Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguria e Ukrainës i mbetet BE-së? Garancitë të paqarta, sytë nga Neni 5 i NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Siguria e Ukrainës i mbetet BE-së? Garancitë të paqarta, sytë nga Neni 5 i NATO-s
BoteLajmi i fundit

Siguria e Ukrainës i mbetet BE-së? Garancitë të paqarta, sytë nga Neni 5 i NATO-s

Published: August 20, 2025
Shpërndaje

Garancitë e sigurisë për Ukrainën gjatë një procesi të mundshëm paqeje me Rusinë ishte një nga pikat më të nxehta të konsultimeve në Shtëpinë e Bardhë. Por edhe ato mbeten të paqarta.

Pas takimit në Uashington krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së zhvilluan një takim virtual për të diskutuar për mundësitë për ta mbrojtur vendin e përballur me agresionin e Moskës. Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, tha pas bisedimeve se tani është koha për të përshpejtuar përpjekjet dhe për të realizuar mbrojtjen e premtuar – të ngjashme me atë të parashikuar në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s.

Në ditët në vijim, personat përgjegjës për ushtrinë të vendeve të të ashtuquajturit Koalicion i të Gatshmëve të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Franca, do të konkretizojnë në konsultim me SHBA-në garancitë e ardhshme të sigurisë për Ukrainën, u shpreh ai.

“Forcat e Armatosura ukrainase do të përbëjnë vijën e parë të  mbrojtjes. Kjo është arsyeja përse ne duhet të rrisim, forcojmë dhe zhbllokojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën. Bashkimi Evropian është tashmë ofruesi më i madh i mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për të. Prioriteti ynë kryesor duhet të jetë ndalimi i vrasjeve. Po kështu, është e rëndësishme ta mbajmë Rusinë në darën e sanksioneve”, shprehet Antonio Costa, president i Këshillit të BE-së.

- Publicitet -

Donald Trump tha pas samitit se SHBA-ja do t’i mbështesë garancitë për siguri për Ukrainën, por nuk dha detaje. Lidhur me ukrainasit ai vetëm siguroi: “Ne do t’u japim atyre mbrojtje shumë të mirë, siguri shumë të mirë”. Megjithatë në Fox Neës Trumpi u shpreh më vonë se nënkuptonte vetëm mbështetje nga ajri.

SHBA-ja sipas tij mund të ofrojë mbështetje ajrore për paqeruajtësit evropianë në rast të një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, por e hodhi poshtë përsëri idenë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Baba nga Dürrsi says:
    August 20, 2025 at 4:33 pm

