Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
AktualitetBote

Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro

Published: October 28, 2026
Shpërndaje

Një skandal financiar ka shpërthyer në Kroaci, ku Aeroporti i Dubrovnikut është detyruar të kthejë 22 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian për shkak të shkeljeve në tenderat e modernizimit.

Krahas parregullsive me kontratat, mediat kroate kanë zbuluar edhe një problem të rëndë me punimet. Një sistem i ndërtuar për furnizimin e avionëve me karburant ka mbetur jashtë funksionit, pasi në të janë vendosur tuba që përdoren zakonisht për kanalizimet. Sipas Nova TV dhe Jutarnji list, bëhet fjalë për projektin e zgjerimit dhe modernizimit të aeroportit, të realizuar gjatë viteve 2013-2017 me financim europian prej rreth 200 milionë eurosh. Kontrollet zbuluan parregullsi në prokurimet publike, për të cilat u vendos kthimi i një pjese të fondeve. Aeroportit i është dashur të përdorë të ardhurat e veta dhe të marrë kredi për të shlyerdetyrimet, ndërsa vetëm kësti i fundit ka qenë rreth tre milionë euro.

Drejtori aktual, Viktor Šober, ka pranuar se institucioni po përballon ende pasojat financiare të vendimeve të marra nga drejtuesit e mëparshëm. Krahas parave të kthyera në arkën e BE-së, aeroporti duhet të gjejë fonde të tjera për të vënë në punë pajisjet dhe instalimet që nuk funksionojnë. Rasti më i rëndë është ai i rrjetit të furnizimit me karburant. Marina Bukvić, përfaqësuese e aeroportit, ka shpjeguar se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit teknik u konstatua përdorimi i tubave plastikë dhe me fibra qelqi, të papërshtatshëm për transportimin e karburantit të avionëve. Për këtë arsye, sistemi nuk është vënë në përdorim.

- Publicitet -

Skandal me fondet e BE-së në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet

Drejtuesit kërkuan ndihmën e një kompanie gjermane për të vlerësuar mundësinë e riparimit. Përfundimi ishte se duhen investime të tjera prej disa milionë eurosh, çka e rëndon edhe më shumë faturën e një projekti që ishte paguar për t’i shërbyer aeroportit.

Në qendër të debatit është rikthyer emri i Roko Tolić, i cili drejtoi Aeroportin e Dubrovnikut nga viti 2009 deri në vitin 2018. Ai ishte në krye të institucionit gjatë realizimit të kontratave problematike, ndërsa prej vitit 2024 mban postin e drejtorit ekzekutiv të Aeroporteve të Malit të Zi, kompanisë shtetërore që administronaeroportet e Podgoricës dhe Tivatit.

Kryebashkiaku i Dubrovnikut, Mato Franković, e ka cilësuar çështjen si aferën më të madhe të korrupsionit me fondet europiane në Kroaci, për të cilën, sipas tij, nuk është folur sa duhet. Ai ka kërkuar që të përcaktohen përgjegjësitë për kontratat dhe dëmin financiar. Tolić nuk ka pranuar të komentojë akuzat e fundit, ndërsa më herët ka kundërshtuar pretendimet për shkelje gjatë drejtimit të tij. Sipas raportimit të Jutarnji list më 28 tetor, aeroporti ka nisur procedurë arbitrazhi pranë Dhomës Ekonomike të Kroacisë, duke kërkuar dëmshpërblim nga projektuesit, kompanitë zbatuese dhe subjektet që mbikëqyrën punimet. Në qendër të mosmarrëveshjes janë edhe dhjetë procedura prokurimi ku janë konstatuar probleme.

Gazetarët e Nova TV i janë drejtuar Prokurorisë Publike Europiane për të mësuar nëse janë hapur hetime penale për përdorimin e fondeve të BE-së. Deri në publikimin e raportimit, institucioni nuk kishte kthyer përgjigje. Nëntë vjet pas përfundimit të punimeve, Aeroporti i Dubrovnikut vazhdon të paguajë për gabimet dhe parregullsitë e konstatuara në projekt. Fondet europiane janë kthyer, sistemi i furnizimit me karburant kërkon miliona të tjera për t’u vënë në punë, ndërsa ende nuk ka një vendim penal që të përcaktojë përgjegjësit individualë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?