Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë sot te ‘Sheshi Skënderbeu’ në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, dhe pritet të mbledhë mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth. Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se qëllimi i saj është kërkesa për drejtësi dhe kundërshtimi i akuzave që, sipas tij, janë të motivuara politikisht dhe të ndërtuara mbi narrativa të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Ai ka nënvizuar se pjesëmarrja në tubim përfaqëson një akt ndërgjegjeje kolektive për ruajtjen e së vërtetës historike dhe respektin ndaj sakrificës së luftës.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se kanë marrë edhe lejen nga shteti maqedonas për organizimin e protestës, derisa ka kërkuar që në ditën e protestës të mos jenë të pranishëm kufitarë serbë.
Ndërkohë Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.
“Ne preferojmë që luftëtarët tanë të UÇK-së mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla gjatë një deklarate të dhënë një ditë më parë.
Thirrja e protestës nxiti debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, nuk i ka dhënë mbështetje protestës, por edhe ka thënë se të njëjtën gjë pret ta bëjë edhe partneri shqiptar në qeveri, koalicioni VLEN. Organizimin e saj Mickoski e cilësoi si “lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit”.
Më vonë Mickoski deklaroi se ka formuar një “shtab krize” që protesta, sipas tij, të kalojë në qetësi e pa incidente. OVL-UÇK deklaratën e tij e vlerësoi si përpjekje për tension të panevojshëm.
Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është e pesta . Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasbourg.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërkaq vendimi për ta pritet të shpallet deri në mesin e korrikut.
Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm, ndërkaq mbrojtja e tyre ka akuzuar edhe disa gjyqtarë për anim në proces.
Lajm ne përditësim…

Kaq te mbledhe Sali Berisha,sa trima Kosove jane ne Sheshin Skenderbej.
Mor po sa mblodhi Salianji ne Durres. E gjithe salla e kinoteatrit te Elbasanit i ze,nuk i ze 100 veta.Gjysma ndenjesve bosh.Aq kishte mbledhur Sali Berisha ne Foltore,mja 60 vete te keputur,besnike deri ne ngordhje te kermes se Vicidolit.
Po kur recitonin vargje lavdie per udheheqesin Sali qe po i con nga disfata ne disfate,si ulemate e Stammbollit recitonin ne Xhamine e Madhe vargje per sulltanin e Madhnyeshem Abdyl Hamiti pas Disfatave te njepasnjeshme ne Frontin Rus.
Protesta u be.Sheshi Shkupit ishte mbushur si Atehere ne veren e 1912,kur 30 mije luftetare Kosove cliruan Shkupin kryqytetin e Shqiptarise. Foli kryetari Veteraneve te UCK,Foli Ali Ahmeti,.Edhe mbi Ure ishte ngjeshur populli shqiptar nga te gjitha viset. Jemi shume.ku eshte Kosova eshte shqiptaria.
o Sali mos i zvarrit njerezit neper rruge,mos na harxho energjite kombetare .Nje cope malok delenxi,hajdut,kriminel,tradhtar ke edhe ti ambicje te vesh ne seder qytetaret per nje dava kadaver malok 82 vjec,qe nuk ka lene poshtersi pa i punuar ketij populli.
Përleshjet në Kumanovë të vitit 2015 në Maqedoninë e Veriut
KUSH I SPIUNOI KRERET E UCK?
Wikipedia, enciklopedia e lire, me perkthim copy-paste nga intelektuali:
Ps nje informacioni te suguruar ne rruge operative, një seri shkëmbimesh zjarri shpërthyen gjatë një bastisjeje midis policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur që e identifikonte veten si Ushtria Çlirimtare Kombëtare-UÇK. Ato filluan më 9 maj 2015 në qytetin verior maqedonas të Kumanovës dhe përfunduan të nesërmen më 10 maj. Gjatë të shtënave, 8 policë maqedonas dhe 10 militantë nga UÇK u vranë, ndërsa 37 oficerë te policise maqedonase u plagosën dhe u shtruan në spital. Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015, në një operacion nga policia maqedonase, në të cilin 30 militantë nga UÇK u arrestuan dhe u akuzuan për akuza të lidhura me terrorizmin nga autoritetet maqedonase dhe u rasen ne burg. Ngjarjes i paraprinë gjendja e keqe politike në Maqedoni, ku opozita publikonte përgjimet telefonike të ashtu-quajtura “bomba qeveritare”, ku njerëzit e kabinetit qeveritar kishin diskutuar për korrupsion dhe biseda nacionaliste kundër-shqiptare e sidomos biseda e Ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ku u dëgjua duke thënë: “Shqiptarët e Maqedonisë mund t’i zhdukim brenda një ore” dhe “me shqiptarët duhet t’i lajmë duart njehere e pergjithmone”. Kriza e thellë politike në Republikën e Maqedonisë, datonte që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 . Partia kryesore opozitare, Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë (LSDM), ka bërë akuza për mashtrime zgjedhore , ka denoncuar fitoren e partisë konservatore VMRO-DPMNE dhe që atëherë ka bojkotuar Kuvendin. Që nga fillimi i vitit 2015, lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, kishte në posedim regjistrime masive të përgjimeve të paligjshme, të orkestruara nga kryeministri Nikolla Gruevski. Zoran Zaev filloi të lëshonte të ashtuquajturat “bomba” informative, një seri bisedash të përgjuara midis zyrtarëve konservatorë të qeverisë, shumica e tyre duke përfshirë kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Duke vepruar kështu, ai deklaroi se Gruevski kishte urdhëruar përgjimin e rreth 20,000 qytetarëve maqedonas dhe ka kontroll mbi sistemin gjyqësor në Maqedoni.
