Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A u shtrembërua studimi koreano-jugor për lidhje mes vaksinës së COVID dhe shtimit të kancerit? Mjeku i njohur që e postoi këmbëngul
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A u shtrembërua studimi koreano-jugor për lidhje mes vaksinës së COVID dhe shtimit të kancerit? Mjeku i njohur që e postoi këmbëngul
KronikeLajmi i fundit

A u shtrembërua studimi koreano-jugor për lidhje mes vaksinës së COVID dhe shtimit të kancerit? Mjeku i njohur që e postoi këmbëngul

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rreziqet 1-vjeçare të kancerit të lidhura me vaksinimin COVID-19: një studim kohorte i bazuar në popullsi në Korenë e Jugut”.

Prifti e shoqëroi postimin me një interpretim personal, duke pretenduar se materiali vërtetonte një lidhje direkte mes vaksinave dhe kancerit.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut! Një holokaust pa asnjë diskriminim!”, shkroi ai.

- Publicitet -

Mbi 15 faqe online në gjuhën shqipe, përfshirë të përditshmen Gazeta Dita dhe portale të tjera, e shpërndanë postimin e Priftit me tituj alarmues. Postimi u rishpërnda nga 129 ndjekës të kardiokirurgut shqiptar dhe gjeneroi video virale në rrjetet sociale.

Studimi që i referohet Dr.Prifti, i publikuar nga revista “Biomarker Research”, ka si autorë katër shkencëtarë koreano jugor.

Megjithatë, ndryshe nga pretendimi i doktorit shqiptar, ai nuk shkruan se ka një lidhje shkakësorë midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe rritjes së rrezikut të sëmundjes së kancerit.

Vetë autorët e studimit theksojnë në mënyrë specifike në konkluzionet e publikuara se gjetjet e tyre nuk provojnë lidhje shkak-pasojë mes kancerit dhe vaksinës.

“Nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar marrëdhëniet e mundshme shkakësore,” shkruajnë ata në konkluzionet e studimit.

I pyetur nga BIRN mbi deklaratën e tij për studimin, kardiokirurgu Prifti këmbënguli në qëndrimin e tij për lidhjen e vaksinë me kancerin.

“Në konkluzion, mendoj që të dhënat janë të shumta dhe kokëforta,” tha ai, duke pranuar gjithsesi se “duhen studime të tjera”.

Një lajm i vjetër dhe i përgënjeshtruar

Zhurma e krijuar së fundmi në Shqipëri mbi këtë studim, bazohet në një lajm që është përgënjeshtruar prej kohësh në arenën ndërkombëtare. Studimi, i publikuar fillimisht në “Biomarker Research” si letër për redaktorin, u bë viral në botën anglisht folëse pas një artikulli sensacionalist në gazetën britanike ‘Daily Mail‘ më 29 shtator.

Ekspertët dhe faqe të verifikimit të fakteve, si Full Fact, reaguan menjëherë, duke detyruar Daily Mail të korrigjonte artikullin. Në versionin e rishikuar, gazeta sqaroi se studimi nuk provonte lidhje mes vaksinës dhe tumoreve. Patologët shpjeguan se “është e pamundur mjekësisht që një kancer solid të zhvillohet deri në atë pikë sa të diagnostikohet brenda një viti”.

Sipas ekspertëve, rritja e numrit të diagnozave lidhet me faktin se personat e vaksinuar kanë kryer më shumë vizita mjekësore gjatë pandemisë COVID-19, duke çuar në zbulimin e sëmundjeve ekzistuese, jo në krijimin e tyre nga vaksina.

Përtej studimit koreano-jugor, Dr.Prifti tha se ishte i bindur për vërtetësinë e lidhjes midis vaksinës kundër COVID-19 dhe tumoreve.

Për të mbështetur tezën e tij, Prifti referoi një tjetër studim nga Italia me rreth 300,000 banorë, ku sipas tij ishte gjetur një rritje prej 23% e tumoreve te të vaksinuarit. Por edhe në këtë rast, interpretimi bie ndesh me konkluzionet e autorëve. Studiuesit italianë theksojnë se: “Subjektet që morën vaksinën treguan pothuajse përgjysmim të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak pas një periudhe ndjekjeje prej 25 muajsh.”

Edhe këtu, autorët sqarojnë se zbulimi i më shumë rasteve të kancerit lidhet me monitorimin më të shpeshtë mjekësor të personave të vaksinuar dhe jo me shkaktimin e sëmundjes nga vaksina.

Rishpërndarja e shpejtë e këtij informacioni alarmant në një numër të madh mediash online shqiptare tregon sërish për cenueshmërinë e publikut dhe mangësitë serioze në procesin e verifikimit të fakteve në peizazhin mediatik vendas.

Dezinformatat shëndetësore, veçanërisht ato që lidhen me vaksinat, gjejnë shpesh terren pjellor në Shqipëri, veçanërisht kur vijnë nga figura autoritare si mjekët.

Pandemia e COVID-19, në nivel global, u shoqërua me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti “infodemi” – një përhapje masive dhe e shpejtë e informacionit të pasaktë, shpeshherë me qëllim manipulimin.

Në Shqipëri, kjo valë dezinformimi goditi veçanërisht vaksinat, duke ushqyer hezitimin te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, pavarësisht fushatës së institucioneve shëndetësore për imunizim.

Pasojat e drejtpërdrejta të këtyre pretendimeve të pavërteta shëndetësore janë të rënda. Ato jo vetëm mbjellin panik dhe pasiguri, por potencialisht pengojnë shkallën e vaksinimit dhe rrisin rrezikun e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në popullatë./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • info analitike says:
    November 20, 2025 at 12:25 pm

    Nuk e di cfare ka ndodhur me Edvinin qe ka nderruar qendrim duke u bere eko teorive kospiracioniste. Ne fillim te Covid 19 ishte i pari qe kerkoi mbylljen e kufijve dhe karantinen madje dhe vaksinimin prioritar per mjeke si ai qe kryenin operacione delikate. Per keto qendrime dhe e pesoi duke u perballur me gjithe fuqine dashakeqe te Kriekaqolit qe e donte ne burg, se kishte guxuar ti dale nga regjia dhe skenari duke mos ndjekur shembullin e Arben Gjates me shoke.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    November 20, 2025 at 2:32 pm

    Një mjek që përhap panik, si të ishte një nga injorantët e shumtë të kësaj dynjaje. Kaq mund të thuhet për Priftin konspiracionist. Mesa duket është bërë xheloz për arritjet e Alfred Çakos dhe përpiqet t’i marrë kryesimin e shoqatës së idiotëve të Tokës së sheshtë.

    Reply
  • Edi says:
    November 20, 2025 at 2:57 pm

    Kerkon protagonizem dr prifti

    Reply
  • demo says:
    November 20, 2025 at 3:12 pm

    Vaksinat shpetuan miljona Jete.Konspiratoret kane punen e tyre.Studiot e TV fshatareske duan xheng perdite,se mileti nuk ka ndryshuar shume nga turmat e Romes,buke,cirk dhe gjak. Vepra me e mire e Qeverise Rama eshte sigurimi ne kohe i Vaksinave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?