Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK merr në dorë dosjen e “Bankers Petroleum Albania”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK merr në dorë dosjen e “Bankers Petroleum Albania”
KronikeLajmi i fundit

SPAK merr në dorë dosjen e “Bankers Petroleum Albania”

Published: October 4, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për dosjen e bujshme të kompanisë kineze të naftës, “Bankers Petroleum Albania”, duke ia kaluar atë SPAK në Tiranë. Shkak raportohet se është bërë përfshirja e zyrtarëve të lartë të shtetit, një prej vjedhjeve më të mëdha të shtetit shqiptar.

Nga hetimet tre mujore, ka dalë se në aferën e kinezëve me arin e zi të nëntokës shqiptare janë përfshirë dhe zyrtarë të lartë të shtetit, duke bërë që Prokuroria e Fierit të shpallë moskompetencë dhe t’ia kalojë dosjen organit të lartë të akuzës në kryeqytet.

Në ditët e para të Korrikut 2025, Prokuroria e Fierit urdhëroi një operacion të befasishëm në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke lëshuar 14 masa sigurie për punonjësit. 9 masa u ekzekutuan, 5 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

- Publicitet -

Procedimi penal ishte regjistruar më datë 30.12.2024 dhe hetimet nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.

Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.

Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.

Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në pranga ra numri 1 i kompanisë Hongping Xiao, i cili prej vitesh drejtonte aktivitetin e Bankers Petroleum si dhe ish-drejtuesi i saj.

Mes të arrestuarve rezulton të jetë edhe ish-drejtuesi i sektorit të financës, Ardit Kero, i njohur ndryshe si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani. Ardit Kero është i dyshuar si personi kyç në skemën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, aktivitete këto të paligjshme të dyshuara se janë ushtruar nga kjo kompani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Rexha says:
    October 4, 2025 at 8:26 pm

    Aq e rende eshte dosja me Bankers, sa qe askush nuk e komenton dot. Perse kshtu?!

    Reply
  • aSPAK personale says:
    October 5, 2025 at 6:50 am

    Kur ate Dosje te Bankers e mori ne dore Adriatik Llalla si Prokuror i pergjithshem, vrap i vajti Guvernatori atehershem Donald Lu e i tha ta heqe nga duart menjehere – ne ate Bankers atehere ishte si zv. president dhe ish zevendes Sekretari Shtetit i presidences Trump I.
    Prokurori Adriatik nuk e hoqi nga duart ate Dosje dhe Guvernatori fuqiplote Lu jo vetem ja hoqi Adriatikut ate post Kryeprokurori, por dhe urdheroi arrestim te tij “se nuk justifikonte pasurine”.
    Adriatiku u arratis dhe mori statur azilandi jashte vendit e Bankers vazhdoi aktivitetin pa u shqetesuar.
    E gjitha kjo kur mes Pushtetit Rama me Guvernator LU ne krye dhe Bankers marredheniet ishin mjalte.
    Sapo u thartuan pazaret mes Pushtetit e Bankers (tashme Guvernatori LU kishte lene Guvernimin e kish ikur) dhe ja, ate Dosje te Bankers e merr neper duar SPAK.
    Por kete here pa pasur frike ASPAK se mos e peson si Adriatik Llalla, pasi tashme koha e pazaret kane ndryshuar!

    Reply
  • demo says:
    October 5, 2025 at 9:57 am

    Eshte peshe e Rende or Rexhe.Jane 21 miljarde Euro pa paguar shtetit shqiptar dhe nja 500 miljarde euro zhvatje kriminale te nentokes shqiptare..Me kaq ndertohej New -Yorku nga e Para.Jane shifra qe trembin buxhetin e SHBA,Kines dhe Rusise bashke.Kaq eshte buxheti i armatimit te BE per 10 vjet.Vetem me Bankersin Shqipria do kishte pensionet 1000 euro ne muaj.Keta jane aq te fuqishem sa detyruan shtetin e Edi Rames te rrafshoje Kombinatin e Naftes ne Ballsh,nje Industri bashkohore e naftes e vitit 1975,.kur bota vazhdon te perpunoje nafte me industrite e viteve 60.
    Bankersi,Rrezart Taci,Albana Oil,jane parazitet ne venat e gjakut te Shqiprise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?