Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
KomunitetKuriozitete

Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit

Published: June 29, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Një student me “Medalje Ari”, të cilin tranzicioni i egër i viteve ’90 e përplasi në trotuar, pasi kaloi filtrin e ekselencës mjekësore në Itali, mori vendimin “më të çmendur”: U kthye për të ndërtuar një perandori ekselence të bazuar te meritokracia dhe dinjiteti

Ky nuk është një profil biznesmeni. Nuk është as kronikë suksesi nga ato që  dëgjojmë rëndom në konferenca apo faqe të paguara revistash. Është portreti i njeriut që ndryshoi drejtimin e një rryme, e cila prej tri dekadash lëvizte vetëm në një kah: atë të ikjes, dorëzimit dhe të fatalitetit shqiptar.

- Publicitet -

Ne jemi një vend ku suksesi shpesh shihet me dyshim, sepse pasuria zakonisht mbart erën e politikës korruptive ose të parave të pista. Në këtë histori që u ka ardhur të gjithëve në majë të hundës, Skerdilajd Faria përfaqëson një anomali të bukur.

Një rast të rrallë që thyen rregullat e lojës cinike të tranzicionit tonë.

​Përpara se të bëhej Dr. Skerdi i sotëm që menaxhon miliona dhe dhjetëra kirurgë italianë, ky burrë ka qenë thjesht një djalë i ri në Tiranën e viteve ’90. Një student ekselent, fitues i “Medaljes së Artë” në Mjekësi, të cilin sistemi i ri e përplasi në trotuar. Pa asnjë klan pas shpine, pa emra të fuqishëm në familje, Skerdi ka shitur edhe pjesë makinash në rrugë për të mbijetuar.

​Nëse ka një moment që përcakton brumin e tij njerëzor, është pikërisht ky. Aftësia për të mos u turpëruar nga puna, për të mos lejuar që varfëria t’i vriste dinjitetin apo dëshirën për t’u bërë një mjek shumë i veçantë.

​Kur iku në Itali, ai nuk iku si shumë të tjerë për të mos e kthyer më kokën pas. Kreu specializime, mbrojti doktoratura, fitoi respektin e kolegëve italianë dhe, pikërisht atëherë kur mund të zgjidhte jetën komode të një mjeku në Perëndim, mori vendimin më të çmendur për kohën. U kthye!

Kthimi i tij në Shqipëri nuk ishte thjesht një rikthim fizik. Ishte një përmbysje gjeopolitike dhe ekonomike në miniature. Për tridhjetë vjet, rruga e detit Adriatik ka qenë  enjëtrajtshme: Shqiptarët iknin drejt Italisë për mjekim, për punë, për një jetë më të mirë. Skerdi ndërtoi një strukturë ku italianët nisin të vijnë në Tiranë.

​Magjia nuk qëndron te shifrat e bilanceve, por te filozofia. Ai arriti të dëshmojë se në këtë Shqipërinë tonë, ku sistemi të shtyn drejt kompromisit ose rrugëve të shkurtra, mund të ndërtosh një perandori ekselence duke u bazuar vetëm te puna pa orar, meritokracia dhe standardi europian.

Suksesi i tij nuk ka nevojë për tendera publikë, nuk ka nevojë për miqësi me ministra dhe as për mbështetje oligarkësh. Është një sukses i pastër, i krijuar në tregun e lirë, ku investimi më i madh nuk është aparatura e fundit e teknologjisë, por dinjiteti i stafit dhe besimi i pacientit.

​Njeriu pas mantelit: Autoironia si mburojë

​Nëse e zhvesh nga petku i CEO-t dhe i mjekut, Skerdi mbetet një personazh jashtëzakonisht njerëzor, pothuajse atipik për shoqërinë tonë mbytëse dhe shpeshherë snobe. Në një mjedis ku njerëzit me para bëhen agresivë, arrogantë dhe të paarritshëm, ai zgjodhi rrugën tjetër: autoironinë dhe thjeshtësinë.

​Ai shfaqet në rrjetet sociale duke bërë humor me veten, duke folur pa doreza, duke thyer mitin e mjekut të ngurtë që qëndron mbi fron. Disa thonë se është një strategji marketingu. Në të vërtetë është refuzimi i tij për t’u marrë shumë seriozisht në një botë që shpesh vuan nga vetëkënaqësia.

Ky humor fsheh një ndjeshmëri të thellë sociale, nga nismat e heshtura për fëmijët jetimë apo ata me talasemi, e deri te krijimi i një mjedisi pune ku punonjësi respektohet si qenie njerëzore dhe jo si numër në bordero.

Pse duhet të kthejmë sytë nga ky model?

​Sot, kur Shqipëria lëngon nga plaga e re e ikjes së trurit, ku të rinjtë ose janë derdhur në rrugë në revoltë ose mendojnë se e vetmja mënyrë për t’ia dalë është të marrin rrugët e botës, apo të gjejnë një “kumbar” në politikë, figura e Skerdilajd Farias duhet thirrur si dëshmi.

​Ai është prova e gjallë se Shqipëria nuk është një tokë e mallkuar ku mund të mbijnë vetëm paratë e pista apo dështimet. Ai tregon se kjo tokë mund të jetë pjellore edhe për talentin, për guximin dhe ndershmërinë.

​Pikërisht tani, shoqëria jonë ka nevojë të kthejë sytë nga njerëz të tillë. Jo për t’i adhuruar si ikona të paarritshme, por për të kuptuar se rruga e vështirë, ajo e punës, e dijes dhe e integritetit, është e vetmja që të çon në një sukses që nuk të turpëron kurrë.

Ndaj Dr.Skerdi është ai rasti unik që nuk ndryshoi vetëm fatin e tij. Ai ka përmbysur ditë pas dite, mitin e rremë se në këtë vend nuk bëhet dot asgjë e pastër.

Botuar në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?