Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata më tragjike e jetës; Djalin apo prindërit? Bariu tregon se kë shpëtoi nga rrënojat e tërmetit: Kam ende gjak në rroba
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata më tragjike e jetës; Djalin apo prindërit? Bariu tregon se kë shpëtoi nga rrënojat e tërmetit: Kam ende gjak në rroba
AktualitetBote

Situata më tragjike e jetës; Djalin apo prindërit? Bariu tregon se kë shpëtoi nga rrënojat e tërmetit: Kam ende gjak në rroba

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Jeta e ka përballur Tayeb ait Ighenbaz, një bari në zonën e Atlasit, që të merrte një nga vendimet më të vështira në jetën e tij… të shpëtonte prindërit apo djalin 11-vjeçar. Mbrëmjen e së premtes kur ajo lëkundje tragjike u regjistrua, ai pa nën rrënoja prindërit dhe të birit.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kur ndodhi tërmeti, ne të gjithë vrapuam te dera. Babai im ishte duke fjetur dhe unë i bërtita mamasë sime të vinte, por ajo qëndroi prapa për ta pritur atë,” kujton ai.

Nga ana tjetër, Ighenbaz mund të shihte vetëm gruan dhe vajzën e tij teksa dilnin nga shtëpia.

- Publicitet -

Teksa kthehej në ndërtesën e shkatërruar, Tayeb gjeti djalin dhe prindërit e tij të bllokuar nën rrënoja. Ai mund të shihte dorën e djalit që po kërkonte ndihmë.

Ai e dinte se duhej të vepronte shpejt dhe u drejtua në drejtim të djalit, Adamit, duke gërmuar në mënyrë të dëshpëruar nëpër rrënoja për ta nxjerrë jashtë.

Kur iu drejtua prindërve, të bllokuar nën një pllakë të madhe guri, ishte tepër vonë.

“Më duhej të zgjidhja mes prindërve dhe djalit”, thotë ai me lot në sy.

“Unë nuk mund t’i ndihmoja prindërit e mi sepse muri ra mbi trupave e tyre. Është shumë e trishtueshme. Pashë prindërit e mi duke vdekur.”

Tayeb tregon njollat ​​në xhinset e tij, duke thënë se ky është gjaku i prindërve të tij. Tërmeti i ka marrë gjithçka, e tashmë nuk ka asnjë rrobë për t’u ndërruar, por vijon prej ditësh të marrë me veten gjakun e prindërve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?