Në 48 orët e fundit, dhjetra vatra të rrezikshme zjarri po kërcënojnë komunitetet lokale në të gjithë vendin, ndërsa forcat e emergjencave civile u shfaqën edhe këtë gusht në vështirësi dhe të keqpajisur për të përballuar situatën.
Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas.
“Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve.
“Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo.
Banorët e fshatrave Kullollas dhe Skënderbegas në bashkinë e Gramshit e panë veten të rrethuar nga flakët brenda pak orësh dhe luftuan që të shpëtonin shtëpitë dhe bagëtitë, por më kot.
Sipas Policisë së Shtetit, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan nga flakët e zjarrit. Policia e identifikoi viktimën si autorin e zjarrvënies. Ndërkohë, banorët e evakuuar po bëjnë bilancin e dëmeve.
“Deri tani ne nuk dimë gjë se ku jemi. Jemi të frikësuar, të tronditur,” tha një tjetër banore. “U mundova të fik zjarrin afër shtëpisë. Nuk di çfarë bëhet me pjesën tjetër të bagëtive që kam. Kam shumë kokë bagëti sipër dhe nuk e di se çfarë bëhet,” shtoi ajo, duke theksuar se u detyrua që të ikte pasi e mori policia.
Vatra e zjarrit në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit ishte një ndër më të rrezikshmet, por jo e vetmja. Të keqpajisur dhe me mungesa të mëdha logjistike, forcat e Emergjencave Civile të mbështetura nga Policia dhe Ushtria u përballën me 64 vatra zjarri në të gjithë vendin, 24 prej të cilave janë ende aktive të mërkurën.
Në jug të vendit, qyteti i Delvinës u rrethua nga flakët mbrëmjen e së martës dhe autoritetet u detyruan që të evakuuonin pacientët e spitalit. Paraditen e së mërkurës, Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje urgjente për evakuim drejt zonave të sigurta banorëve të Nartës në Vlorë, të fshatit Skënderbegas në Gramsh dhe atyre të Delvinës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka mbi 10 mijë forca në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndërsa vlerësoi se situata po shkon drejt stabilizimit.
“Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë,” deklaroi Ministria.
Por emergjenca e zjarreve ka nxjerrë edhe këtë gusht në sipërfaqe mungesën e kapaciteteve dhe atë të masave të qëndrueshme për të përballuar situatën.
Ndryshe nga vende të tjera në rajon, qeveria shqiptare nuk ka një flotë të vetën për të përballuar situatën dhe u detyrua edhe këtë vit që të huazonte mjete ajrore për emergjencën me zjarret.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht po operojnë 5 helikopterë Black Hawk, nga të cilët dy janë huazuar nga Emiratet e Bashkuara, një nga Çekia dhe një nga Sllovakia, ndërsa helikopteri i pestë i përket Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në mungesë të një plani të qëndrueshëm për përballimin e situatës së zjarreve, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën dënime të ashpra për zjarrvënësit.
“Dy netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme,” shkroi Rama në Facebook.
“Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal,” shtoi ai.
Reporter / Bardha Nergjoni
Në foton kryesore: Zjarrfikës duke u përpjekur të shuajnë flakët në aksin Muzinë-Sarandë. Foto: LSA

90 për qind e këtyre zjarreve janë ndezur qëllimisht nga disa piromanë të çmendur.
Nje kaposh idiot kriekaqol qe ne paftesine e tij per ti dhene zgjodhje problemeve si zjarreve, termeteve, permbytjeve e ka mendjen veç te fuse ne burg burg burg. I pari qe duhet te shkoje ne burg eshte ai si fajtori kryesorvper kete gjendje. Investohen miliarda euro per lukse e interesa oligarchs e asnje cent per emergjencat. Flet per avione me emra rilindesish e per satelite e nuk ka avione per shuarjen e zjareve apo emergjenca te tjera. Vetëm nje mendje e semure mund tecshpertheje 30 kg tritol ne mes te sezonit turistik duke tmerruar turistet e nën vapen percelluese qe rrezikon zjarre. Më vjen shume keq per ato banore qe po e vuajne kete situate si dhe per ata djemte e zjarrfikesve e forcave xheniere qe jane duke pumuar me shpirt sacrifice e duke rrezikuar jeten per faj te nje palacoje kryeministër.
Gjallë qënke ti infoanalitike ? Qëndron ca kohë pa u ndjerë dhe sapo gjen ndonjë arsye madhore , e nxjerr kokën tënde të fëlliqur e fillon shan si gjithmonë qeverinë dhe kryeministrin . Avionë dhe helikopterë ka Shqipëria , por kur zjarri përfshin gjithë vëndin , ç’mund të bësh . Në teren , në luftë me flakët janë 10 mijë ushtarakë , ndonjë prej tyre edhe i dëmtuar . I gjithë Ballkani po digjet , madje gjithë Evropa , por askush nuk akuzon Qeverinë . Nuk ka koment tëndin qe të mos shash e ofendosh Edi Ramën , me të njëjtin epitet ” kriekaqol” , që edhe këtë e shkruan gabim . Thuhet kryekaqol . Po ja që nuk ka mendimin tënd për kryeministrin tre çerekun i shqiptarëve , që për të dhjetën herë rradhazi , votojnë “kriekaqolin” dhe ç’të votuar ! Fitoi 83 deputetë dhe , me tre të Tom Doçit , i bëhen 86 , aq sa i duhen që edhe pseudonimin tënd të t’a ndryshojë nga info analitike, në “mjaft na çave bythën ” .