    Pra Evropa e pj3rdhur filloi prap avazin nga fillimi?
    Për çfarë fuqizimi me armë të linjës të parë ukrainase flet presidenti i Këshillit të BE z. Antonio Costa? Kanë mbi 3.5 vjet që dërgojnë lloj lloj armësh në Ukrainë duke rrjepur taksapaguesit e BE dhe për më keq me rezultate disastrose në terrenin e fushëbetejës?
    Filluat me predha 166 mm sipas standardit NATO sepse Ukraina përdorte 85 mm sipas standardit të vjetër të BS, pastaj Jawline, Stinger, Himars, Bateri Patriot (nga 4 copë ngeli vetëm 1) Samp-T që ja hoqën Sllovakisë (kishte 2 copë) pastaj thatë që do ndryshojnë rrjedhën e luftës tanket Abrams, Leopard II, Bradley, M113, etj por hiç, pastaj thatë që F-16 do bënte kthesën e madhe mirpo u zhduken edhe kta avionë, Starlink System, etj etj plot përfshirë edhe dollarë dhe evro me thasë (135 Miliard Usd) për rroga ushtarakëve dhe administratës Ukraine, dhe prap asgjë. Rezultati në terren është që Ukraine ka humbur 4+1 Rajone (Krimea që në 2014) dhe mbi 1 milionë djem të rinj në luftime. Po aq është edhe numri i të gjymtuarve, të sakatuar etj pa llogaritur robërit e luftës.
    Presidenti Trump deklaroi që USA nuk do të dërgojë më armë qyl në Ukrainë (intervista në Fox News të dielën në mbrëmje), nuk do të dërgojë asnjë ushtar amerikan në terren, pra sipas formulës “Boots on the Ground” (formulë që parashikon prezencë fizike të trupave) dhe ju tha që po të doni ju evropianët, ti bleni nga ne (pra USA) dhe tja dërgoni atyre. (pra Ukrainës)
    Juve e pranuat ktë alternativë duke i vënë në pjatë të argjendtë plot 100 Miliard Usd të lëvrueshme në 20 këste. (20 x 5 Miliard çdo këst)
    Më saktë janë 90 Miliard sepse 2 këste janë lëvruar para pak ditësh nga Danimarka, Holländ, Gjermania und France.
    Edhe pse personalisht jam skeptik që kto para që do të përdoren për armë (duke ja hequr Shëndetësisë, Arsimit, Infrastrukturës, Welfare, Kërkimit shkencor, pra taksapaguesve evropiane etj etj plot) do të ndryshojnë sortet e konfliktit, të paktën i gjithë ky armatim duhej të ishte “Made in Europa” per të bërë të mundur që të punonin ndërmarrjet evropiane dhe jo ato USA.
    Do të ishte gjysma e të keqes sikur me ato para të punonte Rheinmetall, Scania, Leonardo, Iveco, MBDA (Konsorcium Franko – Gjerman) etj, sesa Lockheed Martin apo Boeing USA.
    Presidenti Trump ka të drejtë, ai mbron interesat e vendit të tij dhe i mbron mjaft mirë. Ju vuri në rresht për një si klasë politike pa shtyllë kurrizore dhe vasale, qoftë me Tarifat Doganore, qoftë me 5% e PIL për Nato, qoftë me detyrimin për të blerë GNL nga USA me çmim 3-4 herë më të lartë sesa Gazi Natyror me tubacione, qoftë duke iu hedhur në kurriz barrën e Zelenskyt me armatime dhe rikonstruksion, dhe së fundi me 100 Miliard dollarë po prap për Zelenskin.
    Nga ana tjetër Artikulli 5 i Aleancës është pothuajse i pa zbatueshëm sepse asnjë vend nuk do ta lidhte Sigurinë e tij Kombëtare me sigurinë e Ukrainës që nuk është as vend anëtar NATO dhe as BE. Më shkoqur : Vështirë që parlamentet e ktyre vendeve të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmeve” mund të miratojë një ligj për ti shpallur luftë Rusisë nqs ajo shkel garancitë për të cilat po flasim.
    Asnjë qeveri e ktyre vendeve nuk do të mbijetonte sapo të fillonin të mbërrinin arkivolet e para me shtetasit e tyre nga fronti i luftës.
    Shumë vende të BE janë kundër dërgimit të trupave në rajonin e konfliktit përfshi edhe USA, siç janë Spanja, Italia, Hungaria, Sllovakia, Rep Çeke, Portugalia, Belgjikë etj etj dhe nuk kuptohet qartë pse një francez, gjerman apo britanik duhet të vdesë për Zelenskin e Ukrainës.

    Reply
  • xyz says:
    August 20, 2025 at 4:56 pm

    Këta perëndimorët e kanë filluar nga bishti. Normalisht në fillim vendoset paqja, pastaj diskutohet sigurimi i paqes! Pa pasur një marrëveshje paqeje nuk mund të kërkosh siguri.

    Reply
  • Igor says:
    August 22, 2025 at 2:08 pm

    Keta perendimoret Fashiste as nuk e njohin ligjin e nenit 5 ku thuhet se neni5 hyne ne fuqi vetem kur sulmohet nji shtet anetare i Natos dhe jo sikur Ukraina ,deshira e Ukraines ka qene qe ne fillim qe Natoja te perfshihet ne lufte me Rusine por mos harojme dicka sa e njoh une Rusine nuk e njihni ju tani per tani Rusia nuk perdor arme shkateruese ne Ukraine por po u sulmua nga vendet e Natos ndryshon plani dhe dote perdoren armet qe nuk i njeh bota jane arme katastrofike Rusia dote demtohet por edhe Ruset dote shkaterojne dikend kudo qe ndodhet,pse nuk e sulmojne pra pse nuk guxojne jane frikacak po e nxisin Ukrainen te vazhdon luften rinia Ukrainase nuk i intereson Fashizmit perendimore.

    Reply
  • Lino says:
    August 22, 2025 at 2:28 pm

    Europianet nuk kane zgjidhur asnje gje historikisht. Perkundrazi i komplikojne gjerat duke i hedhur benzine zjarrit. Historikisht kur eshte fjala per lufte kerkojne ndihmen e vllait te madh, Amerikes. Vete jane karabythacer e bythpambuke. Mirpo iku ajo kohe kur Amerika hidhej ne zjarr per keta ngaterrestare. amerikane e kuptuan qe jane hileqare te pandreqshem. U perpoq Trampi me te gjitha mundesite per nje paqe e stabilitet. Keta pedera, perseri shkopinj neper rrota. Pa te shohim nje here si do zgjidhen pe Ameriken …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?