Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali me fotot intime që ka tronditur Italinë, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Skandali me fotot intime që ka tronditur Italinë, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj
BoteLajmi i fundit

Skandali me fotot intime që ka tronditur Italinë, mes tyre dhe Meloni me motrën e saj

Published: August 29, 2025
Shpërndaje
COMBO Meloni Schlein

Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë.

Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.”

Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave

- Publicitet -

Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.

Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.

Politikanet e tjera të përfshira

Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.

Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Wife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.

Campagna: “Privatësia ime u shkel dhe u ofendova”

Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj: “Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”

“Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.

Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.

Denoncime të tjera nga politika

Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.

Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xhaxhi moderatori says:
    August 29, 2025 at 5:53 pm

    Izraeli po jep lexione si te silleni JU Evropi tolerante,me kulture te drejtat e rrugaceve,stupratoreve,extrakomunitareve,paparazzi,rrugaci,,,Kur kercet koka jevgut si shalqi Divjake,obobo therret jevga Al Jazera,ONU,OSBE.S`ka Al Jazera .Kujtohu ku ke lujt! Keshtu Meloniii!Shtetin e ke.Policine e ke,Yxhym si Izraeli,Nxirrja shpirtin nga bytha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?