Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për SPAK kishin “gabime, por jo vepër penale”, GJKKO kërkon që ish-krerëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese t’u hetohet pasuria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Për SPAK kishin “gabime, por jo vepër penale”, GJKKO kërkon që ish-krerëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese t’u hetohet pasuria
KronikeKryesoreVetting

Për SPAK kishin “gabime, por jo vepër penale”, GJKKO kërkon që ish-krerëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese t’u hetohet pasuria

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të enjten kërkesën e SPAK për pushimin e një procedimi penal për “fshehje pasurie” ndaj shtatë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, mes të cilëve dy krerët e tyre, Xhezair Zaganjori dhe Bashkim Dedja.

Ata janë larguar nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve.

- Publicitet -

Hetimi ndaj shtatë ish-zyrtarëve të lartë të drejtësisë nisi në prill 2020 pas një kallëzimi të dorëzuar në  SPAK për vepra penale që lidheshin me evazionin fiskal dhe fshehjen e pasurisë.  Materiali kallëzues u nda dhe çështjet u dërguan për kompetencë në prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Me vendimin e datës 30 dhjetor 2021, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca. Në kërkesën për pushim, Musabelliu argumentonte se, megjithëse konstatohen pasaktësi në plotësimin e deklaratës së pasurisë, ato nuk përmbajnë elementë të veprës penale.

Por kërkesa e SPAK nuk u pranua të mërkurën nga gjyqtari Erjon Bani, i cili ka konstatuar mungesë të hetimeve në harmoni me prakitkën e deritanishme për subjekte dhe raste të ngjashme.

“Gjykata riktheu aktet për hetime të mëtejshme,” sqaroi për BIRN, koordinatorja për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtari Fatos Lulo akuzohen për “fshehje pasurie”.  Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori akuzohet për 4 pasuri të patundshme në Tiranë dhe një apartament në Durrës.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen më 31 janar 2018 për “arsye shëndetësore dhe personale”, por u referua në prokurori nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kolegu i Imerajt, Gani Dizdari u shkarkua nga detyra për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si dhe për mosjustifikimin e pasurisë së personave të lidhur.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj u shkarkua pasi nuk pasqyroi 4.1 milionë lekë kursime në deklaratën “veting” për të shmangur kontrollin mbi burimin e tyre.

Për ish-anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, procesi i rivlerësimit nxorri në dritë mosdeklarim të pasurisë si dhe problemet e kunatit me ligjin.

Ish-anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli u shkarkua për mosdeklarimin e heqjes së vizës nga ambasada e SHBA-së; mosdeklarim të huave nga persona të ndryshëm dhe probleme të tjera në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa Aleksandër Muskaj u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë së bashku me katër anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

o.p. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • kasemi says:
    July 8, 2022 at 5:50 am

    Or spak merru me kryekriminelet dhe kryehajdutet, e pastaj krundet dalin vete. Nqs se spak nuk ben detyren, ashtu sic po vepron deri tani me mire te na zhduket nga faqja e dheut. Drejtesi te korruptuar sa per forme e kishim, nuk duam nje te dyte.

    Reply
  • Kleanthi Koci says:
    July 8, 2022 at 6:12 am

    HAJDE SPAK HAJDE

    NË VEND TE BEJE DETYREN LIGJORE PER HETIMIN E KRIMINELEVE ME TOGA TE ZEZA DHE NONEGRATAVE SPAK KAKI BEN AVOKATIN E TYRE !
    HAJDE SPAK HAJDE !

    Reply
  • Te vjedhim sebashku says:
    July 8, 2022 at 6:41 am

    Po ca kane bere keta hajdute e xhvates me shume nga ata te spakut.
    Spaku u zgjodh si ,me te ndershmit e hajduteve.

    Reply
  • mara says:
    July 8, 2022 at 6:53 am

    A e di SPAKU-sa kushton nje dite pune e tyre?. JU PELQEJNE BENIFITET POR NUK DUAN TE BEJNE “SPAKUN”, si gjithmone, mentalitet i njerezve pa integritet. BOLL ME, ME eshte por nuk eshte aq sa. Keto ekspertiza me kujtojne ato te eksperteve rrugore, qe gjithmone e kane fajin sinjalistika qe eshte por duhet te ishte. Se perplaen koke me koke dy makina dhe ne asfalt japin frymen e fundit familje te tera, – kjo ndoll sepse teknikisht dhe teknikalitetet e rruges jane, po s,jane ato qe duhet sipas ….. fraza boshe. MJAFTE SE S,KEMI NEVOJE PER SPAK PER ARSYETIME PA INTEGRITET.

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 8, 2022 at 12:29 pm

      SPAK ka lindur i vdekur.Ngushëllime Ambasadores Yuri Kim që investon nga taksapaguesit Amerikan..dhe kritikon E.Ramën për SPAK që nuk po kryen detyrën.Që po godet nëënyrë SELEKTIVE,MAJTAS..!Dhe po merret me cironka.Në vënd që këtyre hajdutve e ko..tu kishte sekuestruar pasurinë.
      -Popull: Sa të jet Sb në politikë nuk ka drejtësi.Edhe DASH po trembet nga LUGATI,PËRBINDËSHI,HAJDUTI,VRASËSI..!

      Reply
    • Lekuresioti says:
      July 9, 2022 at 10:59 am

      Bravo shtrmbëria që po kthehet në kohën Osmane,vodhe ti i ndajmë bashkë vjedhunë i për vete.z Kim shiko ç’bëhet prapë erdhën anadollakët…

      Reply
  • Filoeuropiani says:
    July 8, 2022 at 7:04 am

    Ore komentues te paduruar sistemi po funksionon. Dikur keshtu liroheshin kriminelet. Kerkonte prokurori pushim ceshtje e vuloste gjykatesi. Emiljano Shullazi eshte kapur nja 4-5 here me arme ne makine dhe deklaronte “nuk e di se kush e ka harruar”. Prokurori kerkonte pushim hetimi dhe ai dilte per 48 ore.
    Kesaj Dolorezes qe ben edhe gjykatesen duke percaktuar se si i kane bere parate gjykatesit, duke shkelur ligjin apo jo, do i shkruhet ne dosje dhe jeta vazhdon.

    Reply
  • sapa says:
    July 8, 2022 at 1:02 pm

    Imagjinoni ,keta kane kaq vjet qe nuk jane ne funksjone dhe tani vetem diskutohet a tu hetohet pasuria.Fitoni kohe o te korruptuar se keshtu kalojne vitet!Si mund te pretendohet psh qe Kraja te hetoje Zagarin`?PO e fillon hettimin dikur dhe koha ecen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?