Si vazhdon kjo histori interesante pabesie enveriste e kryer ne Kumanvove ne Maqedonise se Veriut qe na kujton masakren e Tivarit te LANC-it kriminal jugosllav te Enver Hoxhes, krim antishqyptar qe ka mbetur i pandeshkuar nga Drejtesia deri me sot ne Kosove dhe Shqypni?
Beni durim, se intelektuali per ju lexues te nerum te gazetes DITA intelektuali ka pergatitur te VERTETEN e radhes, qe do te irritoje shume BAJGAT e Enverit, por qe Wikipedia e ka publikuar ne faqet e saj,
vazhdon:
vazhdon:
Në tetor të vitit 2014, ndërtesa e qeverisë maqedonase u sulmua nga dy predha kundertank. Rreth një javë pas sulmit, një letër mbërriti në stacionin televiziv maqedonas në gjuhën shqipe Alsat-M e nënshkruar nga një grup që pretendonte qe kishte lidhje me UÇK-në e shpërbërë duke marrë përgjegjësinë për sulmin. UÇK-ja ishte gjithashtu lojtari kryesor në konfliktin e armatosur te vitit 2001 në Maqedoni. Në dokument thuhej se qeveria maqedonase drejton një ideologji pro-ruse dhe se UÇK-ja kërkon që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO me çdo kusht. Më 21 prill 2015, një kullë fortifikimi e policisë maqedonase në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, në fshatin malor Goshincë, u sulmua nga rreth 40 burra të armatosur të veshur me uniforma të UÇK-së, të cilët me sa duket kishin hyrë nga Kosova. Më 3 maj 2015, selia e partisë më të madhe etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e liderit Ali Ahmeti, u sulmua me një granatë dore. Nuk pati viktima dhe asnjë të dyshuar. Dyshohej se sulmi ishte për shkak të rritjes së kritikave ndaj partisë së BDI-së në mesin e shqiptarëve për shkak të lidhjeve të ngushta me partinë konservatore në pushtet dhe me spiunet e Sigurimit te Shtetit.
BAJGAT e Enverit te mbyllin HALET dhe te futen ne brimat e miut se historia interesante, krejt e VERTETE qe poston intelektuali nuk eshte per ata, por per lexuesit kureshtare dhe te nerum te gazetes DITA dhe pikerisht per ta intelektuali,
vazhdon:
vazhdon:
Rreth orës 05:00 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, mediat të informuara nga banorët e Kumanoves, raportuan për shkembime me armë zjarri që sa vinin e bëheshin më të shpeshta. Forca të mëdha policore nisën të grumbulloheshin në qytet, veçanërisht në Lagjen e Trimave, të banuar kryesisht me shqiptarë. Helikopterë të shumtë fluturonin në këtë zonë dhe autoritetet maqedonase zgjodhën te heshtin për orë të tëra për të sqaruar qytetarët se çfarë po ndodhte. Situata ishte e paqartë, nëse të shtënat vinin nga individë apo policia po kryente një operacion ndaj personave te armatosur. Mediat nga burime të tyre jozyrtare deklaruan për disa viktima, mes të cilëve edhe civilë në përplasjet mes policisë dhe një grupi te armatosur, ndërsa dhanë alarmin se banorët ndodheshin të rrethuar dhe frikësuar nga prania e forcave speciale, por edhe te ushtrise. Pjesa më e madhe e tyre më pas u evakuuan. Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska vendosi të japë informacione për atë çka po ndodhte vetëm në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, kur tha se policia po përballej me një grup terrorist të armatosur rëndë të përbëre nga shtetas maqedonas, por edhe ardhur nga një vend kufitar me Maqedonine e Veriut, që synonte të godiste institucionet e rëndësishme. Ajo sqaroi se gjatë përplasjeve kishte pasur viktima mes radhëve të policisë, por jo mes civilëve.