Prej dy muajsh qe keni shperdoruar fondet e ketij viti me veprime jo profesionale e jo te pergjegjeshme. ——- Gjate ketyre dy muajve, me intensitetin mediatik te dhenies se “informacioneve”, e te shfaqjes me cdo kusht para kamerave te zyrtareve te ndryshem, per disa vatra zjarri e disa shkaktare, kryesisht cobane, duke “justifikuar” 3-4 milione euro te shpenzuara ne jave nga 3-4 fluturimet ditore te nje helikopteri te vetem me nje kove uji te vogel (?!), nxitet e krijuat edhe modelin e perbindshem te zjarrvenesve/piromaneve. Disa syresh sepse jane te cmendur patologjike e majmunizohen me gjithcka u servirni ne TV e video online, e pjesa tjeter te nxitur nga “sfida” po aq e cmendur e kryeministrit, personale dhe e personalzuar, per te gjetur fajtore jashte sistemit te ruajtjes e administrimit te territorit e te pyjeve, per t’i burgosur e penalizuar si vrases, duke nxjerre lakuriq edhe me shume vete mosfunksionimin e modelit qeverises e administrues te ketyre 35 viteve bashkeqeverisje ne zinxhir me Sali Berishen. ——– Kryeministri e Qeveria e Opozita institucionale te mos perserisin propaganden e 35 viteve te fundit, por t’ua marrin parate oligarkeve me VKM te posacme per emergjence kombetare, me te njejten shpejtesi sic iua kane dhuruar shansin, permes qindra e ndoshta mijera VKM-ve te posacme, duke i bere oligarke “me biberon”, ne menyre qe te behet e mundur ringritja sa me shpejt e nje sistemi serioz te ruajtjes e te shpetimit te pyjeve e te territorit, duke punesuar roje e agronome pyjesh e deri te zjarrfikesit, duke blere pajisjet e duhura qe nga veshjet e sigurta per punonjesit e deri te helikopteret e avionet profesionale.
1000+ xhami, 0 zjarfikesh ajror…fatale vend islamqenesh.
Vet njerezit vene flaken se ligjiet edhe kur i kapin nuk i ndeshkon.
Denimi duhet te ishte burgim i perjetshem ose me vdekje plus sekuestrim gjithe pasurise familjare te autorit.
Ti dukeshe tamem si ay dashi qe prin kopene e deleve te Kriekaqolit. Cfare kerkon zotrote qe ti them te bardhes te zeze? Ore po si nuk u bete njehere njerez e te arsyetoni me koken tuaj, por ju prin gjithnje vec propaganda dhe dashuria per partine. Ti dukesh qe edhe ne zjarr bie po ta urdheroi partia.
Ti infoanalitike ke qënë dhe mbetesh një mbrojtës i vendosur i malokut nga Viçidoli. Vetëm për kaq je i pabesueshëm në ato që shkruan. Shqipëria e sotme e udhëhequr nga Rama është 1 000 herë më e bukur dhe më e demokratike sesa kur vendi udhëhiqej nga shtaza e Viçidolit. T’i mund të kërkosh sa të duash qiqra në hell, por të gjithë e ndjejnë përparimin e vendit. Ti me siguri je një nga ata që mendon se zgjedhjet e 11 majit i fitoi i shkreti dhe i urti Berishë, por ia vodhi Ramaduro! Je për të qarë hallin. Vetëm i paanshëm nuk je.
e po nga dash ne iriq e po te njetat mend! Te mungon edhe fantazia 🙂
Eh ç’më çave atë që s’thuhet o analilesh.Përsëri kriekaqol e shkrove ?Kryekaqol thuhet e shkruhet o rr.k . Po me Iriqin pse më ngatërron ? Unë shkruaj me emrin tim të vërtetë .
Edhe fantazia i duhet vemjes. Hiqet gjoja sikur te jete tjeter soj, po si dash qurrashi po ashtu dhe ky iqiri pa gjemba jane po i njejti butak pa shtylle kurrizore.
Per paisjet e zjarefikseve nuk mbeten leke se kret u harxhuan ne Surel dhe tek villat lukse te qeveritareve dhe deputeteve ,filloni me konfiskime pse ka akoma mjaft ,turp per nji shtet qe nuk mendon per vendin por vetem per vetveten.
Dyfishojini prape rrogat e deputeteve se jane merzitur shume tani qe ra zjarri. Si tjua bejme, se eshte merzitur dhe kerministri, qe nuk ka kujt ti hakerrohet meqe zjarri ja dogji dhe copat e fundit te brekeve te grisura te hajdutit, qe nuk ka lene gur e kusur pa vjedhur, dhe e la shtetin laskuriq, me keq nga prapanicen e tij ne Sene
Copa qelbesirash te pangopura
Aldrinp-një copë mut që ka 10 vjet që vetëm ha mut e nuk ngopet kurrë . Zagar I fëlliqur qen bir qeni shpellar I ngjizur me spermën e Viçidollit . Karë i tëri që nga koka e deri në këmbë .të kam thënë një mijë herë, mos ha mut .
kurve e Ramutit, o dhiare e pegere. Erdhe nga bajgat dhe kakerdhite dhe mesove te perdoresh internetin. Cope putane e ndyre