloji tjetër. Sidoqoftë, duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar pse.

Sëmundja reumatizmale

Sëmundja reumatizmale është një grup prej më shumë se 200 gjendjesh që shkaktojnë dhimbje në kyçet tuaja, indin lidhës, tendinat dhe kërc. Një studim i vitit 2017 në Turqi tregoi se disa sëmundje ishin më të zakonshme me grupet e gjakut A dhe O.

Mpiksje gjaku

Tromboembolizmi venoz (VTE) është kur gjaku juaj mpikset në një venë të thellë. Hulumtimet tregojnë se njerëzit me grupin e gjakut A, B ose AB janë në një rrezik më të lartë të për të vuajtur nga mpiksja e gjakut.

Lupusi

Lupusi është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion dhe dhimbje në të gjithë trupin. Studimet kanë zbuluar se ata me grupe gjaku A dhe B kishin simptoma më të rënda se grupet e tjera të gjakut.

Skleroza e shumëfishtë

Skleroza e shumfishtë është një gjendje kur sistemi juaj imunitar sulmon një shtresë mbrojtëse rreth nervave tuaj të quajtur myelin. Është një gjendje e përjetshme që mund të shkaktojë paaftësi serioze. Hulumtimet kanë zbuluar se ata me grupe gjaku A dhe B kanë një rrezik të lartë për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Sëmundja inflamatore e zorrëve

Ekzistojnë dy lloje kryesore të IBD: koliti ulceroz dhe sëmundja e Crohn. Studimet e kryera në Itali dhe Korenë e Jugut treguan se ata me grupin e gjakut O kishin një shans më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Crohn. E kundërta ndodhte me grupet e tjera të gjakut, ku risku ishte më i lartë.

Hemorragjia

Humbja e një sasie të madhe gjaku është e zakonshme pas traumave të rënda, të tilla si pas një aksidenti automobilistik ose lëndimeve të tjera. Grupi i gjakut O është vërejtur se vuan më shumë nga vdekjet e lidhura me hemorragjinë. Por edhe në këtë rast duhen bërë më shumë kërkime për të kuptuar pse.

Rreziqet gjatë shtatzënisë

Antigjeni Rh hyn në lojë gjatë shtatzënisë, nëse nëna ka gjak Rh-negativ dhe gjaku i fetusit të saj është Rh-pozitiv. Antitrupat nga një nënë Rh-negative mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut të foshnjës së saj të palindur Rh-pozitive, duke dëmtuar qelizat e kuqe të gjakut.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?