Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot Gjeorgji-Shqipëri, pritet formacioni zyrtar për ndeshjen vendimtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot Gjeorgji-Shqipëri, pritet formacioni zyrtar për ndeshjen vendimtare
AktualitetSport

Sot Gjeorgji-Shqipëri, pritet formacioni zyrtar për ndeshjen vendimtare

Published: October 14, 2024
Shpërndaje

Përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme seancën e fundit stërvitore në stadiumin, ku sot do të luhet ndeshja e raundit të katërt të Ligës së Kombeve përballë Gjeorgjisë.

Një seancë ku Silvinjo ka mundur të punojë me futbollistët edhe në aspektin taktik të lojës që pritet ndaj vendësve.

Kuqezinjtë janë fokusuar te aspekti atletik për të rikuperuar nga lodhja e ndeshjes me Çekinë, por edhe në aspekte te ndryshme të taktikës që do të përdoret, duke u ndalur më pas edhe te një problem i dukshëm që është shfaqur në ndeshjet e fundit që ka të bëjë me gjuajtjet në portë, një mangësi e madhe e ekipit në dy disfatat kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë. Në ndeshjen e Tiranës, kuqezinjtë nuk kanë gjuajtur asnjëherë në portën kundërshtare gjatë 90 minutave, ndërsa arritën vetëm dy herë që të kalibronin goditjet në portën Çeke me Asllanin dhe Tucin.

Në këtë takim, nisur edhe nga obligimi që kemi për të marrë vetëm fitoren trajneri Sylvinho duket se do të ketë një formacion me tipare më ofensive. Ndërkohë që porta dhe mbrojtja do të mbetet e njëjtë me Strakoshën mes dy shtyllave dhe Hysajn, Ismajlin, Kumbullën dhe Mitajnë në repartin e mbrojtjes, në mesfushë pritet të tërhiqet Barjami për t’i zënë vendin Laçit, I ndihmuar nga Ramadani dhe Asllani.

- Publicitet -

Ndërsa në 3-shen sulmuese pritet nga minuta e parë Arbër Hoxha me Jasir Asanin në ndihmë të sulmuesit të vetëm qendror Mirlind Daku. Një ndeshje shumë e vështirë për kuqezinjtë që ndryshe nga takimet e tjera kanë vetëm një zgjidhje, fitoren, për të mbajtur ende gjallë objektivin kryesorë. Gjithçka në Tbilisi të Gjeorgjisë do të startojë nga ora 18:00.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?