Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK zbulon detajet e operacionit kundër grupit kriminal: Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, sekuestrohen 8 automjete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK zbulon detajet e operacionit kundër grupit kriminal: Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, sekuestrohen 8 automjete
KronikeLajmi i fundit

SPAK zbulon detajet e operacionit kundër grupit kriminal: Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, sekuestrohen 8 automjete

Published: 3 Qershor, 2025
Shpërndaje
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ku u godit rrjeti i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe sintetike.

Sipas njoftimit të SPAK, janë lëshuar masa sigurie “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 masa, përkatësisht për shtetasit me iniciale: B.S, E.A alias E.T, A.M, K.Q, T.K alias T.T, G.S, E.M, L.H dhe D.L.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe prova shkresore të ndryshme.

HETIMET

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera.

Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

sPAK njofton se episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

-Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.

-Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283  dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,    parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

  • Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
  • Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.

Masa sigurie dhe arrestime:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.

  1. B.S, (27.01.1985)
  2. E.A (alias E.T 07.02.1991)
  3. A.M (07.06.1981)
  4. K.Q (14.04.1981;
  5. T.K (alias T.T 15.10.1977)
  6. G.S (05.07.1994;
  7. E.M, (29.05.1983)
  8. L.H, (09.01.1983)
  9. D.L, (07.06.1983)

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:

  • 8 automjete
  • 13 telefona celularë
  • Prova shkresore të ndryshme

Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.

Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • intelektuali thotë:
    3 Qershor, 2025 te 6:09 pm

    SPAK-ORURAK ku dhjet Edi Rama jashteqitjet e tij enveriste si ne WC e TRENIT BULLGAR me kollaj e ka te perktheje dosjet nga gjuha finlandeze sesa nga italishtja dhe nuk i jep dot pergjigje pyetjes ne gjuhen shqipe SHQETO:

    KU KANE AVULLUAR 130 MIJE FLETE VOTIMI TEPER?

    Kete pyetje e ben edhe gazeta DITA por si gjithmone e le pa pergjigje, shikoni cfare arsyetimi prej budalli jep KQZ qe gazeta DITA e ka publikuar ne faqe te pare: “Demokratët pretendojnë se procesi ka qene i manipuluar, ndërkohe që administrata e KQZ ka refuzuar duke thënë se ishte gabim logjik i komisionerëve dhe jo siç pretendonte juristi i PD.”

    PO SANCO PANCAT E PD AKOMA NUK E KANE KUPTUAR SE NGA I KA ARDHUR E LIGA VETEM DEGJONIM SALIUN TE BERTISTE: “EDI RAMA NA KA GRABITUR VOTAT”

    Nderkohe qe askush nuk e dinte se cfare kishte ndodhur dhe se votat ne kutite e votimit ishin krejt origjinale dhe reale dhe nuk linin vend per asnje kontestim. Kur intelektuali paralajmeroi dhe permendi i pari per kerdine qe kishte bere TRENI BULLGAR ne Bullgari, Serbi, Hungari, Rumani, Gjeorgji, Itali, Sllovaki se fundmi edhe ne Poloni, Sanco Pancat e PD u tallen dhe e injoruan intelektualin me mendjemadhesi dallkauku megjithese vetem ne Serbi TRENI BULLGAR i Sergey Stanishevit kishte devijuar mbi 600 mije vota ne favor te Vucicit dhe 130 mije fletet e votimit te avulluara te Edi Rames vertetojne saktesisht per ekzistencen e TRENIT BULLGAR ne Shqypni, nje mekanizem preciz per devijimin e votes i sajuar ne bodrumet e KGB sovjetike te Putinit qe e befasoi PD e Sanco Pancave te Sali Berishes dhe e gjeti PD te papergatitur dhe me mungese te theksuar ekspertize ne lufte te pabarabarte me Rilindjes e Droges te Edi Rames qe e ka bere edhe SPAK e Altin Dumanit si OTURAK ku cuni i Kristaqit dhjet jashteqitjet e tij.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • BE-ja pas koncertit të Thompsonit: Dënojmë çdo shprehje të fashizmit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. chp në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. demo në Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: ILD ka ushtruar kontrolle në SPAK
  4. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  5. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?