Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje
Lajmi i fundit

ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje

Published: June 17, 2026
Shpërndaje

Ndonëse regjimet autoritare mbeten një hije kërcënuese mbi Ballkanin Perëndimor, një anketë masive e vitit 2025 me 6,000 të rinj zbulon se zëri i rrugës nuk ka heshtur. Plot 40% e të rinjve të rajonit janë gati të protestojnë menjëherë nëse liria e tyre kërcënohet nga një autokrat. Megjithatë, pas kësaj shifre fshihet një rajon thellësisht i ndarë. Kosova udhëheq me një ndërgjegjësim mbresëlënës, ku 63% e të rinjve zgjedhin sheshet, e ndjekur nga Shqipëria me 47.8%. Por, ndërsa Shqipëria vuan plagën e emigrimit si mjet revolte (10.1% do të largoheshin menjëherë — shifra më e lartë në rajon)

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e një ankete të realizuar në 2025-n me 6 mijë të rinj (16-28 vjeç) nga 6 vendet tregon se ende një masë aktive që beson te protesta në rrugë si mjet reagimi.

Studimi i fundit “Pulsi i Demokracisë: Gen Z në Ballkanin Perëndimor” evidentoi se mesatarisht 40.0% e të rinjve deklarojnë se do të protestonin menjëherë në sheshe nëse liria e tyre do të kërcënohej nga shtrirja e pushtetit autokratik e udhëheqësit të tyre.

- Publicitet -

Pothuajse një në pesë te rinj në rajon (21.0%) shprehet indiferent, duke thënë se “nuk do t’i bëhej vonë” për ndryshimin e regjimit autokratik.

8.3% e të anketuarve pohuan se do të kufizoheshin vetëm në reagime virtuale përmes rrjeteve sociale, dhe një pjesë tjetër 5.8% zgjodhi menjëherë rrugën e emigrimit.

Vetëm një pakicë e papërfillshme prej 5.7% në rang rajonal mbështeti hapur regjimin autokratik, ndërsa 17.5% ishin të pavendosur për rrugën që do të ndiqnin.

Anketa gjeti se në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi të rinjtë janë më të gatshëm për tu mbrojtur nga regjimet autokratike. Në kontrast, Mal të Zi dhe Bosnja kanë më shumë premisa tu hapin rrugë regjimeve autoritare.

KOSOVA

Rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka nivelin më të lartë të ndërgjegjësimit politik në rajon. Të rinjtë atje shfaqin edhe gatishmërinë më të madhe për të mbrojtur rendin kushtetues dhe demokratik përmes protestave.

Sipas të dhënave, 63% e rinisë së Kosovës janë të gatshëm të dalin në rrugë kundër çdo lideri që përpiqet të marrë ose të përdor pushteti  në mënyrë arrogante, të padrejtë ose të paligjshme.

Vetëm 12.7% e të rinjve nga Kosova shfaqën indiferencë, një nga nivelet më të ulëta në rajon. Përqindja e atyre që do të zgjidhnin të largoheshin nga vendi në rast regjimi autokratik është 4.6%, ndërsa 4.5% do të angazhoheshin vetëm online.

Po ashtu, niveli i pavendosmërisë është i ulët, në 9.8%, çka tregon se shumica e qytetarëve kanë qëndrime të qarta dhe të vendosura.

SHQIPËRIA

Në Shqipëri, reagimi qytetar mbetet mbi mesataren e rajonit, ku 47.8% e të anketuarve deklarojnë se do të dalin në protestë për të kundërshtuar një qeverisje autokratike.

Të rinjtë shqiptare tregon gjithashtu një ndjeshmëri të lartë, pasi vetëm 12.9% që shprehen indiferentë, niveli më i ulët në Rajon pas Kosovës.

Sidoqoftë, ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është përqindja e lartë e qytetarëve që e shohin autoritarizmin si një shtysë të drejtpërdrejtë për t’u larguar nga vendi. 10.1% e shqiptarëve do të zgjidhnin të emigronin menjëherë, shifra më e lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sakaq mbështetja për një regjim autokratik është nga më të ulëtat në Rajon, me vetëm 3.4%.

SERBIA

Të dhënat për Serbinë dëshmojnë për një polarizim të thellë social. Nga njëra anë, gatishmëria për të protestuar është mjaft e lartë, duke përfshire 47.6% të të rinjve në rast të një regjimi autokratik, pothuajse në të njëjtat nivele me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, shkalla e indiferencës është gjithashtu e konsiderueshme, ku 23.9% e të rinjve thonë se nuk do t’u bëhej vonë për fatet e demokracisë.

Aktivizmi digjital kap shifrën 8.9%, ndërsa vetëm 3.3% do të mendonin largimin e menjëhershëm nga vendi. Serbia shfaq një vendosmëri relativisht të lartë në përgjigje, me vetëm 9.2% që janë deklaruar të pavendosur “nuk e di” si do të veproj në rastin e një regjimi të tillë.

MALI I ZI

Mali i Zi përfaqëson pikën më kritike në Rajon, duke shfaqur nivelet më të ulëta të rezistencës dhe ato më të lartat të pasivitetit apo pranimit të autoritarizmit.

Vetëm 22.2% e të rinjve malazezë do të protestonin në rrugë, shifra më e ulët në rajon.

Përkundrazi, 36.6% e tyre shprehen plotësisht indiferentë (“nuk do të më bëhej vonë”), duke udhëhequr rajonin për nga indiferenca politike.

Çka është edhe më shqetësuese, Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që do ta mbështesnin hapur forcimin e autokracisë me rreth 12.0%, sa dyfishi i mesatares rajonale.

Ndërkohë, 11.4% do të izoloheshin në rrjete sociale dhe vetëm 2.1% do të largoheshin nga vendi.

BOSNJA

Bosnja dallohet për një përqindje të lartë te të rinjve që nuk do të dinin si të vepronin në një skenar të tillë. Për shkak të strukturës komplekse shtetërore dhe ngërçeve të vazhdueshme politike në Bosnjë dhe 31.3% e të rinjve kanë deklaruar “nuk e di”, çka tregon një mungesë të theksuar orientimi apo besimi tek reagimi kolektiv.

Vetëm 31.2% do të zgjidhnin të protestonin, ndërsa rreth 19.7% deklarojnë indiferencë totale. Mbështetja për liderin autokrat përfshiu 5.7% të rinjve të anketuar, ndërsa 6.4% zgjodhën se do ta linin vendin.

MAQEDONIA E VERIUT

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut shfaqen një profil më të fragmentuar. Rreth 28.6% e tyre do të zbrisnin në terren për të protestuar, ndërsa një përqindje e konsiderueshme prej 20.4% shprehu indiference në rast të rritjes së qeverisjes autokratike.

Ajo që vlen të theksohet është se ky shtet ka nivelin më të lartë të mobilizimit vetëm në rrjetet sociale me 13.9%, duke treguar një prirje për ta transferuar revoltën në hapësirën virtuale në vend të shesheve.

Dëshira për të lënë vendin kap shifrën 8.1%, e dyta më e larta pas Shqipërisë, ndërsa 23.9% mbeten të pavendosur.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Kërcënohet familja e Marjana Koçekut, reagon Policia e Shkodrës
  • ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje
  • BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer
  • Ligji për financimin e partive politike, Komisioni i Venecias jep opinionin për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Jorgji Caca on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. Eri on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Armiku on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Oltion on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?