Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën. Jepet pretenca dhe për 7 zyrtarë të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën. Jepet pretenca dhe për 7 zyrtarë të tjerë
KronikeLajmi i fundit

SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën. Jepet pretenca dhe për 7 zyrtarë të tjerë

Published: February 7, 2025
Shpërndaje

Prokuroria Speciale ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se SPAK kërkon 4 vite heqje lirie për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Po ashtu Prokurori Dritan Prençi kërkoi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite për Kokën.

SPAK shpalli po ashtu pretencën për shtatë të pandehurit e tjerë që po gjykohen bashkë më Kokën me gjykim të shkurtuar. Katër vite burg është kërkuar për Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen, Namik Simixhin. Ndërsa dy vite burg ësjtë për Valbona Ballgjinin, Jetmir Llapajn dhe Sidita Koplikun, që konvertohet në katër vite shërbim prove.

Pretenca e SPAK:

- Publicitet -

Lefter Koka: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Bledar Karoli: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Fatjon Murati: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Taulant Tusha: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Namik Simixhiu: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite).

Valbona Ballgjini: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.

Sidita Kopliku: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.

Jetmir Llapaj: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 100 milionë euro, ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, të cilët u arrestuan dhe ndodhen në qeli.

Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë mori jetë pasi kryebashkiaku Veliaj i dërgoi qeverisë në janar të vitit 2016 një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës bashkë me propozimin për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në kryeqytet. Projekti u udhëhoq më pas nga Ministria e Mjedisit, ku u përfshinë edhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto përmes një oferte të pakërkuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pipi says:
    February 7, 2025 at 4:49 pm

    U shkri partia e skraparllinjve të Metës në Durrës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?