Si u zhvilluan situatat tragjike me tej? Beni durim dhe mbani frymen se intelektuali,
vazhdon:
vazhdon:
Mediat maqedonase kanë lëshuar pohime të banorëve të Zajazit të Kumanovës se herët në mëngjes kanë parë rreth 40 persona të armatosur. Një komunitet i madh i shqiptarëve jetojnë në rajon. Qeveria lëshoi një deklaratë se grupi i armatosur numëronte 50–70 burra dhe se burrat e armatosur u fshehën në shtëpi private në Lagjen e Trimave në Kumanovë, (Lagja “Divo Naselje” ne gjuhen maqedone, ose “Popullata e Eger ” me perkthim nga: intelektuali BO-BO-BO sikur te jete ngritur nga varri Baba Stalini i Enverit ne Maqedoni). Grupi i armatosur përdori pushkë automatike, snajpere te sofistikuar dhe granata kundër policisë dhe zyrtarët thanë se kundershtaret e rrethuar ne Kumanove ishin profesioniste të trajnuar mirë. Policia maqedonase deklaroi se kishte 3 police të vdekur dhe 12 të plagosur në mëngjes, ndërsa burime jozyrtare pretendojnë mbi 20 policë të plagosur. Banorët në zonë u evakuuan nga policia maqedonase gjatë ditës. Mediat serbe raportuan se një numër i madh i shqiptarëve nga Kumanova kaluan kufirin për në Serbi. Gjatë përleshjeve, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup ishin në kontakt me anëtarët e grupit të armatosur dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme. Më 14 maj, ambasadori i SHBA-së në OSBE, Daniel Baer falënderoi misionin e OSBE-së në Shkup për “rolin e tij konstruktiv në lehtësimin e një armëpushimi jetik nga te dy palet”. Rreth orës 18:00 të mbrëmjes, mediat maqedonase raportuan se luftimet ishin ndalur dhe 30 nga militantët e UÇKishin dorëzuar. Megjithatë, pasi shumica e tyre u dorëzuan në mbrëmje, kishte ende të shtëna sporadike. Hetuesit maqedonas i identifikuan militantët si shtetas maqedonas dhe kosovarë dhe se ata kishin për qëllim të sulmonin institucionet dhe ndërtesat qeveritare. Sipas mediave shqiptare përgjegjësinë e morri UÇK-ja, qe ne menyre te heshtur do te thote udheheqaja e saj, por pa pergjigje mbeti pyetja: Kush i spiunoi kreret e UÇK te mbledhur ne nje shtepi private ne Kumanove? (Kjo te kujton vrasjen e Qemal Stafes nga fashistet ne Tirane- shenim nga:intelektuali). Deri më 10 maj, policia maqedonase konfirmoi se grupi i armatosur ishte neutralizuar. Njoftimet zyrtare pohuan: “8 policë maqedonas dhe 10 militantë nga UÇK mbeten te vrarë.”
vazhdon:
vazhdon:
Pas sulmit, prokurorët maqedonas akuzuan 30 militantë shqiptarë UÇK per terrorizëm. Autoritetet thanë se 18 nga të akuzuarit ishin shqiptarë te ardhur, të paligjshëm nga Kosova. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka deklaruar se 8 policë dhe 10 persona të armatosur u vranë në operacion, ndërkohë që 37 oficerë të tjerë u plagosën. Më 10 maj 2015, Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov thirri një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, udhëheqjen e ushtrisë maqedonase, policinë dhe udhëheqësit politikë nga qeveritar dhe partive opozitare u takuan në pallatin presidencial për të diskutuar ngjarjet. Pas takimit, Presidenti theksoi se “policia ka parandaluar sulme të koordinuara terroriste në vende të ndryshme në Maqedoni, ku do të shkaktonin destabilizim serioz, kaos dhe frikë”, duke shtuar se autoritetet ishin në dijeni të aktiviteteve të grupit të armatosur që në “fillim të vitit 2015”. Qeveria maqedonase shpalli dy ditë zie kombëtare pas sulmeve për oficerët e policisë që humbën jetën gjatë sulmit. Sipas televizionit shteteror maqedonas, bazuar në lajmet shqiptare, më 8 maj Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga njoftoi për “Radion Evropa e Lirë” se dokumentacioni për transferimin e të burgosurve në Kosovë ishte duke u kompletuar, nga qeverite e Kosoves dhe Maqedonise se Veriut, por kjo u kontestua nga lajme të tjera. Policia e Maqedonisë shkatërroi shumë shtëpi shqiptare te implikuara ne konfliktin e armatosur, sipas nje informacioni te sakte me emera dhe mbiemra, i siguruar me rruge operative nga Sherbimi Inteligjent Kombetar i Maqedonise se Veriut. Rreth 3,000 shtëpi perfunduan krejtësisht të djegura apo të pabanuara. Rreth 5,000 shqiptarë menjëherë dolën si refugjatë në fshatrat kufitare në Kosovë. Autoritetet maqedonase kurrë nuk kanë raportuar apo dhënë ndonjë deklaratë për dëmet që bëri policia maqedonase