Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema e rimbursimit të fishave të diabetit për 2023, kategoritë që përfitojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skema e rimbursimit të fishave të diabetit për 2023, kategoritë që përfitojnë
AktualitetShendetesiShoqëri

Skema e rimbursimit të fishave të diabetit për 2023, kategoritë që përfitojnë

Published: February 4, 2023
Shpërndaje

Krahas fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 25 vjeç, përgjatë këtij viti, rimbursimi i fishave të diabetit do të ofrohet edhe për të moshuarit. Sikundër edhe ishte deklaruar më herët, zgjerimi i fashës së rimbursimit të fishave të diabetit për vitin 2023 do të përfshijë edhe pensionistët nga mosha 65 vjeç dhe më shumë. Ditën e djeshme është zbardhur në Fletoren Zyrtare të Qeverisë vendimi i miratuar në datën 1 shkurt, me paketën e re të fishave të diabetit që përfshihen në skemën e rimbursimit për grupmoshat 0-25 vjeç, si dhe të moshuarit që janë me diabet nga mosha 65 vjeç dhe më shumë.

Listën e plotë me llojet e fishave të diabetit që do të jenë në rimbursim për të gjitha këto kategori, e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për secilën nga llojet e përcaktuara të fishave, do të gjeni edhe masën e rimbursimit, e cila do të jetë e plotë 100 për qind, ose e përshkallëzuar. Gjithashtu, vendimi saktëson edhe afatin konkret se kur do të nisë ndarja e fishave të diabetit sipas skemës së rimbursimit të përcaktuar për këtë vit. Në këto kushte, edhe pse vendimi është shpallur ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare, ndarja e fishave sipas listës së re, do të nisë zyratrisht në datën 27 shkurt. Janë mbi 50 mijë pensionistë në të gjithë vendin, të cilët duke filluar nga kjo datë do të mund të përfitojnë fishat e diabetit falas nëpërmjet skemës së rimbursimit.

“Vendimi botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 27 shkurt 2023. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për vitin 2023. Marzhet e tregtimit me shumicë dhe pakicë për listën e pajisjeve mjekësore (fisha diabeti) të rimbursueshme, sipas shtojcës bashkëlidhur, janë përkatësisht 5.5 për qind  dhe 13 për qind.”, saktësohet në vendimin e shpallur. Importuesit e fishave të diabetit që importojnë produktet e listuara sipas vendimit të ri, po kryejnë procedurat përkatëse pranë Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetsor, me të cilin do të lidhin edhe kontratat për ofrimin e fishave nëpërmjet skemës së rimbursimit të përcaktuar për këtë vit. Po sipas vendimit, kompanitë importuese do të sigurojnë dhënien falas të aparateve për matjen e glicemisë, si dhe të gjilpërave shpuese për çdo përfitues të fishave të diabetit.

- Publicitet -

Në Shqipëri janë të diagonstikuar mbi 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4 mijë raste reja me diabet. Diabeti  ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua  dhe u mjekua në kohë  dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente depistimi, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në botë. Diabeti prek rreth 5 për qind të popullsisë së botës  dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në  rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë  afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3  për qind e popullsisë së botës të  jetë  prekur nga diabeti.

Diabeti

Diabeti një sëmundje kronike e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon një sasi të pamjaftueshme insuline. Karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit në gjak), si rezultat i sasisë së pamjaftueshme ose absolute të insulinës (një ndër hormoneve kryesore që prodhon pankreasi). Vlerat normale të sheqerit në gjak janë nga 70-110 mg/dl. Për një person me diabet, vlerat e sheqerit 2 orë pas buke, duhet të jetë > 140 mg/dl. Diabeti është një sëmundje që prek një numër të madh personash në të gjithë botën.

Ekzistojnë disa tipe të diabetit, ku ndër më kryesorët janë Diabeti tipi 1 (i cili prek moshat e reja dhe është insulinovartës) dhe diabeti tipi 2 (i cili prek moshën e rritur dhe mjekimi mund të jëtë me medikamente orale ose insulinë). Ndërkohë që kjo sëmundje mund të shfaqet edhe gjatë shtatzanisë.

Trajtimi

Tre janë shtyllat kryesore të kontrollit të kësaj sëmundjeje: mjekimi sipas recetave të përshkruara nga mjeku specialist, kujdesi për dietën ushqimore, si dhe aktiviteti fizik. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit.

Diagnostikimi

  • Diagnoza e diabetit kërkon kryerjen e dy analizave laboratorike: Matja e glukozës,sheqerit në gjak para ngrënies (esëll) në mëngjes dhe Testi i tolerancës së glukozës, ku mbasi merret nga goja të 75 gram sheqer, matet niveli i sheqerit në gjak çdo 2 orë, ose një ripërsëritje mbas një dite e matjes së glukozës në gjak esëll.
  • Ndërsa matja e hemoglobinës së glukozuar, Hba1c, përdoret kur është diagnostikuar diabeti dhe përdoret për të kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit.
  • Rezultati mund të quhet pozitiv nëse glicemia në gjak para ngrënies është e barabartë ose më shumë se 126 mg/dl, ose testi i tolerancës së glukozës është i barabartë ose më shumë se 200mg/dl dhe nëse glicemia para ngrënies është midis 110-125 mg/dl bëhet fjalë për pre-diabet apo tolerancë e dëmtuar e glukozë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?