kundër shtëpive shqiptare, por pyetja: “Kush i spiunoi kreret e UÇK ne Kumanove?” perseri mbeti pa pergjigje. Më 10 maj 2016, përkatësisht 1 vit pas Masakres se Kumanovës, Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë publikoi se “shqiptarët luftuan me ushtrinë maqedonase, për bashkim kombëtar, te frymezuar nga te paret tane, por ata u tradhëtuan pabesisht nga te vetët dhe u vranë e u masakruan, megjithëse luftuan në relacion 1 me 60 (1 ushtar shqiptar kundër 60 ushtarëve maqedonas). Përplasjet ndodhën menjëherë pas publikimit të përgjimit audio që zbuloi korrupsionin në një shkallë masive të kryer nga partia kryesore në qeveri. Shumë drejtues të opozitës dhe ekspertë politikë pretendojnë se shkëmbimi i zjarrit ishte i organizuar politikisht me qëllim që të largonte vëmendjen e publikut nga skandalet që rrotulloheshin rreth akuzave për korrupsion te papare qeveritar. Ata pretendojnë gjithashtu se ka prova se “qarqeve te caktuara politike” ne Maqedonine e Veriut dhe jashte saj u janë paguar 2 milionë euro për të spiunuar dhe kryer masakrën ne Kumanove. Për shkak se sa e ndjeshme dhe e diskutueshme ishte kjo ngjarje, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të ketë një hetim ndërkombëtar. Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi ndaj asaj që kishte ndodhur në Kumanovë, dhe ndërsa ishte duke marrë pjesë në një takim ministror ai deklaroi se vendi i tij do të vërë veton ndaj kandidaturës së Maqedonisë në NATO nëse nuk respekton të drejtat e pakicës së saj etnike shqiptare. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, lëshoi një deklaratë që dënonte dhunën dhe bëri thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në një takim me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka premtuar se Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin me autoritetet maqedonase dhe ranë dakord për të ndarë informacion mbi fajtorët e dyshuar nga Kosova. Presidenti serb Tomislav Nikoliç, i ka dërguar një telegram ngushëllimi për ngjarjet në Kumanovë presidentit te Maqedonisë, duke thënë se ai është “thellësisht i shqetësuar nga lajmi rreth gjakderdhjes në Kumanovë shkaktuar nga veprimet e fanatikëve terroriste shqiptare”. Gjithashtu, kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç ka dërguar një telegram Gruevskit, duke deklaruar “në emër të qeverisë së Serbisë dhe në emrin tim personal, unë do të doja të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe policeve te vrare”. Shefi i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë deklaroi se ai ishte paralajmëruar nga “kolegët” e Maqedonisë në lidhje me sulmet e terroriste shqiptare ne baze te nje informacioni te marre me rruge operative nga Sherbimi Inteligjent i Maqedonise se Veriut. Kryeministri bullgar Bojko Borisov, më 13 maj 2015, i beri te ditur Parlamentit të vendit që ai ka dërguar trupa të ushtrisë bullgare deri në kufi me Maqedoninë për të ndaluar një fluks të mundshëm të refugjatëve dhe për tu përgatitur për të ndaluar sulmet e mundshme terroriste. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u takua me homologun e tij maqedonas, ai i ofroi ngushëllimet e Greqisë për familjet e viktimave dhe policeve te vrare. Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se ai mbështet qeverinë konservatore të Nikolla Gruevskit, duke deklaruar se “shpërthimi i aktiviteteve terroriste kundër-qeveritare në Maqedoni gjatë ditëve të fundit është shqetësuese”, më vonë duke treguar se “zgjedhja e lëvizjeve të shumta të opozitës dhe te OJQ-ve, te frymëzuara nga Perëndimi, që favorizojnë logjikën e rrugës dhe skenarin e njohur të një “revolucioni me ngjyrë”, është e mbushur me pasoja të rrezikshme per rajonin dhe Boten. Komisioneri i BE-së për negociatat mbi politikën e zgjerimit dhe fqinjësisë, Johannes Hahn, dërguar tre mesazhe në lidhje me sulmet në Kumanovës: “Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara për të bashkëpunuar në sqarimin se çfarë ka ndodhur”. Ai gjithashtu kerkoi “autoritetet dhe të gjithë udhëheqësit politikë dhe të komunitetet për bashkëpunim, për të rivendosur të qetësinë dhe hetim të ngjarjeve në mënyrë objektive dhe transparente brenda ligjit.”
Por serish pyetja thelbesore:
KUSH I SPIUNOI KRERET E UCK NE KUMANOVE?
Ka mbetur pa pergjigje deri me sot.